E marte, 19.03.2024, 04:08 AM (GMT)

Mendime

Apel nga Organizata e Veteranëve të Luftës - Preshevë

E marte, 28.04.2009, 07:42 PM


Të nderuar bashkëatëdhetarë, po hyjmë në muajin e pestë që nga arrestimi i nëntë të rinjëve shqipëtarë në Luginën e Preshevës. Si e kemi cekur edhe më parë se kësaj here Armiku preku pjesën më të varfur të popullit tonë. Andaj obligimi i tër neve eshte qe te u dalim ne ndihme, si familjareve ashtu edhe te u dalim ne ndihme per mbrojtje edhe atyre qe tash e sa kohe gjenden ne grilat e kazamateve te Beogradit. Shumica e te arrestuarve gjat kohes sa ishin ne shtepi, ata mbijetimin(idaren) per mbajtjen e familjeve te tyre e siguronin duke punuar si puntore fizike me meditje nga 10 euro edhe ate shpesh here aty ku shkonin per te u shitur si puntore ktheheshin ne shtepi, se skishte kush qe te i merrte per pune.
  E tash, kur me 26 dhjetore te vitit qe shkoi edhe ajo shprese e vogel qe kishin familjet e tyre u humbi. shtepite e tyre u bastisen, ato mobilje te pakta u demoluan e u praptuan, femijet pleqet e grate i trishtuan ne mengjesin e hershem sikur ata te kishin bere kush e din se çka. Ne menyren me barbare i kapen dhe i internuan atje ku fatekeqesija per shqipetaret eshte e pafunde, atje ku rregulishte gjat gjith historise behen plane per zhdukjen e çdo gjeje shqipetare.  Ata u arrestuan dhe qendrojne tash e sa kohe. Presin qe te u vijne deshmitare se gjoja keta kan bere Krime ne Gjilan pas hyrjes se Kforit ne Kosove. Sipas njoftimeve nga avokatet, tash e sa kohe qe vijne per te deshmuar, ende nuk eshte paraqitur as edhe nje person qe te deshmonte se me te vertete eshte njeri nga keta te akuzuar pjesmarres ne at ngjarje te Gjilanit. Si duket se kjo eshte nje nga arsyet se perse ende zgjate qendrimi i tyre ne paraburgime. Apo Serbija pret ende ndonje montim te ndonje tragjedije edhe me te rende.
Te nderuar bashkekombas, te shkruajme per pafajesine e ketyre vllezerve na nevojiten volume te tera me argumentet qe i kemi, pore qellimi im eshte qe te ju beje Apel te gjithe atyre qe ne nje forme kan mundesi qe te ofrojne ndihme per keta vllezer te arrestuar. Nevoja per te u ndihmuar eshte shum e madhe, si ne ushqim veshmbathje, mjete per te u dalur ne mbrojtje juridike, poashtu edhe ndihma familjareve qe po kan nevoje per te shkuar ne vizita te te arrestuarit e tyre.
  Shpresoj se çdo kush qe e lexon kete njoftim apo Apel,  do ta zbuse zemren e tije dhe do te mundohet qe me mundesine e tije qe ka, te ofroje ndihmen per keto familje shum te prekura. Ska dyshim se Zoti i done ata qe duan njeri tjetrin, Zoti ndihmon ate qe ndihmojne njeri tjetrin, Zoti i jep te mira atije qe bene te mira per njeri tjetrin. Pra vllezer te nderuar edhe ju vraponi qe te jeni kategori e ketyre njerezve qe I don Zoti, i ndihmon Zoti dhe i jep te mira Zoti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora