Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajriz Demaku: Të mos harrojmë Ferizajn historik

| E merkure, 29.04.2009, 07:17 PM |


Veterani i luftës, publicisti Hajriz Demaku, duke lexuar me vëmendje shtypin e ditës.
TË MOS E HARROJMË FERIZAJN HISTORIK

Nga Hajriz Demaku 

Me rastin e paraqitjes së një grupi të vogël arsimtarësh “enveristë” në Ferizaj dhe propozimit të tyre që një rrugë në këtë qytet të mbajë emrin e Enver Hoxhës, e themi troç se këta arsimtarë nuk mund ta bindin popullin e Kosovës, se ne të gjithë e dimë mirë se këta enveristë sikur harrojnë edhe të vërtetën se miqtë më të ngushtë të diktatorit Hoxha dhe shokët e tij më të ngushtë të pandashëm e të idelit ishin gjakpirësit e popullit shqiptar në Kosovë: Miladini e Dushani, pa të cilët ai s’ka mund të sundojë. Këta arsimtarë kanë harruar ta sjellin në Ferizaj edhe “Muzeun ateist” nga Shkodra, të cilin, thoshin, nuk ka bota çka ka Shkodra. “Muzeun Ateist” të clin as që pati Rusia, Kina, Kuba dhe asnjëri nga shtetet komuniste në botë. Kam dëgjuaar disa nga këta “enveristë” se janë arsimtarë, edukatorë të brezit të ri. Mjerë ata fëmijë që kanë pasur fatin që ta marrin kursin e jetës nga këta arsimtarë! Populli thotë: “Mësuesi i keq është si samarxhia, ai të gjitha shtagat e drejta i lakon për t’ia përshtatur shpinës së kalit”.
Pra, kishte për të qenë më mirë për vetë nxënësit të mos shkonin fare te “samarxhia”, që të mos mësonin ideologjitë e shrëmbëruara. Ferizaj është një një nder qytetet më të famshme historike të Kosovës, që nga ekzistimi e deri më 1945, kur i bërëi i pari rezistencë sllavo-komunizmit me luftëtarine madh Rizah Gogën me shumë shokë të tjerë, si Hysen Tërpezen. Ferizaj e nxori nga kthetrat serbe Ibrahim Lutfiun të marrë në Prizren për ta dërguar në Prishtinë për ekzekutim, por kur erdhën në Ferizaj, u ndaluam nga forcat kombëtare dhe në atë moment doli i rrëmbyeri, e rroku automatikun dhe i korri rrëmbyesit. Pas përfunimit të luftës në Drenicë, Brigada e 8-të nacionalçlirimtare e Shqipërisë u kthye nga Sanxhaku në Drenicë dhe ne ish-ushtarët e Shaban Polluzhës, duke mos guxuar t’u dorëzohemi serbëve, u futëm në brigadat shqiptare: në të tretën, të pestën dhe në të tetën, por as këtu nuk kaluam mirë, ngase shumë shqiptarë të Kosovës i kanë pushkatuar. Vlen të kujtohet pushkatimi i  Emrush Gashit, 16-vjeçar, nga Llazica e Drenicës në Livadhet e Babushit, si edhe Bajrush Gogës në buzë të liqenit në Strugë, vetëm e vetëm pse kishte qenë një kohë me Adem Gllavicën e Qazim Llugaxhiun. Ai iu dorëzua pastizanëve të Shqipërisë në besë.

Hajriz Demaku, ish-ushtar i Shaban Polluzhës

(Botoi gazeta kombëtare “Bota sot”, më 23 nëntor 2005)