E premte, 19.04.2024, 11:48 PM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Franceze mund të bëhesh

E merkure, 25.07.2007, 08:42 PM


Beretat, ngjyrat e pazakonta, buzëkuqi i kuq, lulet në shportën e biçikletës dhe dreka në Café de Flore. Dhjetë rregulla (plus një) për t’u shndërruar në pariziene të përsosur

Le ta pranojmë pra: francezet, apo më mirë të themi parizienet, janë chic, kanë një stil unik dhe tmerrësisht joshës (nuk e kanë kultin e rrobave firmato me çdo kusht). Për t’u veshur me këtë sharm, kemi marrë ca këshilla nga njëra prej tyre, Nathalie Rykiel, drejtore artistike e shtëpisë së modës Rykiel (është e bija e Sonia-s, themeluese e markës) se si i bëhet për t’u dukur–kthyer një pariziene e vërtetë.

1. Makijazhi. Jo, nuk trukohen shumë. Zakonisht parizienet u japin syve formë me laps, dritëhije dhe rimel me tone të së zezës dhe grisë, nuk ka kurrë një pamje artificiale me krempudër nga ata që mbulojnë shumë dhe ka raste që i vetmi grim që përdorin është lyerja e buzëve me një buzëkuq. Por nuk do t’i shihni kurrë, kurrën e kurrën me buzët të llangosura me shkëlqyes.

2. Bizhutë. Sigurisht që nuk mungojnë, por nuk janë asnjëherë shumë. Ndoshta një varëse pa vathë, apo anasjelltas, një unazë e madhe në dorë ose edhe shumë bizhu, nëse është një moment i tillë që i lejon. Fiton koncepti që shkon kundër dekorimit si pemë e vitit të ri, por ka raste që edhe kjo lejohet, varet nga personaliteti. Në çdo rast megjithatë, Parisi mbetet qyteti ku mund të veshësh një unazë që e ke gjetur në pakon e patatinave e megjithatë të marrësh komplimentet e një konteshe.

3. Look-u. Eshtë i ndryshëm dhe nuk është një klon i modës. Prandaj për t’u ndjerë një pariziene e vërtetë, duhet të personalizosh stilin tënd, të veshësh ato që të rrinë mirë dhe mos u bëj kurrë skllave e diktatit të firmave të mëdha. Një pariziene e vërtetë, edhe pse blen shpesh në Bon Marche (magazinat e mëdha të luksit), është ne gjendje ta thyejë uniformitetin me një aksesor. Duket mjaft bukur edhe me xhinse, triko dhe rrip (është ky look-u tipik në Paris, me një bluzë që të rrëshqet paksa mbi shpatullën e zbuluar).

4. Flokët. Shpeshherë janë të një gjatësie mesatare, ndoshta të fiksuar me krehëra apo të kapur bisht kali, por asnjëherë të hekurosura që të dukesh sikur sapo ke dalë nga parukeria. Gështenja është një nga ngjyrat më të zakonshme. Biondja e verdhë fare nuk duhet menduar. Për më tepër që fjala bionde në Paris është edhe një mënyrë për të treguar një llaçkë, pra nuk është frymëzim për të gjithë.

5. Sjellja. Eshtë një femër që josh dhe që nuk bën kurrë rolin e asaj që pret ta gjuajnë të tjerët. Ka karakter, flet, bën gjeste me një hijeshi të dukshme dhe e tregon sharmin e saj me një siguri të dukshme. Diskrete? As që i shkon ndër mend të jetë e tillë, përkundrazi.

6. Ngjyra e zeshkët. Nuk mund të imagjinohet dot me lëkurë të bardhë borë. Sepse ngjyra e errët tregon mbi të gjitha mirëqenie. Tregon për shembull që ke marrë rrezet e pakta të diellit në Bretanjë (që i ke përforcuar pastaj me solarët e salloneve estetike).

7. Kapelat. Bereta apo kasketa njëngjyrëshe janë aksesori më klasik. Në Paris mund të kesh lirinë e të zgjedhurit të çfarëdolloj ekstravagance, mjafton që këtë ta bësh në mënyrë të shpenguar. (Shembull: askush nuk të pyet nëse je e çmendur nëse ke vendosur të veshësh çallmën tënde të viteve njëzetë).

8. Koha e lirë. Del gjatë javës, por të shtunave darkon me miqtë (dhe gatuan ajo, pjata jo të rënda, si sufle me djathë për shembull), ndërsa të dielave qëndron me familjen, sepse shpesh ka fëmijë (mos të harrojmë këtu se Franca është vendi kampion i lindjeve në Evropë, me një mesatare prej dy fëmijësh në familje).

9. Parisi. Mbushet ende me frymë përballë qytetit që jeton rreth saj, nuk lë t’i humbasë nga sytë asnjë prej thesareve të tij, admiron kullën Eiffel kur shkëlqen nga rrezet e perëndimit të diellit.

10. Zakonet. Drekon në Café de Flore, në bulevardin Saint- Germain, në katin e parë apo në restorantet e vogla me miq ose në shoqërinë e një libri që sapo e ka blerë. Çfarë porosit? Një Croquemonsieur (tost i mbuluar me djathë) dhe pi Cola light. Darkave, sigurisht shampanjë.

11 bis. Lule. I bëhet dhuratë, sigurisht. Në Paris dhurohen kaq shumë buqeta, por ajo i blen edhe vetë në tregjet e Parisit të dielave në mëngjes për t’i vënë pastaj në shportën e biçikletës, që është paksa e konsumuar nga koha. Përndryshe, si do të lindnin klishetë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora