E premte, 19.04.2024, 02:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me Hamit Gurdurin shkrimtar dhe përkthyes në mergim

E enjte, 30.04.2009, 06:56 PM


Hamit Gurguri
Hamit Gurguri
BISEDË ME HAMIT GURGURIN SHKRIMTAR DHE PËRKTHYES NË MERGIM
                                                    
Nga Sokol DEMAKU

Për temë e kam fatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit tim dhe kontaktet e tij me popuj tjerë nëpër periudha dhe rrjedhat e të historisë.
Puna që e bën përkthyesi më ngjanë në një lloj ure në mes dy gjuhëve dhe në mes të dy popujve.
Më së shumti më frymëzon femra. Qofshin vajza, nuse, gra, nëna apo gjyshe, ato me dashuri, me atë përkushtim të pa shoq, duke sakrifikuar shëndet, pasuri, dituri, aftësi, mund, djersë, jetën, bile edhe dinjitetin e tyre, qëndruan lart në detyrën e tyre fisnike.

Kam lindur në ”ditën e të gjithë të shenjtëve”, pra me 1.11.1949 në Godanc të Drenicës. Jam fëmiu i parë nga shtatë fëmijtë e prindërve të mi. Shkollën Fillore e kreva në shkollën fillore ”Rilindja” në Dritan (ish Dobroshevci). Pas 15 vjetë pune 1985, si njëri ndër të ”papërshtatshëm politkisht” emigrova në Kroaci. Punoja si murator dhe kreva fakultetin Juridnik. Tri javë pas diplomimit, me 1992 nga keqtrajtimet e sigurimit ushtarak, siç thuhet ”mora kokën në dorë” dhe lashë atdheun. Edhe sot jetoj, punoj dhe krijoj ngapak në Suedi.

Jeni shkrimtar, jeni edhe përkthyes nga suedishtja. Si e bëni përkufizimin në mes  shkrimtarit dhe përkthyesit?

Çdo herë kur marrë në dorë diçka për të përkthyer, gjithnjë më kujtohet Noli i ynë, që na ofroi veprat botërore të flasin shqip. Unë jam një krijues i vogël, po përkthyes edhe më i vogël. Mua më duket ca më e vështirë puna që bën përkthyesi se sa shkrimtari. Duhet ruajtur shpirtin e autorit, thelbin, porositë, që mua nuk më duket e lehtë. Puna që e bën përkthyesi më ngjanë në një lloj ure në mes dy gjuhëve dhe në mes të dy popujve.
Kur jemi te përkthimet, më lejoni t’iu thëm edhe diçka. Para disa vitesh në Suedi nga një grup entuziastësh letrarë turq është përkthyer veprimtaria letrare e shkrimtarit Orhan Pamuk. Mund të gaboj, por më duket se sa është meritë e shkrimtarit, po aq, në mos më shumë është meritë e përkthyesve, të cilët ia ofruan lexuesit suedez librat e tij të flasin në gjuhën e Nobelit. Ai e mori çmimin Nobel, por pasi u popullarizuan librat e tij në suedisht.
Ne sot një shtet i ri, si komb që gjatë ishim në terr, që sërish po dalim para botës dhe çdo ditë deklarohemi se duam të jemi të barabartë me të tjerët, na duhet t’i ofrojmë botës vlerat tona kulturore dhe letrare. Roli i përkthyesit është i pazëvendësueshëm. Mua më mungon entuziazmi kulturor, që të kemi një grup që të bëjë përkthime. Mërgata ka një potencial të madh intelektual, por mjerisht, kam përshtypjën se është i pa shfrytëzuar.
Kur jemi te përkthimet, më lejoni edhe një vërejtje timen. Unë i kam lexuar këtu veprat e Kadaresë sonë me renome. Librat e tij janë përkthyer nga frengjishtja në suedisht. Sa unë gjykoj, po e them me përgjegjësi, veprat e tij kanë humbur ngrohtësinë, mpreftësinë dhe atë ngjyrën e tyre bukur shumë. Po të ishin përkthyer drejtpërdrejt nga shqipja, më duket edhe nota e vlerësimi i Akademisë së Shkencave do të ishte tjetër farë. Ndoshta Kadareja i ynë do të ishte tashmë i radhitur ndër Nobelistët tjerë.

Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë. Cila është tema dhe motivi në veprat tuaja?

Në klasën e gjashtë fillore, nën kujdesin e mësuesit e poetit Fazli Greiçevci bëra belbëzimet e para. Ai na zgjodhi tre nxenës: Hisen Fejzën, të cilit iu botua atëherë poezia e parë në ”Rilindjën për fëmijë” (tani është profesor i gjuhës frenge), Selman Dervishi, që është poet i njohur (jeton në New Jersy të SHBA dhe mua, që të formonin grupin letrar. Ne as nuk e dinim vlerën as domethënjën në atë kohë. Ishim fëmijë. Pas vdekjës së tij në burg, vie patrulla e milicisë në fshat, babai i thot nënës t’i skajoi diku letrat e mia. Ajo në panikë, nga instikti i nënës, sillet e nuk di ku t’i vejë, por i hedhë ne oxhak dhe ua vë saçin përmbi. U dogjën që të gjitha! Sa kam qarë për to, po më shumë për përmirësimet dhe ato këshilla të mësuesit Fazli, të bëra me stilografin e tij të zi, por me ngjyrë të kuqe.
Më vonë, kam shkruar, por nuk kam mundur të botoi, pasi aty ku punoja nuk ishte fare as e lejuar veprimatria letrare. Temë e ime ishte uniforma, bisedat në tren, pasi udhëtoja. Që të gjitha punimet më janë djegur në ofenzivën e forcave sërbe në Drenicë me 23.9.1998.
Për temë e kam fatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit tim dhe kontaktet e tij me popuj tjerë nëpër periudha dhe rrjedhat e të historisë.

Nga merrni frymëzimin për romanet tuaja dhe cili është subjekti në to?

Ju mund ta zbërtheni këte në bazë të titujve. Më së shumti më frymëzon femra. Qofshin vajza, nuse, gra, nëna apo gjyshe, ato me dashuri, me atë përkushtim të pa shoq, duke sakrifikuar shëndet, pasuri, dituri, aftësi, mund, djersë, jetën, bile edhe dinjitetin e tyre, qëndruan lart në detyrën e tyre fisnike. Më duket se më së shumti që e ngritë atë në piedestalin më të lartë, se ato kurrë nuk na mësuam të urrejmë. Pastaj, më ka inspirua ai njeriu i ynë i vogël, i halleve të mëdha në katrahurat, tmerret, kalvaret e turpet e shekujve.

Ju keni botuar vepra në shqip dhe në suedisht?

Po, pak në shqip, po edhe më pak në suedisht.
Ndjej detyrë, që edhe unë si një kronist i kohës që vlerat t’i vejmë para botës, për brezat që do të vijnë pas nesh dhe të gjejnë burim inspirimi për të ardhmën edhe në vështirësi.

Çka keni botuar në shqip por edhe në suedisht?

    Në shqip janë botuar këta tituj:

1. Kah Guri i Plakës (2004)  tregime dhe novela për epokat rreth një guri.
2. Kalaja e Pakryer  (2005)  tregime dhe novela për kalanë e Zveçanit e rreth saj.
3. Miroshi                 (2006)  romani për princin shqiptar, i cili vrau Sulltan Muratin I (1389).
4. Burrëreshat          (2006)  romani për vajzat që të parat e mundën turkun në Evropë.
5. Mesuesja ime       (2007)  roman kushtuar mësuesve.
6. Himni I Shotes      (2008)  roman kushtuar rapsodëve. 
7. 99 vjet rrugëtim    (2008)  roman në 100 vjetorin e alfabetit shqiptar në Kosovë Lindore.
8. Kur takohen flamujt (‘09)  13 novela për kontaktet shqiptaro –suedeze.

Me 2005 kam botuan romanin e parë në gjuhën suedeze, të cilin e ka shkruar një shqiptar me titullin: ”Flatrat e Lirisë”. Ky libër iu kushtohet grave të Ballkanit në përgjithësi, por atyre në Kosovës në veçanti.
Është pritur mjaft mirë dhe për këte Fondi i Shkrimtarëve të Suedisë më nderoi me një shpërblim, një udhëtim dy muajsh në SHBA dhe Kanadë.
Romani i dytë në suedisht mban titullin ”Mësuesja në luftë”  (2007).
Për romanin e tretë: ”Vrasësi i Sulltanit” (2008).
Fondi i Shkrimtarëve të Suedisë, me 11.12.2008 më ndau një shpërblim (që quhet bursë pune) prej 4.000 €.
Është në duar të redaktorit edhe romani i katërt suedisht, të cilin e kam përfunduar.
Kam në dorë një roman në kroatisht, për shqiptarët në luftën e Kroacisë.

Në përkthime ideja iu vie nga emri i autorit apo çka ju shtyen të përktheni?

Që të dyja, por më shumë tema që shtjellohet. Me vite të tëra po më preokupon Vilhelm Muberg, i cili ka shkruar për mergatën suedeze. Ai pasi vizitoi pjesët e Amerikës, ku ishin të vendosur suedezët para më së njëqind vjetësh, u kthye dhe shkroi të katër romanet e tij, që sipas mendimit tim janë ndër margaritarët e letërsisë së Suedisë.
1. Të shpërngulurit (..çfarë vendi është ky kur edhe pleshtat emigrojnë…)
2. Ardhacakët (…vështirësitë dhe beteja për mbijetësë në prerinë e Amerikës…)
3. Ndërtuesit e rinj (kur disa pasurohën me punë, ndëra të tjerët deshtojnë…)
4. Letra e fundit për Suedi (…brezi i parë i moshuar, malli, dhëmbja e kujtimet…)
Të ceku se në atë vend ku emigruan suedezët, që atëherë quhet Suedia e re, sot quhet shteti Minesota. Nuk duhet harruar se projektin e parë (është dokumenti i parë i një grupi ndërkombëtarësh) për pavarësinë e Kosovës e bënë pikërisht avokatët e Minesotës.
Para se të fillonte të shkruaj këte seri librash, Vilhelm Muberg në shtyp kërkoi nga ndonjë familje t’ia jepnin në pamje, t’i fotokopjonte letrat apo ndonjë dokument të atyre që shkuan në Amerikë. Jo, një, jo një pako, por ai mblodhi me qindra e mijëra dokumente të tilla, nga i cili u formua ”Muzeu i mërgatës së Suedisë” në qytetin Univerzitar në Växjo, që edhe sot është aktiv. Ndoshta, sa nuk është vonë, kjo do të ishte një porosi për ne, ende sa kemi brezin e parë të mergimtarëve tanë aktiv.

Keni përkthyer librin e Joran Vaseniusit ”Sëmundja mistike”. Kur pritet të jetë në duar të lexuesve dhe çfarë teme trajtohet në të?

Po. Së shpejti, mendoj se në fillim të qershorit do të bëhet promovimi i tij në ndonjë bibliotekë të Kosovës, ku ekziston interesim i madh, sidomos në mesin e atyre që ishin të parët në atë betejë, pra e kam fjalën për punonjësit e shëndetësisë.
Temë është helmimi i nxenësve dhe e rinisë në Kosovë me 1990. Do të kushtoi 10 €. 

Si e kalon një ditë në mërgim Hamit Gurguri?

Së pari e filloi me shfletimin e gazetës.Unë jam adhurues i gazetës ditore në gjuhën suedeze ”Svenska Dagbladet” (në shqip: E përditshme suedeze) për një arsye:
Me 10.3.1998 në faqën e parë, mbi fotografinë e Besarta Jasharit pranë varrezave të atyre vigajve në Prekaz, qëndronte titulli, që unë kurrë, kurrë në jetë nuk mund, por as nuk dua ta harroj; ” Evropë, e ke  me gjysmë zemre për Kosovë”!
E mbaj mend për guximin e reportazhit.
Pastaj i kryej punët që më presin. Më ndodhë të kam kontakt me miq, me shokë, me disa lexues (edhe pse do të doja të kam kontakte më shumë. dua të më qortojnë, të më flasin për të metat e librave, të më kritikojnë, që të përmirësohëm dhe në librin tjetër të mos i përsëris gabimet e njejta)… në mesditë e hapi postën dhe përgjigjëm në letra.
Në mbrëmje shiqoj në TV ndonjë emision shkencor, dokumentar apo kulutor. Nuk shiqoj seri as emisione vetëm sa për të kaluar kohën, të cilat më dukën se shpesh janë mjet bashkëkohor për shpërlarjën e trurit dhe bjerrje e kohës, sidomos për rininë tonë.
Pas orës 22.00, mund të më ndodhë edhe deri në ora 03, jo rrallë duke u ”kacafytur” me tituj, me formë, me përsonazhe dhe ngjarje, përpiqëm të vë në letër shkrimet e mia… më ndodhë që puna e tërë pasdarkës të shkoi huq, apo të mbetët pak nga e tëra…
Ndonjëherë, kur i shiqoj për së dyti, duke i korigjuar, duke i ndryshuar disa pjesë më dukën të mira, disa thëm si të m’i kishte shkruar dikush tjetër, një tjetër Hamit…

Ju jeni jurist me profesion, por tani merrenime shkrime dhe publicistikë, çfarë është dallimi në mes të asaj që keni përjetuar në Kosovë dhe sot këtu në Suedi?

Pas shërbimit ushtarak, u punësova në Sekretariatin Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës, në Prishtinë. Kisha mësuar në armatë profesionin e radio-telegrafistit, alfabetin e morzeut. Sekretari i atëhershëm, që ishte një rang ministri, Xhevdet Hamza më ka folur sërbisht. Ishte gjuhë zyrtare. Më vonë u bë gjuhë zyrtare edhe shqipja. Ishin të ’70, ai entuziazmi, ai vrulli, ai vullkani i etjës për liri, për dituri dhe arsimim. Në vitet ’80, i fundit nga vëllezërit, edhe pse isha më i vjetri, u bëra student i Shkollës së Lartë të Punë të Brendshme në Beograd, pa shkëputje nga puna. Vetëm 11 muaj pas diplomimit, në fund të vitit 1985 me vendimin e Sekretarit të atëhershëm Rrahman Morina u shpalla i pa përshtatshëm politikisht për punë në organet e punëve të brendshme në Kosovë. Nga Kosova emigrova në Kroaci, ku punoja dhe studjoja. Tri javë pas diplomimit, u detyrova të emigrojë. Në Suedi kam punuar një vjetë avokat praktikant, por me që diploma ime ishte jashtë BE, nuk mora liçencë për ushtrimin e profesionit. Për befasinë time, pas luftës, kur u paraqite në Prishtinë për të dhënë provimin e Jurisprudencës, më thanë se duhej verifikua diploma ime (nostrifikimi). Mendova se ajo punë do të kryhet shpejt. Ishte një grup i disa bankave dhe i kaplitalistëve riskantë, të cilët donin të hapnin tregun e letrave me vlerë në Kosovë. Prita një vjet me pagë nga Suedia. Prita, prita dhe suedezët ia ktheyn shpinën të tëra planeve për investime, mbështjetje dhe bashkpunim. U detyrove që sërish të kthehëm në Suedi. Ishte më i rëndë se emigrimi i im me 1992. Pas disa vjetësh më thanë në zyre të Ministrisë së Arsimit se duhet përsëritur ”aplikimi” me formularë të rinj. Me 2002 e bëra edhe atë formalitet dhe prisja. Diploma ime u nostrifikua në mars të vitit 2008!!!
Po, ndoshta edhe më kanë ndihmuar, pasi në ndërkohë kam krijuar për së dyti disa nga ato vepra që m’u dogjën, të cilat sot nuk do t’i çbëja për asnjë vlerë monetare.

Cfarë  është Hamit Gurguri nga natyra?

Jam i përpiktë. Modest. I sinqertë deri ndaj miqëve, shokëve dhe të afërmëve. Jam ndoshta pak i ndijshëm. Më ngjanë ndonjë herë të jam edhe eruptiv. I dua njerëzit, i dua mahitë dhe bisedat e çiltra.

Jeni prozator i talentuar, çfarë është aktiviteti i juaj në media. Si e ndieni veten si një shkrimtar, publicist në mërgim?

Mendoj se mërgata e kreu borxhin e saj ndaj Kosovës. Tani jemi në gjëndje të re. Kam përshtypjën se qeveritarët nuk po e çmojnë kapacitetin e mërgatës për sot. Pak jemi lënë si të harruar. E çmoj bukur të rrezikshme dhe me pasoja për shkëputjen e tëra lidhjeve, që janë shumë të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm reciprok.
Suedinë, nga një vend shumë të varfër, që për bukë goje e lanë një e katërta e popullit të saj, që është edhe sot traumë kombëtare, mu ata mërgimtarë kontribuan që të jetë kjo që është sot Suedia. Një nga vendët më të zhvilluara. Më duket se pak po i aplikojmë ato përvoja të tjerëve. Mërgata shqiptare mund të bëhet shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe atij kulturor të Kosovës.

Nëse do të kishit mundësi të jepni nndihmesën tuaj në realitetin që sot jetojmë ne shqiptarët, ku mendoni konkretisht që duhet ndryshuar diçka në ne?

Në sjelljet dhe mentalitetin tonë. Të lirohëmi nga medotat e së e kaluarës. Më së shumti në arsim dhe edukim. Aty është forca, aftësia, e sotmja dhe ardhmëria e jonë.

Çka mendoni mbi gjendjen politike në Shqipëri – Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare?

Janë përfunduar projekte të mëdha kombëtare, që shumë breza, shumë koka, shumë djersë, dituri e gjak u flijuan për to. Pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO, në qershor pritet inaugurimi i autostradës Durrës – Prizren. Po shkurtohën relacionet, që na kanë ndarë gjeografikisht, politkisht dhe ekonomikisht.
Edhe pse si komb, për hirë të paqës së Evropës, megjithatë kemi bërë kompromise që janë të dhimbëshme, janë kompromise të mëdha, por ishin rrethanat dhe realiteti i ynë që na detyruan t’i bëjmë këto. Tani shumë çka varet nga ne. Më nuk mund t’i fajësojmë aq të tjerët. Na duhet t’i përvishëmi punës. Tani mund të punojmë më shumë për vetën tonë.
Duhet të jemi më efikas. Më pak fjalë, më shumë punë konkrete.
Jo, jo dhe jo vetëkënaqësisë. Të mos i harrojmë pjesët e kombit që iu duhet përkrahja e jonë: e kam fjalën për shqiptarët në Kosovë Lindore, në Mal të zi, në Greqi, në Peshterr.
Të mendojmë me largpamësi, të hartojmë plane më afatgjata, të lirohëmi nga mentalitetet e huaja. Para se gjithash të jemi të sinqertë, si ndaj vetveti, por më shumë ndaj njëri tjetrit. Janë kushte dhe rrethana të reja. Të dalim nga ato ”bunkeret” tona lokale, nga ato mënitë e lokalizmat e kobshme që na degradojmë dhe na shkallmojnë.

Në çfarë profesioni do ta gjente vehtën Hamit Gurguri?

Ëndrra ime ishte të bëhësha mësues. Pushtetin kurrë nuk e kam dashur. Këte që e bëj sot, e dua. Ka vështirësitë dhe kënaqësitë e veta, por mendoj kur njeriu e gjen të punoj atë që e don, më nuk është punë, ajo është kënaqësi. Kështu mendoj unë.

Përveq artit të të shkruarit si e kaloni kohën e lirë?

E dua natyrën, gjelbrimin, lulet, sidomos ujin, shetitjet, por edhe ndejat me miq.

Çka ju bën të lumtur?

Ngrohtësia njerëzore, mirëkuptimi, sinqeriteti dhe solidariteti në mes njerëzve.

Çka ju mundon më së shumti?

Gënjeshtra, gënjeshtra dhe gënjeshtra, që është e metë, sëmurje dhe vetia më e zezë e njeriut. Ajo është trungu i të gjitha të këqijave. Pas saj vie sjellja arrogante. E treta është egoizmi. Por, mua shumë më pengon, më vret dhe më lëndon edhe pakujdesia.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora