E enjte, 25.04.2024, 05:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Shkrimtari Kostaq Duka, një bashkëkombas i suksesëshëm në Diasporë

E merkure, 29.04.2009, 07:58 PM


Kostaq Duka
Kostaq Duka
Shkrimtari Kostaq Duka, një bashkëkombas i suksesëshëm në Diasporë

Përgatitur për « Zemra Shqiptare » nga Alfred Papuçiu

Miku im, shkrimtari Thani Naqo që jeton me familjen në Florida të SHBA-së, më fliste shpesh atje për poetin Kostaq Duka. Me pasion ai tregonte se si Kostaqi shkruante aq bukur poezitë e tij, tregimet, si dhe dramat, të cilat subjektin e kanë nga jeta në Amerikë, por edhe me nostalgjinë e viteve të rinisë dhe më tej në Shqipëri. Shpesh Thani flet me të në telefon dhe Kostaqi me mirësi i kërkon bashkëpunim, pasi ai me një grup shkrimtarësh shqiptarë që jetojnë në Amerikë ndikon për përhapjen e letërsisë shqipe edhe atje larg Shqipërisë. Ai nuk rresht, krahas punës së përditshme të hedhë në letër mendimet e tij, të një njeriu të cilin e karakterizon thjeshtësia, modestia, por që ka një zemër të madhe.

Kostaq Duka ka lindur në qytetin e Korçës  në vitin 1952. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar për filozofi, në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike. Poezitë e para i botoi në shtypin e kohës që në moshën 16-të vjeçare. Ka ushtruar për një kohë të gjatë profesionin e gazetarit. Në vitin 1976 botoi librin e parë me poezi me titull ‘Thjeshtësi” dhe  në vitin  1998 botoi librin e dytë “Flas me barin” i cili merr shkas nga jeta e emigrantëve në Greqi. Ai ka shkruar edhe vëllimin tjetër me poezi « Ndërrim stinësh ». Përveç poezisë dhe tregimeve,  ka shkruar disa drama të cilat jane vënë në skenë nga trupa profesioniste e teatrit “A.Z.Cajupi”, Studioja për Aktorë dhe grupe të tjera teatrore të qytetit të Korçës. Ndër të tjera ka shkruar dramat me tituj : « Përtej vetes », « Fqinjët », « Provim i vështirë ». Së shpejti do të dalë libri i tij me poezi “Trëndafili qe çelte në Janar”. Për poezitë dhe tregimet e tij, Kostaq Duka ka marrë disa çmime. Ai është bashkëautor i një numër botimesh në Diasporë të shkrimtarëve shqiptarë. Prej vitit 2000 jeton në Chikago, Illinois, SHBA.

Më poshtë po ju paraqesim, lexues të Zemrës Shqiptare, një skicë letrare të tij


Kënga s’këndohet me zë por me veshë
 
Kostaq  Duka

Unë e pëlqej këngën, e ndjej në shpirt por…nuk di të këndoj.Ata që janë  vërtet  me vesh muzikor, e të tillë ka plot korçarë e ndjejnë tej stonimin tim, daljen nga binarët e melodisë, por kur shohin ,  pasionin e zellin tim stepen të thonë ti, ti më mirë dëgjo…Me një zë të butë , për të mos më mbetur qefi më thonë: mirë fare,  po ule, ule pak zërin….
Por siç e përmenda, une e dua marrëzisht këngën….e kur dashuron marrëzisht, sigurisht edhe bën “marrëzira” prej të cilave të tjerët  jo vetëm buzëqeshin por..shkulin themele e çati si nga një stuhi e fuqishme….Pak buzëqeshje e stuhi të qeshurash ka në “American Idol”, konkurimin e famshëm për talentet e Hollivudit…?!
Mirë është, që për ca gjëra si këto që  lidhen me gene e dhunti të falura, i shkreti njeri të bëhet shpejt i vetëdijshëm që të mos japë për së liri humor, që sa do njerëzor prapë e ka një tallje zvetënuese, për atë që bëhet shkak...
Me dhimbje, jo në publik të gjerë,  e as në prani të një jurie prestigjioze aty nga adoleshenca edhe unë e mora një mësim : duaje këngën,por bëj sikur këndo, kur të tjerët këndojnë e mos guxo të dalësh solo.
Kisha ditëlindjen. Në dhomën e madhe, të pritjes, në katin e dytë të shtëpisë, të shtruar me qilimin me rombe ngjyra, ngjyra e me dritare të zbukuruara me perde tyli, më erdhën  të gjithë  nxënësit e klasës së shtatë, bashkë me profesorin kujdestar të fizikës, që më donte aq shumë. Unë doja t’i kënaqja sa më shumë….Ato vite shkruaja poezi që edhe i recitoja vetë. E dija që profesori kujdestar do më thosh: “Ke shkruar ndonjë gjë të re? Pa dil e na i recito…”  Edhe pse jepte matematike e fizikë ai në thelb ishte artist i vërtetë. Luante në flaut. Merrte pjesë në orkestrën filarmonike të qytetit, bashkë me vëllanë e vet mesues violije, në shkollën e muzikës…
Unë kisha  shkruar një vjershë për Korçën që e dija përmendësh….Por, kisha qef t’i “çudisja “ të gjithë. E sigurisht bashkë me shoqkat e shokët e mi të klasës edhe profesorin. Ato ditë një e dy në Radio Tirana por edhe në radio Korça jepej kënga “Margjelo” Edhe sot, kur po u afrohem 60-tave më vijnë ndërmend dy vargje” Moj  Margjel  o moj  malsore,  ku po shkon me atë kosore….. e  më tej,   Moj Margjel o moj malsore ti flamurin na e more…”Ata të shtëpisë, më ngacmonin….More ç’të ka shtënë me këtë këngë?! Mos  të duket vetja këngëtar…?! S’u ktheja përgjigjë por vazhdoja”provat” e me mendtë e mija e shihja veten në skena të mëdha .
Dhe ardhi çasti i shumëpritur kur unë do të bëja “çudinë” duke u shfaqur talent i madh në muzikë. Pasi u qerasën të gjithë më bonbone e fela turte, profesori nderi shikimin e ngrohtë nga unë e tha: pa hë të shohim ç’vjershë të re na ke bërë.
Recitova tërë pathos poezinë për Korçën. Më duartrokitën e më thanë bravo si gjithnjë. Por, unë e kisha mendjen tek supriza më e madhe, shfaqja ime si këngëtar. Ende pa u shuar mirë duartrokitjet nxitova të thosha: tani do tu këndoj një këngë të bukur. Kjo ishte e papritur për të gjithë por sidomos për profesorin që siç e shpjegova ishte muzikant i lindur. Ai rrudhi pak ballin e picërroi sytë. Një nënqeshje nuk u fsheh dot nga buzët e tij….Jo se nuk i vura re këto shënja mosbesimi. I dallova për bukuri por mëndja më thosh se profesori s’kishte faj se për herë të parë po më dëgjonte solo. Pas këngës isha i bindur që ai do çuditej nga interpretimi im virtuoz…Dhe ia fillova: Moj Margjel o moj malsore…”
Fytyrat e shoqkave dhe shokëve bashkenxënës gati u ngrinë….Më vështronin me ca sy si prej peshku, me një shprehje paniku e tmerri, që herë, herë drejtoheshin nga profesori . Unë e përdridhja dhe e përdridhja zërin drejt tonaliteteve më të larta, duke imituar këngëtarin nga Shkodra. Thashë se po rrëzohej tavani prej kocesh e gelqereje nga  zëri im “gjëmues”.
Mbarova.Bashkënxënësit vetëm sa i takuan pëllëmbërt e duarve, pa dhënë duatrokitje…Vetëm një djalë hollak, i lehtë nga trutë që s’kishte idenë e artit, thirri papritur: bravo, bravo!… Të tjerët u shkundën nga kjo britmë dhe shpërthyen në të qeshura, kur vunë re se edhe profesori po qeshte, gati me zë të lartë. Nuk po merrja vesh po qeshnin me mua, me hollakun e gjatë apo me të dy bashkë! Pas një pauze profesori tha, vazhdo të shkruash, poezitë i bën të bukura por dëgjo edhe këngë , kenga s’kendohet me zë por me veshë….
Isha vetëm 14 vjeç, dhe këto fjalë si zbërtheva aq mirë ato çaste.Por unë që e njihja mirë profesorin, në atë “American Idol” të parë në jetën time e kuptova se këngën mundet veç ta adhuroja.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora