E merkure, 29.09.2021, 12:25 AM (GMT+1)

Mendime

Jahir Demaj: Dy fjalë për Editorialin „Muça pas daive të Haki Shatrit”! Bota Sot

E marte, 28.04.2009, 10:04 PM


Jahir Demaj
Jahir Demaj
Dy fjalë për Editorialin „Muça pas daive të Haki Shatrit”! Bota Sot

Nga Jahir Demaj

Nuk e kam idenë se kush është Editorialisti i gazetës “Bota Sot” dhe as që dua t’ia di! Por më bëri përshtypje, prandaj do të mundohem t’i komentoj, ashtu siq mendoj unë se e meritojnë, disa nga mendimet e shprehura në këtë Editorial. Në atë Editorial thuhët: “Ka spekulime “gojëdhënash” dhe prejudikimesh publicistike se pas daisë, muçat hakishatror dhe blerimkuçor do të “shkojnë”, themi ne, atje ku e kanë vendin, në harresë”. Që i bie se Daija është Ramush Haradinaj, kurse muçat Haki Shatri e Blerim Kuçi, e këta dy të fundit, muçat pra, do të “shkojnë” thotë Editorialisti në harresë. Por ai thotë, themi ne, që i bie që ose janë disa Editorialistë bashkë, ose ky Editorialist shprehë mendimin e LDK-së. E kam për shumë zemër që komentet e mia t’i jap në mënyrë kronologjike. Editorialisti shton: “Nga harresa në harresë duket pak si fjalë e rëndë, por për ata që nuk kuptojnë se të kontribuosh për ta hedhur në harresë një parti (LDK-në) që ka qenë promotor gati dy dekada për Lëvizjen gjithëkombëtare shqiptare në Kosovë, me të vërtetë është punë destruktive, madje jo vetëm politike, por edhe kombëtare”. Më vjen shumë keq nëse Editorialisti vërtetë është i bindur se vetëm këta “muçat” siq i quan ai, ikanakët e kësaj Partie, paskan kontribuar për ta hedhur në harresë një parti (LDK-në) e cila paska qenë promotor për dy dekada për Lëvizjen gjithëkombëtare dhe këta muçat kanë bërë punë vërtetë destruktive. Jo Zotri, këta “muçat” siq i quan ti, nuk janë kontribuesit destruktiv që po e qokan në harresë LDK-në. Jo, sepse pesha e tyre ka qanë aq e vogël dhe aq e shpërfillur në këtë Parti, bile-bile Blerim Kuçin as që e ka njoftë kush derisa u katapultua në postin e Ministrit të mbrendshëm. Prandaj edhe Editorialisti bie në kundershtim me ato që thotë vet, kur thuaja se shprehë gëzimin që më në fund këta “muçot” të cilët pak më parë ishin kontribuesit destruktiv kan ikur nga LDK-ja kur thotë me sa vijon: “kjo lloj metode banale e konvertizimit (pa ideologji) nuk do ta dëmtojë LDK-në për asnjë fije floku.....” Ky Eitorialist, apo ky grup i porositur Editorialistësh partiak duke u munduar që të përmes “muçove” në fjalë ti etiketojë si dele të zeza të gjithä ata që po ia kthejnë shpinën kësaj Partie dikur vërtetë promotor i Lëvizjes gjithëkombëtare, ka provuar që në Editorialin e vet t’a përdorë figurën e Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, si mburojë ndaj kontribuesve destruktivë të vërtetë, të cilët e rrënuan dhe po e rrënojnë për ditë e më shumë LDK-në. Është përdorur në këtë Editorial figura e Presidetnit në mënyrën më sharlatane për mos me thënë fyese. Ja se çka thot Editorialisti: “Pikëllimi gjithëkombëtar që shkaktoi vdekja e Liderit, sikur kërkon të mbetet një ndjenjë konstante, të mos na largohet as për një fije ajo dhembje e madhe, sidomos kur shohim se sa dëm të madh ka bërë vdekja e liderit, jo vetëm popullit, por edhe partisë”. Mirë shumë dhe asgjë të keqe deri këtu, sepse pikëllimi që shkaktoi vdekja e tij është dhe do të jetë për jetë e madhe për të gjithë ata që e rrespektuan dhe do ta rrespektojnë veprën, fjalën dhe punën e tijë. Mirëpo, ç’lidhje duhët të ketë vepra, puna dhe fjala e Presidentit të ndjerë me këtë Editorial? Për mendimin tim nuk ka asnjë lidhje, përpos asaj se hajt t’a themi edhe ne një fjalë të mirë për figurën e tij, dhe kështu do të bëhemi më të besueshëm dhe askush nuk do të matej për ta marr guximin që të reagojë. Por, ky Editorialist nuk mjaftohet me kaq, ai zhytet edhe më thellë në llumin e vet kur thotë: “Kjo që themi kështu, le të mos duket një lojalitet yni ndaj LDK-së si përkrahje politike, por fjala këtu është për diçka shumë më sublime, fjala është të lutemi bashkërisht (jo të urdhërojmë) që kjo parti të ngrihet në piedestalin që e ka pasur për të gjallë të liderit”.  Pra, asesi nuk duhët kjo broçkullë të dukët si lojalitet dhe as si përkrahje politike ndaj LDK-së, por diçka shumë më sublime, pra që të lutemi bashkarisht ( por jo te urdhërojmë) që kjo parti të ngrihet në piedestalin..... Dorën në zemër, diçka më qesharake nuk më kishte rastisë të lexoj as edhe në Epoken e Re. Në rast se kjo parti ka arrijtë deri aty sa që për ngritjen e saj në piedestalin e merituar, u dashka të lutemi bashkarisht, nëpër Xhamitë e Llapit dhe Prizrenit dhe në kishat e Vitisë dhe Klinës, më mirë mos të ngritet kurrë në at far piedestali ku dëshiruaka Editorialisti. Po ta dija se kush është Editorialisti, do ti drejtohesha me emër. Jo zotri, nuk është as në nderin dhe as në moralin e një partie që ajo u dashka të ngrihet në at far piedestali me lutje. Dhe as mos u mundoni tu hidhni hi syve njerzëve dhe të tentoni që tua mbushni mendjen se vetëm “muçot” tu e paskan prishë partinë. Ju duhët t’a keni guximin dhe moralin profesional e të thoni se këtë kala të quajtur dikur me shumë pietet LDK, e prishën dhe përditë po hjekin nga një gurë nga themelet e saj Fatmir Sejdiu, (mjerisht sot President i Kosovës), Eqrem Kryeziu, Kolë Berisha, Lutfi Haziri dhe disa të tjerë, të cilët pa as më të voglin dyshim janë bërë vegla të vockëla të PDK-së, me të cilin po ndajnë përpos pushtetit edhe perfitimet, për mos me thënë edhe shtratin. Ky far Editorialisti, përmes ketij “morali politik” që në gjuhën e përditshme i thonë Kurvë politike, nuk i ka bërë asnjë nderë LDK-së kur thotë se “muçot” si plangprishës së kësaj partie nuk paskan qenë kurrë anëtar të devotshëm të saj dhe as që kanë dhënë kurrë kontributin e tyre, ata paska qenë sipas Editorialistit Intrigantë, spiunë dhe postier të LDK-së. Këtë e ka thënë ky qe e ka shkruar editorialin, jo unë. Mos besofshit, lexojeni : ” .....janë veç do aktivistë të devotshëm që partisë i kanë bërë punë postierësh që endin intriga nga shtëpia e tyre dhe i qesin në kojshi”. Pra, sa mirë që LDK-ja paska shpëtuar përfundimisht nga kjo kastë intrigantësh dhe spiunësh. Prandaj, vraponi o burra që ti largojmë spiunët nga rradhët tona dhe t’ia falim të gjithë AAK-së, sepse ajo ka vend për të gjithë,...edhe për të tillë maskarenjë. Ky do të ishte morali i Editorialistit të Botës Sot, i cili edhe bënë “be dhe rrfe” se nuk duan të dukën si lojal ndaj LDK-së. Editorialisti i Botës Sot, nuk mjaftohet vetëm kaq. Ai bënë gafën më të pa krip dhe më të pakuptimtë në fund të këtij editoriali kur shkruan dhe mashtron sa vijon: “Të mos i harrojmë kurrë fjalët e Presidentit Sejdiu mbi binomin kombëtar! Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova janë pasuri dhe lavdi e këtij populli, që do të thotë edhe lavdi e të gjitha partive politike, madje edhe atyre partive që sot po përpiqen ta shkatërrojnë bujarinë dhe trimërinë e Shtëpisë së Madhe të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës”. Kjo fjali, për mendimin tim i vë kulmin marrëzisë së këtij shkrimi Editorial. Unë nuk e di dhe nuk e kam idenë se cilat parti po përpiqen që ta shkatërrojnë bujarinë dhe trimërinë e Shtëpisë së Madhe të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës. Këtë gjë e di vetëm Fatmir Sejdiu dhe cituesi i tij në këtë Editorial të pakuptimtë. Pyetni ata!

Bota Sot, për të cilën kam patur gjithmonë rrespekt, kam qenë parapagues i saj për më shumë se pesë vjet, në të cilën gazetë kombëtare disa herë edhe më janë botuar disa nga shkrimet e mia, të cilës gazetë kam provuar disa herë t’i dal në mbrojte, kur e sulmonin kuqaloshët dhe bijtë e komunistëve, (bile-bile edhe njëri nga  ish zëndhësit i AAK-së), do të duhej të ishte shumë më e kujdesshme, do të duhëj të trgonte sensin e vërtetë kombëtar, do të duhej të mos vihej në mbrojtje të rrënuseve të vërtetë jo vetëm të LDK-së, por të krejt qështjes kombëtare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora