E premte, 29.03.2024, 11:36 AM (GMT)

Kulturë

Xhenc Bezhi: Kush po hedhë gur mbi gjuhen shqipe

E marte, 28.04.2009, 08:42 PM


Xhenc Bezhi
Xhenc Bezhi
Kush po hedhë gur mbi gjuhen shqipe

Nga Xhenc Bezhi

Me  ardhjen e televizionit satelitor na erdhën edhe mundësit me te mira te shohim e te dëgjojmë për se afërmi se si rreh zemra shqiptare ne përgjithësi. Pas programit te pare satelitor rrjedhën edhe programet tjera(dhjetëra sish) por tek te gjitha është ende një problem evident; te gjitha këto programe  kanë probleme me  zërin; sa i ndalet, e sa i ngritët shumë, automatikisht. Probleme teknike do te thoni, por edhe dëshmi e pa profesionalizmit te tyre.
Deshtë e pa deshtë , dit e pa dit te gjithë po hedhin nga pak gur mbi gjuhen shqipe. Tujë fillua prej ministrave, parlamentarëve, këngëtareve, muzikantëve, producentëve, qytetarëve, e deri  tek  kullerat.
Se sa është ngritur vet dija e popullsisë ma se mire shihet ne emisione te ndryshme televizive Kosovare. Tujë  fillua prej intervistave te kalimtareve në rrugë e deri tek intervistat apo bisedat me VIP- at,  ne studio; një gjë është gjithkund evidente. Tujë u mundua me thane shume çka nuk thonë as gjë. Fjala qe përdoret me se shumti ne Kosove  përpos termave politik qe përsëriten prej gojës ne goje si  papagaj (integrim ,stabilizim, asocim, NATO, union evropian etj) vendin e pare për nga përdorimi e zen fjala ” vallahi” mandej përdoret fjala  goxha, akoma ,tamam  strujë, zajebat,rekë (lumit ), për momentin, donë me thane , op, e kthyer mbrapsht qe përdoret ne vend te po-së prej kullerave,etj.
Fjala e pare përdoret ma se shumti ne tere territorin e Kosovës diku e bashkuar edhe me një fjale tjetër, tybe vallahi ( Prishtine Llap).  Ne Gjakove për shembull fjala vallahi përdoret ma shume se ne secilën pjese tjetër te Kosovës. Gjakova me rrethine ka ma se shumti  shqiptare te besimit katolik ku për fate te keq sikur edhe vëllezërit e tyre te besimit mysliman e përdorin po aq shpesh fjalën  vallahi. Tujë e dite se Gjakovaret ndryshojnë prej te tjerëve për disa gjera, si p.sh. nuk lejojnë tjetrin te përzihet shume ne punën e tyre apo siç e thotë një fale e urte –“Nuk i lajnë te brendshmet e tyre  ne vende publike”-. 
Po e takove një gjakovar ne rruge dhe e pyet si je? Te përgjigjet me qe vallahi. Po e pyete se çka po bën? Te përgjigjet qe vallahi. Po e pyete ka po shkon? Prapë te përgjigjet me qe vallahi;  e qe ne te vërtete nuk te thotë as gjë,as se si është, as se çka bene, e as se ku po shkon,e (x) shembuj te tjerë.
Në  një emision televiziv pyeteshin kalimtaret e rastit se a ka korrupsion ne Kosovë? E ata përgjigjeshin: nuk di vallahi,  ka sa te duash vallahi, vallahi krejt janë te korruptuam, ose një adhurues i qeverise aktuale u përgjigj:jo, jo, nuk ka, vallahi ma mire se po punojnë nuk ka.
Mandej donë me thane përdoret po aq shpesh sa fjala vallahi. Po sa e hap gojën secili i intervistuam mbas se cilës fjale qe përdorë thotë dhe fjalinë donë me than. Tujë mendua se tha një fjale shume te madhe, apo te pa kapshme për te gjithë dhe qe duhet zbërthye disi qe te behet e kuptueshme për te tjerët. Për momentin përdoret po thuajse gati sa edhe donë me thane shume  në Kosovë prapë tujë i lan anash ato togfjalësha qe përdorin politikanet: Për momentin përdoret vend e pa vend. Prej njerëzve te klasave  e gjinive te ndryshme, por me te vetmin synim se jemi tujë thane diçka te madhe, apo një fjalë te re.  Një shembull konkret, kur moderatori pyeti një”VIP”se  prej kur merreni me muzike? U përgjigj; për momentin, donë me thanë me muzikë jam marr prej qe isha ne shkolle fillore.
.
Edhe ne Shqipëri  përdoren mjaft barbarizma, por ndryshimi ne te shprehur ne mes te  Shqipërisë dhe Kosovës ndryshon sa nata me dite. Shume kosovar tujë dashtë te tregohen si ma te emancipuar përdorin fjale qe nuk ua dine kuptimin apo fjale qe kanë dëgjuar se përdoren ne Shqipëri  bukur shume e qe ne te vërtete janë fjale te huaj si fjala tamam, apo fjala akoma.
Nga e gjithë kjo qe ne mënyrë te shkurt e ceka ma larte vijmë ne përfundim se sa fjale përdorë një qytetar i Kosovës gjate ditës, dhe sa i pasur është fjalori  i Kosovarëve. Dhe po qe se do te vihej ne vend te secilës fjale të huaj një pip, siç vihet zakonisht ne emisione televizive ku përdorët ndonjë fjale banale atëherë pip-et  do te ishin aq te shpeshta sa qe njeriu do te mendonte se gjendet ne një stacion te radio lidhjeve ku pip, pip, pipipiet do te shurdhonin veshte. Mua për veti ashtu me duket, e nëse e vëreni me kujdes do te pajtohen me mendimin tim.  Kjo ndodh si pasoj e kualitetit të  dobët të mësimit neper shkolla, dhe mos leximit. Kurrë nuk ka pas më shume shkolla ,e ma pak kualitet ne mësime. Kurrë ma shumë libra e ma pak lexues. Po u përdoren këto barbarizma (turqizma, arabizma, sllavizma,e izma te tjerë) thjeshte për arsyen se nuk e din se si i thonë një fjale  ne gjuhen shqipe është për  te  ardhur keq sepse kemi qene me qindra vite te robëruar, por kur këta izma përdoren pse ndjejnë simpati  për një gjuhe apo fjale te huaj atëherë është mëkat edhe turp për njëherë .
Kur një fshatari te rrethinës se Gjakovës i thane se u çua shkau, shkoi, e theu qafen. Ai tha: prej shtëpisë time besa edhe do decenie nuk ka me shkua. Kur  e pyeten se pse po thua kështu? Ai u përgjigj: Deri sa te na hiqet  fjala e fundit serbe prej fjalorit unë e llogarisë se shkaun e kemi  këtu.
Kush ma mire se i madhi Gjergj Fishta e luftoi ketë dukuri te keqe  e u bë dalezotsi i pare i gjuhës shqipe. Nder te tjera ne poezinë  Gjuha shqipe thotë:

Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.

Njeriu gjegjësisht  shteti  nuk ka mundësi te jete i pasur, i ditur, i bukur, i madh sa ka dëshirë, por i ndershëm e i pastër me siguri se po.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora