Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


John Voight: Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë!

| E merkure, 29.04.2009, 07:29 PM |


John Voght dhe Nefail Maliqi
John Voght dhe Nefail Maliqi
Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë!

John Voight prononcohet për për kombëtaren "Bota Sot"
 
Aktori i njohur amerikan John Voght, flet për shqiptarët dhe Kosovën, për humbjen e mikut të tij, aktorit të mrekullueshëm Xhon Belushit.

Nga Nefail MALIQI

Gjenevë, 26 prill - Emri i aktorit amerikan Jon Voight është një emër i famshëm i kinematografisë botërore.
Aktori njihet edhe ndër opinionin shqiptar, meqë filmat e tij kanë pushtuar viteve të fundit ekranet televizive dhe kinematë tona. Ai ka pasur rolet kryesore gati në 50 filma tashmë të njohur në skenën botërore, ku aktori me famë botërore ka pasur fatin, siç shprehet z.Voight, të luaj edhe me aktorë shqiptarë.
Ai është një yll i kinematografisë botërore duke i dhënë kështu jetë sidomos kinematografisë së viteve ‘70. Karriera e tij nis në mjuzikëllat e Broadway-t për të vazhduar në vitet ‘60-të me serialet televizive, për të kaluar më pas me filmat e ekranit të madh dhe me rolet prej protagonisti. Është aktori John Voight, babai i aktores tepër të njohur, Angelina Jolie, e cila ka ndjekur gjurmët e të atit duke iu kushtuar kinematografisë. Për herë të parë, aktori John Voight prononcohet për një media shqiptare. Fituesi i çmimit "Oskar" në vitin 1978 si aktori më i mirë, për filmin "Duke u kthyer në shtëpi", por edhe i çmimit "Golden Globe" e "Palma e Artë" në po të njëjtën kategori, rrëfen për kombëtaren "Bota Sot" bashkëpunimet e tij me aktorët shqiptarë. "Unë kam pasur fatin të njihem, por edhe të interpretoj me aktorë shqiptarë, me të cilët kam aktruar në filmin e Tom Cruis ‘Mission impossible‘ të vitit 1996. Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982, pastaj vëllain e tij James Belushin, i cili vazhdon të jetë një aktor i suksesshëm", tregon aktori John Voight. "E di se ju shqiptarët keni humbur një aktor të jashtëzakonshëm, por ne kemi humbur një koleg dhe mik të madh. Por kjo nuk do të thotë se me të marrin fund aktorët e suksesshëm shqiptarë. Sot Shqipëria e Kosova ka shumë Belusha të tjerë", shton babai i aktores Jolie.
Sigurisht që i njeh shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, për shkak të aktorëve të njohur, kolegë të tij, James e John Belushi, por edhe për shkak të luftës së madhe të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. "Unë i njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njeh shqiptarët, kush nuk e di se ku ndodhet Kosova? E di mirë dhe e njoh luftën e shqiptarëve liridashës për ta parë Kosovën të pavarur... Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e saj jetojnë në paqe dhe liri. I përgëzoj ata dhe uroj nga zemra pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë", shprehet ai.
Jam i mendimit se shqiptarët janë aktorë të shkëlqyer. Mjafton që të përmend emrin e aktorit të ndjerë, të madhit John Belushi, i cili u nda nga ne kolegët dhe ju shqiptarët në marsin e vitit 1982
“I njoh shumë mirë shqiptarët. E kush nuk i njoh shqiptarët, kush nuk e dinë se ku është Kosova. Pra të gjithë e dinë dhe mund të flasin për Kosovën për shqiptarët liridashës…
“Kosova sot ka fituar statusin të cilin e ka merituar. Unë jam i gëzuar kur sot në Kosovë shqiptarët dhe mbarë qytetarët e Kosovës jetojnë në paqe dhe liri.

Për ZSH: Alfred Papuçiu