Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Udhëtimi i largët

| E marte, 28.04.2009, 07:12 PM |


VLORA NË OPTIKËN E NJË INTELEKTUALI

Kur miku im, Luan Çipi, më dha për të lëçitur dorëshkrimin e librit “Marrëdhënie të shenjta” nuk u befasova se një ekonomist ulet dhe derdh mjeshtërisht mendimet e veta nxjerrë nga fletët e ditarëve të mbajtur nëpër vite. Për mua nuk ishte gëzim i beftë, sepse me autorin kemi qenë koleg disa vjet si mësues dhe pedagog. Po, ç’është e vërteta emri i LUAN KAMAN ÇIPIT është bukur fort i njohur dhe i nderuar në qytetin e Vlorës. I dëgjuar është ky njeri, që mban dhe një emër simbolik, si duket i parandjerë nga ata që u mblodhën asaj nate në Vlorë, më 14 Korrik të vitit 1934, kur gruaja fisnike ZEQIRJEJA, pati sjellë në jetë të birin, që në atë qytet do të bëhej më vonë Dikushi. Pra, burrat që ishin çakërrqejf asaj nate, thanë: Ky djalë do të jetë luan, në shërbim të së mirës, së drejtës, e të përparuarës, lidhjes së ngushtë shoqërore e atdhetare dhe së vërtetës.
Unë them plot gojën: Sa të mençur paskan qenë këta bektashianët gjirokastritovlonjatë! Zërat e tyre më bëhen se po i dëgjoj duke shfletuar faqet e dorëshkrimit. Janë zëra, që më vijnë nga vendlindja ime, Vlora, nga shtëpizat, rrugët dhe lagjet e saj, që dhe mua më janë aq të dashura. Dorëshkrimi më dha gëzimin që sjell një çelës, i cili të ndihmon të hapësh dyert dhe zemrat e qytetarëve të mirë të Vlorës që më janë aq të afërt dhe jam aq nostalgjikë ndaj tyre... Aq më shumë që dhe Luanin e kam njohur gjysmë shekulli më parë e gjer sot dhe si mik dhe si intelektual. Ruaj vlerësim e besim te ky njeri i mirë, i fisëm, i ditur dhe i ndershëm. Tiparet e karakterit të tij nuk është vendi këtu t’i vë në dukje, se, ndoshta, në shënimet e mia do të zënë vendin e duhur, nëqoftëse një ditë do të tregohem aq i fortë, i duruar dhe i thellë po aq sa miku im për t’i mbledhur kujtimet, prushin dhe hirin e tyre t?! ? shpërndarë nëpër vitet e mia të trazuara... Po le të kthehemi tek ajo, që dua të vë në dukje në këto shënime të shpejta, për të cilat më nxiti disa mendime miku im.
Luani ishte, siç thotë Naimi, poeti ynë i madh te Qerbelaja:”I mir’ i biri i të mirit...” djali i vogël i Kaman Çipit, tregtar vlonjat, ish veprimtar i shquar shumë vjeçar në Shoqërinë Patriotike “Vatra” të Shqiptarëve të Amerikës, dervish nderi dhe sekretar i Gjyshatës Bektashiane të Kuzbabasë në Vlorë, zotërues i pesë gjuhëve kryesore.
Luan Çipi është ekonomist që ka drejtuar me sukses sektorë të rëndësishëm pune e prodhimi në rrethin e Vlorës. Ai është një intelektual i mirëfilltë. Me këtë rast, dua të them se jo kushdo, që ka kryer një shkollë të lartë do të mund të thirret “Intelektual”, pa le të jetë politikan apo deputet, a kryetar i ndonjë dege partie. Mund të quhet i tillë ai, që në fushën e vetë ka shtruar dhe zgjidhur probleme të vështira dhe e ka çuar punën dhe jetën e shoqërisë përkatëse përpara. Siç pohojnë ata që e kanë njohur në punë, kanë punuar së bashku, apo i kanë kontrolluar punën dhe veprimtarinë e tij Luanin e kanë vlerësuar për njeri me kulturë të gjerë dhe të mirinformuar në shumë fusha të tjera si në muzikë, letërsi e sport. Kudo kanë spikatur vlerat e tij: Mësues në Shkollën e Mesme Financiare dhe pedagog në Filialin Ekonomik të USHT në Vlorë, aktor në teatrin dhe estradën e qytetit të Vlorës, t! rajner i ekipeve përfaqësuese të qytetit në mundje e ngritjepeshe, arbitër i klasit të parë në sportet e rënda, gjimnast, mundës dhe ngritës peshe në ekipet përfaqësuese të Vlorës, kampion kombëtar dhe mjeshtër sporti e deri trajner i ekipit kombëtar të ngritjes së peshave...I tillë është burri i shkurtër e muskulor, si i dalë nga deti, që kurdoherë ka parë larg e ka ndjerë fare tutje erërat e kohës. Njohës i gjuhës ruse e italiane, instrumentist, këngëtar pasionant i këngës shqiptare, ruse e italiane, me atë zë të ëmbël tenori shumë oktavësh, si shpirti i tij i qetë dhe i butë, që buron mirësi.
Ç’gjë vërehet në faqet e këtij libri ku autori shfaqet kurdoherë përkrahës i së mirës në shoqëri e në veprimtarinë e saj dhe bëhet i paharrueshëm nga të gjithë njerëzit e mirë të këtij qyteti të mirë. Pse ndodh kështu? Sepse Luani sillet si një intelektual i mirë edhe në jetën e në punën e përditshme. E them këtë edhe nisur nga fakti që psikologjia e shpirtit të artistit dhe sportistit, me fuqinë argumentuese dhe arsyen e fortë, e ka bërë autorin t’i përcjellë me vërtetësi bindëse këto dhunti te personazhet e vetë. Edhe tani që Luani është në pension është gjithnjë në lëvizje. Nuk i rri as dora as këmba, po kudo në ndihmë të shokëve dhe miqve. Një person i denjë për një roman realist...Këto informacione nuk do të kishin vlerë, nëse nuk shërbejnë për të na çuar te kuptimi i çdo teksti, për të kapur jo vetëm temat, po dhe mënyrën sesi autori i trajton e i përball ato...
Po ajo që më bëri të shprehem edhe për CV- e Luan Çipit janë faqet e këtij libri, me shënime, rrëfime, skica, portrete, profile, madje, edhe bërthama romanesh apo novelash fort të çuditshme për të ardhmen. Këtu m’u dha përsëri rast që të takohem me njerëz, të cilët për mua nuk janë të huaj, por fort të pranueshëm, si njerëz me vlerë, ose njerëz që bëjnë pjesë në një kohezion social, shumë rrallë edhe ideologjik. Shfaqen nëpër ato vite ngjarje që kanë madhështinë, bukurinë, tragjicitetin, po dhe komicitetin e hidhur të asaj kohe....Vlora, pra, na shfaqet në optikën e një ekonomisti, po dhe të një qytetari tepër aktiv si në jetën ekonomike, po dhe në atë social politike. Megjithatë, nëpër faqet e librit vërejmë që autori i “Marrëdhënie të shenjta” ndodh që shpesh të veprojë i pavarur, po edhe e pëson, ashtu si dhe plot të tjerë. Kështu ndodhi me autorin e librit kur ishte Shef Seksioni në Komite! tin Ekzekutiv të Rrethit Vlorë dhe në një seminar për statistikën thërret të referojë një ekonomist, ish Byroist të dënuar nga Partia, që desh i shkaktoi shkarkimin nga puna. Autori, në kundërshtim me normat e kohës, shfaq simpati për Pirro Dodbibën te “Një personazh pranë tavolinës time të punës”. Kështu ndodh dhe te rrëfenjat e bukura “Fjalët e hidhura”, ku spikat bukur fort tragjiciteti i njerëzve të asaj kohe, te “Brenga e madhe e minoritarit grek”, ku paraqitet persekutimi i shtirur, etj.
Në këtë libër me vlera publicistike dhe letrare, madje,dhe gjuhësore vijnë zëra njerëzore nga Vlora, nga realitetet e saj, ngjarje e fakte dhe njerëz të mirë me zërat, me mallin dhe brengat, me tezat e veta dhe të kundërshtarëve të tyre. Po si na i sjellë autori i librit? Jo si të fotografuara, por me një botë të pasur, ndofta, të panjohur dhe nga ne që kemi qenë në mes të këtyre njerëzve, apo dëshmitarë anësor ngjarjesh. Aq e pasur shfaqet bota e autorit sa që më duket sikur çdo fjalë është pakuptuar e papritur si një “Kuti Pandore” nga brofin gjithë aftësitë diturake të rrëfimtarit dhe të skenave të fuqishme.
Ky libër nuk është një histori e Vlorës, por është një monument i vogël i ngritur me shpirt e dashuri nga një bir i saj. Këtë që them ka për ta ndjerë kushdo, jo vetëm vlonjate, po cilido që di të lexojë brenda rreshtave, për të gjetur vlerat e karakterit vlonjat. Më ka lënë mbresa ajo, që thotë autori, për familje të ndryshme, të cilave “Fëmijët iu bënë të hairit”, ose uron”u bëfshin të hairit”. Shpreh gëzimin tim që edhe fëmijët e Luanit: Kamani (i dytë) mjek i laureuar dhe specializuar në Amerikë, Lindita financiere me 4 vjeçar pasuniversitar në Kanada dhe Arta, master për biznes ekonomi në Holandë, janë krenari për Luanin dhe gruan e tij të mirë, Hanëme Banin.
Balzaku, në vijim të një teze të njohur që në Lashtësi, vë në dukje se ”Jeta reale është mjaft dramatike, ose jo aq letrare. E vërteta shpesh nuk do të ishte e besueshme, ashtu si e vërteta letrare nuk mund të jetë e vërteta e natyrës” Ka shumë pika vështrimi për ta parë të vërtetën. Përpara autorit mendoj ka një kuptim të drejtë të vështrimit të të vërtetave jetësore në fushën e krijimtarisë artistike, të cilat u bashkëngjiten të vërtetave nga fushat e tjera të veprimtarisë shoqërore. Këtë na e thonë edhe faqet e librit “Marrëdhëniet e shenjta”, ku janë të shenjta jo vetëm personazhet e librit po për autorin janë të shenjta dhe mendimet dhe ngjarjet që na ka servirur aq qartë dhe pa ekuivokë. Ai është i vetëdijshëm për ato që shkruan, se, ashtu siç është shprehur shkrimtari i shquar Italo Kalvino, që “Vetëm duke shkruar, çdo gjë zë vendin që i takon”.
** *
Kushdo që ka shumë vjet i larguar nga qyteti i dhemshuruar VLORA, patjetër ndjen nevojën se do të gjejë në këtë libër diçka të vetes, që ka dashur ta thotë, po s’ka mundësi ose s’i ka kapur dot ngjarjet që aq mençurisht dhe bukur na i dhuroi autori. E vë në dukje këtë edhe për meritën që ka autori i librit, të jetë jo vetëm dëshmitar i ngjarjeve, po dhe personazh i fortë i tyre. Është për t’u respektuar dhe ndoshta për t’u pasur zili, autori, i cili që aso kohe ka qenë koseguent kundër boshllëkut shpirtëror, absurditetit dhe arbitraritetit të konvencioneve të jetës shoqërore. Ai nuk i shfaq vetëm tani këto mendime. Ai shpesh ka qenë i shqetësuar për ndërgjegjen e çoroditur të mëdyshje të disa shtresave të shoqërisë së kohës. Prandaj vlerësonte njerëzit me shpirt të mirë e me veprime të ndershme në jetë, për të mirën e të gjithëve. Prandaj njeriu ndjen fortë kënaqësi kur lexon “Shpirtra detarë! ”, si dhe “Fati i njeriut të ndershëm”, “Inxhinieri i Paharrueshëm”, “Poeti” dhe “Sedra e bukur...”
Nuk di pse, duke lexuar faqet e këtij libri, shkruar si me gjak të shpirtit, më erdhën në mendje vargjet e poetit të madh arbëresh Gavril Dara i Riu:

Moj bijë, bijë e Lalës,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m’ kujton motin e shkuar?

Pse? Ç’më kujton? Refit Hoxhën, atë njeri me shpirt të bukur e mendjendritur, mësuesin artist në fizkulturë Minella Kostandinin,inxhinierin Vaso Suli, që autori e quan “Të paharrueshëm”, poetin popullor Nuri Drasa ,punëtorin e palodhur Nuro Bodo e dhjetëra të tjerë, të cilët me aq shpirtmirësi e mendjekthelltësi i sjell në faqet e librit, apo i shfaq me penelata të lehta e me mall të pashuar, në faqet e këtij libri të shkruar jo rastësisht, po me respekt për secilin që është bartës i mirësisë. Tek shfletoj faqet e librit, në mënyrë të natyrshme me plot të drejtë na vete mendja edhe te një vështrim tjetër në këto vjet që po jetojmë, kur ka që thonë se e shkuara duhet harruar, se çdo gjë do nisur nga zero. Autori, me të drejtë është kundër amnezisë, humbjes së kujtesës, sidomos asaj historike.

***
A ka Vlera artistike të dukshme ky libër? Mendoj se po.
Nëpër libër lëviz shpirti i një Poeti me ndjenja të holla. Unë e ndjej këtë nëpër shumë faqe libri. Që në faqet e para ku Luan Çipi na rrëfen për fëmijërinë dhe rininë e tij në brigjet e Vlorës, ku takojmë djem e vajza me zemër të gjerë e të dallgëzuar si deti Adriatik, pasqyrë hijeshie, gjelbërimi paqëndjellës të ullinjve dhe shtrirjes së butë të kumit të brigjeve. Pa le pastaj kur ndizet shpirti i të rinjve vlonjatë tek shohin lindjen dhe perëndimin e diellit mbi Sazan e Karaburun. Siç shkruan një nga të rinjtë e asaj kohe, poeti dhe artisti i madh, Timo Flloko:

Vura Sazanin në vend të zemrës,
Rrëmbeva blunë e detit dhe të qiellit
Perëndimet okër të Mentor Jonuzit,
Thellësinë plumb të Skënder Kamberit.

Poetët dhe piktorët nuk i kanë munguar Vlorës në asnjë kohë.
Shkrimtari na i ndërton rrëfimet në vetë të parë, duke sjellë grimca nga jeta e vetë intime, familjare dhe shoqërore në të kaluarën, duke reflektuar të dhëna të përvojës gjer në atë pikë, sa të ndryshohen në hullitë e trillimit. Në mënyrë të natyrshme këto rrëfime më çojnë te mendimi se kemi të bëjmë me tregime me natyrë psikologjike, ku persona të ndryshëm përshkruhen nga brenda dhe me mjeshtëri autori përqendrohet te mendja e personazhit dhe vështron nga jashtë personazhet e tjerë. Te “Labirintet e dashurisë” vërejmë prirjen për të copëzuar unin e personazhit. Novela interesante “Magjia e dashurisë”
thuret nëpërmjet vetvëzhgimit të një të verbëri. Këtu vegat e dashurisë e lidhin atë me shumë femra, të cilat dashurohen çmendurisht pas këtij mashkulli të hekurt, po me shpirt të bukur. Ai, me syrin e mendjes dhe të shpirtit e ndjen në thellësi të botës së vetë magjinë e dashurisë, të bukurën dhe feminilitetin e bukurosheve të dhëna pas tij. Ndofta nuk është e rastit qe Shekspiri për të verbërit e fortë ka shkruar: “Duke vështruar errësirën që shohin të verbërit”.
***
Autori i “Marrëdhënie të shenjta” ka një freski mendore dhe higjienë shpirtërore të admirueshme. Ashtu siç është një babaxhan gojëmbël, brenda vetes fsheh dhe një inat thumbues, i pamëshirshëm: Me inteligjencë dhe satirë therëse sulmon ashpër dhe zhvesh lakuriq hipokrizinë, gënjeshtrën dhe veset e kohës. Edhe kjo e bën edhe më të pranueshëm e më tërheqës këtë libër, që na zgjon e ngacmon me një humor interesant. Ashtu siç është shprehur dikur Emanuel Kanti: “Unë quaj si letrar çdo tekst, që nxit tek unë kënaqësi estetike”. Ç’është e vërteta, fuqia e shkrimit tek ky autor për mua nuk ka qenë e panjohur, sepse unë e dija herët që vargjet e thurura nga Luani në Vlorë disa muzikantë të rinj i kthenin në këngë. Po ato ngeleshin anonime. Tani po dalin nga anonimati dhe bashkëmoshatarë të tjerë të Luanit, duke botuar kujtime e deri romane e përmbledhje poetike. Po, ndryshe nga disa syresh intelektualitet! i i Luan Çipit ka veçoritë e pavarësisë në gjykim e vlerësim, njëherazi bën përpjekje për zgjedhjen e fjalëve shqip dhe pastrimin e gjuhës nga fjalët e huaja .
Brenda rrëfimeve,skicave,apo tregimeve të librit vërejmë tekste të ndryshme dhe interesante, që na tërheqin vëmendjen në disa anë. Kështu, ç’është e vërteta, kur flasim për tipologjinë e teksteve në literaturën gjuhësore, siç vë në dukje studiuesi Nonda Varfi, teksti informues- paraqitës është një nga tekstet më tipike të kohës sonë në një epokë kur komunikimi dhe informacioni kanë një rëndësi të pazakontë. Tekstet që formojnë të dhëna dhe informacione mbi ngjarje ose argumente të caktuara janë mbështetje e domosdoshme për çdo formë komunikimi dhe edukimi. Të tilla gjen plot pothuajse në të gjitha rrëfimet e librit “ Marrëdhënie të shenjta”.Por ndodh dendur, siç ka tekste të natyrës informuese-paraqitëse, ka dhe argumentues, ku autori, shpesh edhe personazhi, apo heroi i ngjarjes mbron një tezë, duke përdorur argumente, teza që nxitin të debatosh, siç ndodh te “Fjalët e hidhura” si dhe “Një drej! tues largpamës”, apo “I palodhuri”.
Ajo që dua të përcjell në fund është ky mendim: autori i librit “Marrëdhënie të shenjta” ka bërë një punë të mirë në shërbim të Mëmëdheut, duke na sjellë artistikisht kohën e vetë dhe njerëzit e saj. Dhe kjo nuk është pak. Sa bukur e mirë sikur çdo njeri të bëjë diçka për kombin e vetë. Ashtu siç shkruan një shkrimtar e studiues portugez ”Një komb u ngjan gurëve dhe maleve: ai s’është më shumë se vetvetja. Një pemë është një pemë, një mal është një mal, një gur është një gur. Ato s’kanë asgjë të veçantë! Duke bërë një krahasim me natyrën njerëzore do të thosha që një njeri është ai që është, po që dëshiron gjithmonë të jetë diçka më shumë”. Ky është mesazhi i mikut tim të mirë Luan Çipi, autorit të këtij libri të bukur.

Dr. Irfan Imer Bregu

***

UDHETIMI I LARGET

Me se fundi u plotesua dhe nje qellim e nje enderr e kahershme: Udhetimi drejt perendimit te larget. Pas pese aplikimesh te deshtuara per vize amerikane e kanadeze, me se fundi, njera pas tjetres, dolen dy viza: Per Kanada, ne perpjekje per “bashkim familjar” me Linditen, vajzen e madhe, ku do te takohem edhe me Kamanin, djalin tim, qe do vije nga Amerika; ne Evrope, vize “shengen”, per te ndenjur (ne vajtje e ne ardhje) ca dite ne Hollande, te vajza e vogel Arta. Ja si e perjetova, paraprakisht, kete ngjarje teper te gezueshme:

Më së fundi…VIZA

Po ikën mërzia, na u sosën hallet,
Lajmi i gëzuar mjedisin po tund,
Një krijese e bukur, buis e po ngjallet:
“Shëtisni kudo, botën e pafund!”

Për në Kanada doli viza e parë
Dhe një tjetër, Shengen, ju e kini hak
Tani, kur të doni, kontinentet mbarë
Bridhni lart e poshtë, fare pa merak.

Hollanda e bukur, vendi i mrekullive.
Ju presin Wimi, Anxhela dhe Arta.
Do t’i shihni vetë, fletët e mullijve,
Vendet e begatshme, të parë veç në harta,

Serat mbushur lule: vjollcë e tulipane,
Kanale lundruese, anije gjigande,
Parcela me jonxhe e lopë laramane,
Arti dhe piktura, krenari Rembrande.

Më tej: Pafundsi, fluturim në qiell,
Si dikur Kolombi, kish çarë oqeanin.
Ne udhtojmë lart, afër hënë e diell
Nriçuar me shpresë, yjet po na mbanin.

Ja dhe Kanadaja, tok’ e pa mbarim,
krenare, parajsë, pasuri e shtuar,
Një vend i bekuar, dritë në perëndim,
Krijuar nga njerëz puntorë e të zgjuar.

Dhe në tokë ne gjetëm, si në qiell-dritë:
Vali, Deni, Niku, vezullim shandani.
Është vendi i bekuar, që mledh mirësitë:
Lindita e Majklli, Dela dhe Kamani.

10.02.2009

Eshte data 15 mars e vitit 2009. Ngrihem heret ne mengjes, me dhimbje koke nga pagjumësia: Dje, per dreke lamtumire, me kishin ftuar Duro Mustafaj, Irfan Bregu, Bardhyl Golemi, Niko Gjyzari, Llazar e Harilla Papajorgji, Sezai Hoxha, Axhem Gjoni dhe Sadedin Gjoka. Nga dashuria e mendimi per shoket e shtrenjte vlonjate, me banim ne Tirane, po dhe nga meraku e kureshtja per cdo gje te re e te panjohur qe prisja te shihja, gjumin e bera me copa dhe me dukej sikur nuk kisha fjetur fare. Eshte dita per t’u nisur me avion nga Tirana ne Budapest-Bruksel.
Patem disa propozime transporti, per te shkuar deri ne Aeroportin e Rinasit: Gjitoni pilot Osman Kushta kerkoi te me percillte me bencin e tij te kuq; komshiu tjeter, ish deputeti Sokol Hajro, me vuri ne dispozicion opelin roze; Valteri, nipi simpatik i Hanemes, qe banon nje kat me lart tha: Do tu coj une ne Rinas me wolswagenin blu, te madh e te sapo blere; jo, tha Axhem Gjoni, shoku im i dashur, me takon mua, me “polon” time metalizato. Une jam pensionist dhe nuk demtohem e nuk kerkoj leje per t’u larguar nga puna, po dhe serbatorin e kam plot me karburant, se e ka mbushur Niko Gjyzari, para nje muaji.
Nje ore para nisjes na erdhi ne shtepi doktor Sadedini. Jam i ngarkuar nga shoket t’u percjell deri ne aeroport. Po ju dhuroj dhe vepren e Ciceronit “arti i te pleqeruarit”, ta lexoni rruges.
Ne aeroportin e rinovuar tashme, te vogel, po komod “Nene Tereza”, kontrolloret, na hoqen kapardinen, pallton, kepucet e deri rripin e mesit. Pas kontrollit dhe pritjes se gjate, hipem ne avion. Personeli i shërbimit i avionit te Shoqerise Austriake “Malev” nr. 431, na priti me buzeqeshje e mirseardhje. U ulem ne radhen 12 dhe vendosem rripat e sigurise. Nisja, udhetimi dhe zbritja ishin te qeta. Pas nje ore e gjysmë mberrijme ne Budapest. Serish kontroll e heqie rripash, po, per ne te moshuarit, pa reptesi. Midis shqiptareve, qe ishin te shumte, na u ndodh Gerti Osmani, emigrant ne Gjermani, ku eshte shperngulur me gjithe familjen came, para 15 vjetesh. Ne Hamburg ishte diplomuar per ekonomi dhe punon i sukseseshem, sic tha, pedagog ne nje Universitet. Gerti na shoqeroi deri sa zume vendet, ne radhen 22 te avionin tjeter te Malevit me numer 602. Gerti ishte shume i gatshem dhe i sjellshem, po beri pershtypje se nuk na lehtesoi barren e cantave tona te fryra. Kur! e falenderuam ai na tha: Me falni per cantat, po kam nje pervoje te hidhur se, ne nje rast, me kane ngelur ne dore dhe me kane demtuar shume, dy canta shqiptaresh te mbushura me mall te keq.
Udhetimi nga Budapesti ne Bruksel ishte, gjithashtu, i rehatshem dhe zgjati nje ore e gjysmë. Ne avion, kur degjoi qe po flisnim shqip, na pershendeti dhe na ofroi ndihme nje tjeter djalosh simpatik pukjan, qe quhej Avni Terbani. Ai, na i rembeu te dy cantat dhe na shoqeroi deri te vendi i bagazheve, e me pas me valixhet tona dolem, nepermjet exit-it te gjate, deri sa takuam njerezit tane te dashur: Arten, Anxhelen dhe Wimin. Pas nje ore udhtimi me autoveturen “KIA”, mbritem ne Roosendaal, qytet hollandez, ne kufi me Belgjiken, ku banon vajza jone Arta, me trashëgimtaren e saj te vetme, bukuroshen Anxhela, si dhe me burrin e saj, me te cilin ndenjem gjate ne Tirane dhe tani e kemi te afert, si djale shtepie, inxhinjerin hollandez Wim van der Wouden.
Erdhem ne zonen 30 te qytetit kufitar Hollandez, Roosendaal, te shtepia e Artes (Montberg 10), rreth ores 22 te dates 15 mars 2009. Menjehere na shtruan ushqim te bollshem, cilesor e te vecante per ne, shoqeruar me vere te zgjedhur. Me pas vizituam shtepine 3 kateshe, te mare me qera nga nje vendase. Kati i pare zihej nga nje zyre e madhe e kompletuar me te gjitha pajisjet kompiuterike, po aty garazhi, nje banje e vogel, nje korridor dhe nga pas nje oborr me basen uji e peshq. Hyrja korespondon me nje shesh te madh me vend parkime e lulishte dhe zyra e katit te pare lidhet me nje oborr te rrethuar me lule. Me tej nje pamje e bukur me nje liqen te populluar me peshq e rosa. Kati i dyte lidhet, me shkallet e brendeshme, qe te cojne deri ne katin e trete. Ne katin e dyte eshte soxhornua tejet e madhe, me guzhinen per gatim e ngrenie dhe kendin e ndenjies me oxhak, divan e poltrone e televizor bashkekohor.
Ne katin e trete jane tre dhoma gjumi te kompletuara me paisje komode, si dhe sistemi i paisjeve ngrohëse e aspiruese, dhe larësja e tharesja e rrobave. E gjithe shtepia ka ngrohje qendrore me gaz dhe sistem unik aspirimi, uje te ngrohte e te ftohte te pijshem gjate 24 oreve. Te bien ne sy, ne te gjitha katet, dritaret e stermedha, plote drite.
Te nesermen morra nje biciklete (ne shtepi secili ka nje biciklete te veten) dhe dola perreth. More po ku jam ketu? Ne perralle, apo ne ender. Shtepite te vendosura si kuti shkrepsesh njera pas tjetres me blloqe te unifikuar e te para studjuar nga grup arkitektesh e urbanistesh. Rruge te shtruara me kujdes me pllaka shumengjyreshe, te vecanta per atomjete, bicikleta e kembesore. Kudo gjelberim i perhershem. Pasterti e gjithaneshme dhe asnje grumbull plehrash, vec dy kazane hermetik per cdo shtepi, ku diferencohen mbetjet dhe qe terhiqen cdo jave, nga sherbimi komunal. Shtepite me dritare te stermedha, ku gjindja ekspozon lloj lloj xhigla- miglash te sajuara nga specialiste apo te mbledhura nga lashtesia. Makina lluksoze te parkuara para shtepive, ne vende te vecanta, apo buze trotuarve. Ne kembë nuk sheh njeri kot, po me bicikleta e makina apo qe shoqerojne qente e ndonje, qe bredh me vrap, per te ruajtur formen sportive. Pash vetem nje lypes, dhe ai modern e i veshur mire,! duke luajtur ne violine, para deres se kishes. Njerëzit, te gjate e te paster, vishen thjesht, me se shumti me te pambukta dhe me kepuce rrobe e gome. Grate te zbukuruara, te veshura e te krehura bukur, te gjata e me se shumti bjonde me sy te kaltert.
Tregtoret ishin te mbushura me mall gjithfaresh (supermarkete), te grumbulluara ne pika, diku pak larg qendrave te banuara urbane, me cilesi e cmime per te gjitha shtresat. Te specializuara, ne dyqane te vecanta kane ngelur shitja e bukes dhe kekut, dyqanet e mishit shumllojesh, djatherave gjithfaresh, pijeve alkolike, luleve etj.
Ne Hollande jane ulur kembekryq emigrante marokene, turq dhe nga ish kolonite hollandeze, qe kane dhe tregëtoret e tyre, po qe jane punesuar kudo, pa dallim. Krahasuar me ne, ne Shqiperi, ku diferenca ne paga eshte e thelle, cmimet m’u duken te arsyeshme, madje, per frutat, zarzavatet, qumshtin dhe vezet ishin te peraferta.
Vizituam dhe dy qytete Belge: Essen-in, buze kufirit, ku banun Arta me familjen, si dhe Antwerp, nje qytet i lashte, ish kryeqendra e vendit, me ndertesa te larta e rruge karakteristike. Ketu na rane ne sy prostitutat, qe kishin lokale te lincensuara, te dalluara nga ngjyra e kuqe. Drekuam ne nje restorant italian, ku pame te ulur shume te rinj, qe terhiqeshin nga cmimet e diferencuara, posacerisht per ta. Ne Belgjike ndihej nje nivel me i ulet per sinjalistiken, gjerësine e rrugeve dhe mirembajtjen e tyre. Atje, anes rrugeve, madje edhe brenda qytetit, te binin ne sy shtyllat e rrjetit elektrik, si te ishe te ne, ne mes te Kavajes.
Te nesermen, me 17 mars 2009, mesuam nje lajm qe na tronditi: Ishim ne Hollande, te shtepia e Wimit, une e Hanemja ne katin e dyte, ndersa Wimi dhe Arta, poshte ne zyre. Duke qene ne katin e dyte, te soxhornua, degjon cdo gje qe behet te zyra, ne katin e pare, se te dy katet kane nje boshllek komunikues, te kufizuar me parmake. Arta po bisedonte ne telefon, me sa duket me Mimin, djalin e daje Muratit, qe punon ne nje qender nderkombetare ne Hage. Nga ana e Artes degjohet nje britme deshperuese dhe pyetjet: Kur ndodhi, si ndodhi? Pas nje heshtjeje, Arta me therret poshte. Hanemja, nderhyn dhe pyet: I ka ndodhur gje vellait, Skenderit? Vertet, ashtu ishte. I kishte rene infrakt ne gjume, ne mes te nates. U mblodhem te gjithe te permendnim dhe ti jepnim kuraje motres, se pikelluar e te goditur aq rende, qe brenda 2 muajve, humbi dy vellezer, njerin me te mire se tjetrin.
-Pse ndodhi keshtu, me iken te dy vellezrit, njeri pas tjetrit, si nuk u gjenda dhe une atje, c’me gjeti mua te mjeren?
-Po te ishje ti atje, do ta ngjallje? Ate as gjindja e shtepise ne Vlore, nuk e ndihmuan dot. Ai vdiq pa vuajtur, pa e marre vesh as vete, si i dashuri i Zotit.
-Po, do te doja te isha dhe une atje, te ndaja dhimbjen e madhe me motrat, me vellain Dunin, qe me ngeli vetem, me Batien e mire, gruan e pikelluar e me te demtuaren dhe me nipat e mbesat e mia.
-Po nuk e kupton, Nemja ime, se kjo tregon, qe vellezerit, ty te kane dashur aq shume, sa nuk te penguan, per t’u nisur ne kete udhetim te shume pritur, per te takuar femijte e tu, te shperndare neper bote? Ne i kishim prere biletat para tre muajsh dhe nga vdekja e Muratit kaluan, sic e do tradita jone fetare, mbi 40 dite, ndersa Skenderi vdiq, gjithashtu, pa te ndalur, pasi ti kishe fluturuar me avion dhe kishe mbërritur te vajza e vogel, ne Hollande… Keto arsyetime e lehtesuan dhe e kthyen ne realitet Hanemen dhe i dhane kuraje, per t’u stabilizuar dhe gradualisht, per te ecur drejt njefare normaliteti te metejshem, aq me teper per ta mbajtur te fshehur shqetësimin dhe dhembjen e madhe, per mos ta kaluar te mjedisi perreth. Pas kesaj morrem ne telefon Shqiperine dhe beme ngushllimet e nevojshme.
Per fund jave na erdhi per vizite nipi i Hanemes, Durim Bani me te shoqen, Even dhe te birin 12 vjecar, Klajnertin. Kaluam disa ore së bashku, duke medituar e kujtuar te afermit tane ne Shqiperi, e sidomos duke perjetuar, ne kujtim virtual, ndarjen e dhimbjes me njerezit e familjes Bani, ne Vlore.
Sesa shpejt iken nente dite as qe e morrem vesh.

*

Ne daten 24 mars 2009 nisemi nga aeroporti i Brukselit, me nje avion te shoqerise Jet Ayrwais 9W 230. Na shoqeroi deri te kontrolli pasaportave Wimi, madje deri te Gejti yne, personeli i sherbimit na hipi ne dy karike me rrota, nga ato te paraplegjikeve, duke na terhequr nje zezak nga indonezia, si te ishim rikshi e kuli, ne mes te Kines. Asnje lloj kontrolli. Ne stolat, afer gejtit te hyrjes te avioni yne, ishin ulur vetem indjane: shumica e burrave me ato tip callme rreth kokes dhe grate, ne ballin me pike mes vetullave, e me veshje te lehta, si shalle, rreth trupit. Ata kishin ardhur nga Nju Deli, per te fluturuar drejte Kanadase. Ne avionin, me rreth 400 vende, shumica ishin indjane, midis tyre shume femije, qe qanin e cirreshin, pa pushim… Lidhem rrypat e mezit, hapem televizoret e vecante per cdo pasaxher dhe zgjodhem rrubriken me filma. Sjellje shembullore e personelit, larje duarsh me pece te sapo sterilizuara, ushqim me menu, shume i pelqyeshem dhe i bollshem, ne ! tre vafte. Kafe, caj e pije freskuese, sa here te doje.
Mbërritem ne Aeroportin e Torontos pas 8 orë udhetimi dhe me nje ulje te kendeshme. Procedurat i kaluam me lehtesi dhe pa na ndihmuar kush. Ne zyren e emigracionit na priten me ngrohtesi dhe na sherbyen shpejt. Pastaj morrem valixhet dhe me nje karo dore dolem ne peron, ku takuam Linditen dhe Majkllin. U perqafuam te mallengjyer. Majkllin, qe e kishim pare, vecse ne fotografi, e futem menjehere ne zemer, se na u duk edhe me i mire nga ckish pozuar: i gjate dhe i ri, me trup atleti, i qeshur e i gezuar. Hipem ne Benc Mercedesin 320 te Lindites dhe pas 15 minutash arritem ne Missisuaga ne “ 3091 Joel Kerbel Place” .
Ishte prekes dhe mallengjyes takimi me mbesen time 21 vjecare, Valmiren dhe nipin 19 vjecar, Denin, me te cilet nuk ishim pare qe prej gati 8 vjetesh. Tani, te rritur e te zbukuruar, studente universiteti. Na erdhi keq tek i pame aq te mire e perfaqësues te denje te races se bukur shqiptare, kur kishin filluar ta harronin gjuhen e memes dhe mendonin per ta gjetur fjalen e kerkuar. Kjo, nga qe nuk kishin asnje kontakt me shqiptaret, per nje kohe te gjate. Po me tej, si do vejë? Duket me kot une andej, nga maja e Llogorait, i frymezuar nga ajo pamje fantastike, thur poezi e, si gjysh, jap porosi:

Kur ngjite në Llogora
shikon larg në horizont
thua: mos nga qielli ra
mrekullia e pa zakontë,

që formon këtë kontrast
të pa parë në asnjë rast.
Mali lart, gjithë gjelbërim,
deti, poshtë, në pambarim?

Rri, shikon: det edhe gurë,
Zogjtë mbulojnë pishën flamur,
dera, drerë, dhelpra, kunadhe,
qengja, keca hedhin valle!

Në Palermo, poshtë, kur zbret
te kish’ e Vasiliqisë,
valanidh, shqope dhe det,
vend qëndrim i perëndisë

Hyni, djem, rini,mendoni!
Sa shumë gjak dhe sa shumë lot
Historinë e lashtë kujtoni!
Si Shqipëria s’ka n botë!

Fryn një fllad e një duhi
plakun e bëjnë më të ri,
të riut i japin mënd.
Si mund të lihet ky vend?

Keta, nipat tane ne Kanada, as qe arrijne dot me te lexojne ne shqip, pa le te kene nder mend te rikthehen ne Atdhe … Po, le te kthehemi ku e lame:
Shtepia e Lindites ishte e bukur dhe komode. Ne nje bllok te ri ndertesash tre kateshe, qe ende nuk eshte sistemuar plotesisht, afer Parkut. Ne hyrje, pasi lije majtas garazhin e bollshem, qe hapej me pult, nga larg, ne te djathte, nepermjet 5 shkalleve hyje ne koridor dhe ngjiteshe ne katin e dyte. Majtas nje dollap muri per kepucet dhe veshjet e renda. Kati dyte nje salle ndenjie e ngrenie, te kompetuara me se miri me sallon pritje, televizor të stermadh “Magnavox”, tavoline komode e karrike te rehatshme, rrafte te mbushur me libra, panorama e portrete te çmueshme ne muret, bufe e kondrabufe guzhine, lavapjate, lavastovilie, sobe lektrike dhe me elktrovale, frigorifer teper i madh, filtruse e ftohese uji te pijshem, si dhe te gjitha paisjet e tjera bashkekohore. Nga te dy krahet veri e jug dritare te medha, si dhe nje ballkon i bollshem.
Me shkalle te brendeshme zbret si ne katin e pare, apo ngjite ne te tretin. Ne katin e pare, vec garazhit ka nje dhome gjumi, nje banje, dollap muri, si dhe dalje ne nje oborr te vogel. Hedh syte te muri anesor dhe lart sheh te varura dy lanca te vogla kanotazhi. Po keto jane tonat, na shpjegon Lina, dhe i perdorim vete, ne ujkendet e posacme. Prej katit te pare zbret ne katin e nendheshem, ku jane vendosur larësja dhe tharësja e rrobave, kasaforta e madhe, bicikletat, rrobat edhe kepucet e stines se tejkaluar, te vendosura ne dollap e me sistem dhe, me tej, depo te bollshme, per cfardolloj nevoje ne perspektive, e ndofta per te shtuar e ndertuar edhe nje dhome te re. Ne katin e trete jane tre dhoma gjumi, te kompletuara me dollape muri, krevate e dyshekë te rehatshem, si per mbret dhe paisje te tjera te domosdoshme, si dhe dy banja njera me vaske e tjetra me dush.
Per ne ishte pergatitur nje dhome e posacme, me krevat, dyshek e jasteke shume komodë, ne katin e trete, me pamje nga jug- perendimi. Fjetem, sikur te ishim ne shtepine tone.
Te nesermen dola qysh heret ne mengjez, kur te gjithe shkuan ne punet, apo shkollat e tyre dhe une ngela vetem me Hanemen. Keshtu bera dhe ditet e tjera, pasi shkeputesha nga Hanemja dhe Kompiuteri, dhe qenushi “Maks”, miqte e mi me kohegjate. Do me jepet rasti per pershkime gjeografike, apo takime shoqerore e miqësore, po nuk mund te le per me tej impresionet nga nje vizite e jashtzakonshme:
Ne, megjithese kane kaluar 24 ore, jemi ende te "goditur" nga mrekullia Niagara!
Ne daten 28 mars 2009 ishte nje kohe e bukur, qe na ndihmoi te shijonim ngjarje e njohje te reja, te vecanta: Bukurine mahnitese te katarakteve dhe fotografimin e tyre nga disa kende veshtrimi; lojen ne kazino dhe gezimin e fitimit qyl; ushqimin superdoze, me cmim fiks; fluturimi ne kabinat komode te karoselit gjigand me pese rrotullime; shikimin ne lartesine 59 metroshe nga tunelet e keshtjelles dhe kontakti freskues me sterkalat e Niagares; viziten ne shtepine e fluturave me mjediset speciale per qindra specie te papara, nga me te cuditshmet e me te bukurat. Kudo turma, kryesisht pleq, deri qe gati zvariteshin, nga te gjitha ngjyrat dhe racat e botes.
Ajo qe te ben pershtypje ketu eshte klima e ashper dhe e paqendrueshme. Megjithese prill, pranvere ne Shqiperi, qe ta ka enda te dalesh e te shetisish ne natyre, qofte dhe ashtu, me mjedise jo fort te pasterta e te kultivuara, ketu, ne Kanada takon qe sot eshte nje klime e pranueshme dhe kohe me diell, neser te jete shume ftohte e me shi, dhe mund te ndodhi qe mengjesi i pasneserm te jete edhe me bore. Sot, data 6 prill 2009, gdhiu me bore te shtruar, mbi catite dhe rruget.

Njezete dite me pare
Ne, ishim ne Vlore.
Atje, lame behare
Ketu, bie bore.

Shkelqen Niagara,
Zbardhet Kanadaja,
Mbuluar nga bora…
Oh, s’ka si Kavaja.

Nuk ka as, si Braka,
Nuk gjen kund, si Vlora.
E mire Misisuaga,
Po, se sheh nga bora.

Ketu hasim me ca norma te tjera jetese. Ka me pak bashkesi familjare. Secili mendon per vete: punon e mbledh para per nevojat vetiake; gatuan, me se shumti, per vete dhe po vete i lane enet, apo teshat personale. Neqoftese te merzitet e te rendohet burri, a gruaja e ndan, merr nje tjeter e bashkejeton me te, duke i ndare ne mes shpenzimet e qirase, apo shpenzimet e tjera te perbashketa, por pa u armiqesuar me bashkeshortin e pare dhe, kur eshte nevoja, duke e takuar dhe e ndihmuar ate, apo duke ndare ndonjefare pergjegjesie per femijet e perbashket te mitur. Pas moshes 18 vjec femija nuk te pyet me, si prind dhe si rregull, del “ne buke te vete”.
Gjindja, ketu, ne Kanada punojne shume, pa qiber, ne cfardolloj punesh dhe kur gjejne, angazhohen me pune te dyta, boll te nxjerrin sa me shume te ardhura. Me sa duket, si i nxjerrin, shume me teper nga ne, ashtu dhe i shpenzojne ato, sidomos per qirate e larta, ndricimin, ngrohje-ftohjen dhe ujin, shpenzimet per autoveturat ne karburant, siguracione, remonti e gjoba policie, si dhe per taksa e tatime te larta lokale e shteterore. Bilanci, me se shumti masivisht, eshte negativ dhe manovrohet me kartat dhe kredite bankare. Po, ama, rrojne, si njerez te qyteteruar, me konceptin se jemi qenie te perkohshem dhe nuk duhet vrare shume mendja.
Edhe per te ngrene, si rregull, tjeter gje. Nuk kane orar preciz per vaftet, mandje as vaftet tona klasike. Hane kur ti marre urija. Mengjezi haet me kembe, ose merret me vete: Kafe amerikane, lengje frutash, sufllaqe te pergatitura me feta buke e ne mes tyre sallatra, djathera manure, rrypa mortadello, apo proshute. Darka eshte vafti baze, po nje darke-dreke, sa vijne nga puna, rreth ores 18-20. Atehere, shtrohen ne tavoline me sallatra e barishte gjithfaresh, fileto peshku, apo llomka me bifteke vici te pjekur ne furre, garniture nga kavanoza te gateshme me sallce e perberes te tjere te shijshem dhe gjithnje shoqeruar me vere cilesore. Vone, para gjumit secili konsumon lengje, ose fruta te fresketa. Pak buke, pak kripe e thuajse fare yndyre dhe shume uje, direkt nga cesmat, pasi e filtrojne dhe e ftohin.
Si rregull, ne qytet, e bejne pazarin nje here ne jave, duke shkuar me makinat e tyre personale ne supermarketet universale.
Pak njerez gjen ne rruget e tyre te gjera e te pastra, e te ndertuara me se miri, te gjera, me sinjalistike te thjeshte e te kuptueshme, me mbikalime te shumta dhe bajpase te lehta, te shtrira ne transversalet Veri-Juge, e Lindje-Perendim; apo ne kafenete e rralla e parqet e shumta te populluara me zogj gjithfare ngyrash e ketra zijosh. Ne kembe sheh vetem qytetare te pakte, qe rendin per freski e kalitje trupore, si dhe zonja, apo zotrinj, qe u sherbejne e shetisin te terhequr prej rripave nga qentë e tyre te races.
Ka njerez nga te gjitha ngjyrat, te padiferencuar prej njeri tjetri. Shume aziatik e me pak afrikane i sheh, te ulur apo ne kembe, per te ngrene, apo pushuar ne lokalet e specializuara per ushqim kineze apo vietnameze, japoneze, apo indiane. Ka kudo klinika me emra e mjeke aziatik.
Nje qyteze kineze, me mjedise te shumte, gjendet fare afer nesh. Atje ka shitore te specializuara dhe supermarket te kompletuar me gjithfare mallrash te zgjedhura, cilesore e te vendosuar bukur, per te varfer e per te pasur, po gjithnje te etiketuara e te sortuara, te fresketa e te konservuara, me cope apo me peshe. Dhe kudo nje buzqeshje e sjellje e kulturuar, qe te grish per blerje e begenisje. Edhe ndertimet apo zbukurimet ketu kujtojne Kinen e tyre te dashur, punetore e paqesore. Kur une i them Majkllit se dhe te ne, ne Shqiperi, po vijne shume kineze ai ma kthen: “Kjo te bind se Shqiperia po futet shpejt ne rrugen e zhvillimit. Kinezet jane indikatore te leverdise ekonomike dhe e kerkojne ate, te paret, kudo qe te ndihet”. Me tej eshte duke u perfunduar nje qender tregëtimi, njekohesisht dhe pushimi e argetimi, e madhe dhe e bukur indiane. Ne keto ane duket se aziatiket jane popullata me dominuese nder emigrantet. Ata i sheh kudo tek sherbejne, punojne, pleq e te ! rinj, duke shoqeruar femijte e tyre te shumte, apo ne levizje me automjetet e tyre, kryesisht japoneze, gjermane e amerikane. Po, vendas e me te hershem, ata qe e drejtojne Kanadane, me te shumtit, me te pasurit e me te diturit, jane anglezet dhe pas tyre, francezet dhe italianet, si dhe evropiane te tjere nga Spanja, Irlanda, Rusia, etj.
Vizituam edhe nje “Moll”, tregetore te madhe, me dhjetra pavione , disa kate, nga ku hipje me shkalle te levizshme, me pafundesi shitoresh te specializuara, te mbushur me mallra cilesore e te shumellojshem, te prura nga te gjitha anet e botes. Kishte aty mjedise per ngrenie, pije freskese, akullore (deri edhe per diabetike), kende te gjelberuara per lexim shtypi e reklamash, per shlodhje e relaks. Te gjitha komode te ndricuara dhe te ajrosura mire dhe me sistem qendror ngrohjeje optimale. Kishte nje sinjalistike me qendra orientuese e tabela per te levizur, me lehtesi, ne ato labirinthe, ku ndryshe, mund te humbasesh.
Vizitova dhe supermaketin “IKEA”, te madh e te specializuar per te terhequr cfardolloj malli te nevojshem per ndertime e paisje shtepiake. Duhet te zgjidhje e te merrje cfare te doje vete e, pasi ta paguaje, kryesisht me kartkrediti ne makina automatike, ta transportoje mallin e blere, me karro dore e ta ngarkoje ne mjetin tend. Merr e ik, per hesapin tend, pa qene nevoja te pyesesh njeri, se malli eshte i vleresuar ne etiketat, apo tabelat perkatese dhe ke udhezimet e hollesishme, shpesh ne disa gjuhe, si ta montosh, kur eshte rasti, apo si ta perdoresh ate. Kur pagesa kryhet me kartekrediti ne makinat elektronike, mund te mos biesh ne kontakt fare me njeri, me asnje shites, apo punetore sherbimi. Natyrisht cdo gje kontrollohet nga kamerat perkatese dhe nga ndergjegjja, apo frika e klientit, i cili detyrohet te respektoje kriteret e caktuara, ndryshe vihet para saksioneve te renda.
Ne tregtoret me mallrat e zhvleftesuara, gjeje cdo gje me cmim te lire (natyrisht jo aq lire, sa te Gabi yne), ndersa te ndonje tregtore e specializuara, gjeje cfardolloj malli, fare te lire, me cmim nje dollare. Kudo mallin mund ta blije dhe ta ktheje, kundrejt konfermes, poqese beheshe pishman.
Ne nje ujkend bujtem per darke te nje restaurant me gatim grek. Ishim me Linditen dhe Majkllin. Ushqime gjithfaresh, me guzhine si te ne: nga qoftet, byreku, japraku, shishqebap e deri te embelsirat dhe frutat. Mund te haje sa te doje dhe t’i mbushje pjatat disa here, me nje cmim fiks paraprak. Hengrem dhe e tepruam, si te babezitur, aqsa edhe ne mengjes nuk kishim me uri. Mentalitet shqiptari: Mos te na shkoi dem, asgje e paguar.
Ne nje tjeter ujkend, kete radhe edhe me nipin e mbesen: Denin dhe Valin shkuam, po me makine, ne nje restorant cilesor “Le Castelio”. Vera e mire dhe ushqimi cilesor, qe nga berxollat e bifteket e vicit e deri te gjithfare prodhimesh deti, gjithnje shoqeruar me garniture e sallata te shijshme, ishin aq te bollshme, sa qe ne nuk i pergjysmuam dot, por ne fund, na i paketuan ne kuti te vecanta dhe i konsumuam, per gjithe diten, te nesermen ne shtepi. Shume e shijshme, ketu ishte njelloj sallate me gjethurina e barishte, djathera, salce e perberes te tjere, qe u pergatit nga guzhinjeri, aty afer ne nje tavoline, ne prezencen tone dhe qe, ndare ne pjata per secilin, u henger e para, me shume shije. Falas nga pronari te jepej dhe nje oreksndjellse me tranguj kornishone turshi, bukehudhre, gjalpe rrumbull, sa nje kokerare e djathe te shkrire, si gjize. Sherbimi ketu ishte shume i mire: Behej pronotimi dhe rezervimi i tavolines qysh me pare, ne pritje, sa hyje, te sherbenin pe! r heqien e palltove dhe vendosjen ne garderobe, te shoqeronin kamarieret dhe te servisnin fillimisht bonusin e lokalit dhe uje te ftohte me akull, nga ibrike inoksi dhe te rinin ne koke per te plotesuar shpejt cdo lloj kerkese. Natyrisht, cmimet ishin forte te “kripura”. Perfundimisht, ngelem shume te kenaqur dhe falenderuam organizatorin dhe nismetarin e ketij ujkendi, Majkllin, dhendrin tone te mire e te kujdeseshem.
Me daten 5 prill, nipi im Deni, organizon nje shetitje me makinen e tij amerikane Shevrolet dhe me te shkojme deri ne qytezen e afert Brampton. Nuk kishte gje te vecante, e te dukej si vazhdim i Missisuages, duke kaluar nga veri jugu ne lindje perendim. Kudo rruge te gjera, me disa korsi, pastaj autostrade me kufizim shpejtesie 90 deri 120 km. Ne kthim ndenjem ne nje Park, buze liqenit super te madh Ontario. Bimet kane filluar te celin dhe bari te gjelberohet. Ne liqen patat e paprekshme nga njerzit dhe qytetarë tek tuk, qe kane filluar te peshkojne. Ketrat na shoqerojne kudo. Aty me poshte nje grup aziatikesh, qe duket se dic festojne. Dikush eshte duke furnizuar e pergatitur barbikjune per te pjekur mish a peshk. Mesova se patave, qe lundrojne aty afer, nuk duhet t’u hedhesh ushqim, ndryshe gjobohesh nga policia. Gjobe te rende, rreth 100 dollare merr edhe po tu tek te permjeresh jashte, qofte dhe ne nje bythe peme, apo ndene nje kembe ure, sic behet ne Lane. Po te haro! sh rripin e makines pa e vene ke 200 dollare gjobe dhe, po protestove te shtohet, po e shkele shpejtesine e lejuar, te hiqet patenta. Dhe ne themi sa te civilizuar jane keta njerez: nuk hedhin nje bisht cigare apo nje cope letre perdhe. Hidhe, po deshe teken dhe huqin tend, pa do te te fluturojne dollaret.
Me daten 7 prill ndihet nje zile e forte ne telefonin tim “mexhikxhek”, qe ma ka dhuruar im bir (nje USB, sa nje kuti shkrepse) dhe kete marifet, nje magji te elektronikes, e mbaj kudo me vete, te lidhur me Laptopin. E ngre receptorin dhe degjoj nje ze te dashur ne shqip. Ishte Bert Poshnjari, nipi i ish futbollistit te njohur vlonjat, Pandeli Opingari (Pompeos), dhendri i shokut tim te ngushte Llambi Kona. Berti nje burre i gjindshem e gjithnje ne humor, me propozo nje kafe. Hipim ne Bencin e tij lluksoz 320 dhe nisemi drejt Torontos. Ishte ftohte dhe sapo qe shkrire bora.
- Si rroni ketu, ju mesdhetaret, o Berti. Ketu, jeni, patjeter, te kenaqur nga infrastruktura rrugore, komoditeti brenda shtepise, me ngrohje, uje e drita: bolleku dhe cilesia ne mallrat e konsumit ditor, per ushqime e veshmbathje; punesimi dhe kredite, kur i kini pararametrat e kerkuar. Per te gjitha keto, aferim ju qofte. Po, eshte ftome e madhe, o vella. Te lesh Vloren, me 300 dite diell, e te vish ne Toronto, me 300 dite reshje, nuk eshte ndonje mencuri e madhe. Kete pyetje e shtroj sidomos per ty, qytetar evrope, inxhinjer ndertimi e biznesmen i sukseseshem, me pasuri e katandi ne mes te Tiranes. Nuk them se ti nuk rron mire edhe ketu, po ketu as qe duke si individ, ndersa atje je elite.
Pse nuk kthehesh dhe, bashke me shoket e tu te rinj e te ditur, ta besh Vloren si Toronton?
-Po te degjoj me vemendje, i dashur Luan dhe te jap te drejte. Une kete e kam menduar dhe kam bindjen qe keshtu duhet bere, tani, qe po krijohen hapsirat e nevojshme per zhvillim e per jete me te mire edhe ne Shqiperi. Po, na ka rroberuar Kanadaja me politiken e saj te mencur globale, na ka vene zgjedhen e parase dhe te “iluminitetit”. Dua une, po nuk do Elvira, ime shoqe. Ajo, matematikane ne Shqiperi, ketu investoi mund, dije e para dhe mori kulture kanadeze dhe tani, si mesuese matematike, paguhet mire e ndjehet e kenaqur. Femijet e mi kane rreth 10 vjet qe banojne ne Kanada dhe nga Shqiperia u larguan te vegjel. Ata i ka magjepsur dhe iluminuar Kanadaja, duke ua perkedhelur prirjet vetiake per sport, per balet e drejtime te tjera dytesore, duke i ushqyer me doza te natyrshme ne keto drejtime, pa i lodhur e pa i stermunduar me ngarkesa per studim te thelluar e te renduar. Kjo i ka afruar shume me Kanadane, aq sa ata tani e adhurojne ate, pa qene te vullnetshem per kth! im ne Shqiperi, madje as ne Itali, per te plotesuar studimet, e aq me pak per banim. Ka dhe probleme te tjera: Kemi edhe ketu debitore e kreditore, shtepi e pasuri, e ne kete kohe krize, vlera e tyre eshte me e vogel, etj Ti, thua per mua pse nuk kthehem, po ka ketu plot shqiptare, mandje dhe me diploma universiteti, qe bejne pune te rendomta, po qe nuk kthehen me. Eshte dhe ceshtja e krenarise vetiake, per mos t’u quajtur deshtak, po edhe e pasigurise per te gjetur atje pune e jetese normale. Duhet qe shteti shqiptar, tani, te meret me shume me emigrantet, per t’i mbajtur gjithnje prane memedheut dhe, kur puqen interesat nga te dy anet, te krijoje dhe kushte riatdhesimi.
Duke biseduar me Bertin, nuk e kuptuam se si na iku koha. Kishim mbërritur ne Toronto te Kafja, ku hera heres mblidhen dhe shqiptare, po nuk gjetem ndonje te njohur. Morrem nga nje kafe ekspres dhe u nisem per te shtepia e Bertit. Na priti Arianthi, vjehra e Bertit. Une i dhurova gazeten shqiptare “Republika”, ku kisha botuar nje artikull perkujtimor, me rastin e gjashtevjetorit te vdekjes se burrit te saj, Llambi Kona, shokut tim te ngushte te femijerise. Arjanthi me priti me mall e me dashuri.
Shtepia e Bert Poshnjarit, ne Toronto, e blere me kredi dhe e likujduar plotesisht, ishte nje vile tipike kanadeze, me dy garazhe, oborr te madh dhe tre kate, perfshire nenkatin prej betoni. Ne katin e pare nje zyre e kompletuar me te gjitha paisjet kompiuterike, dhoma e ndenies, e gatimit dhe e pritjes, te pajisura me shije e me gjithcka te nevojshme si dhe dy garazhet e automjeteve; ne katin e dyte tre dhoma gjumi te bollshme dhe tre banja, kudo me dollape muri dhe te gjitha mobiliet dhe komoditetet e nevojshme. Nenkati formonte nje siperfaqe te madhe, ku mesonin te qete femijte, te kompletuar me gjithcka u nevojitej, qe nga tavolinat, kolltuqet, raftet, sistemet kompiuterike per te dy. Ne nje qoshke ishin vendosur paisjet per ngrohje uji me bolier te madh e sobe, qe perdornin si lende djegese gazin metan.
Ketu e pashë me nga afer konstruksionin e lehte dhe praktik te shtepise tipike kanadeze: Nje katllavan, rreth 2.5 m lartesi, ku derdhen mure betoni perimetral me trashesi rreth 10 cm. Per katet e tjera muret ngrihen ne lartesi tek tulle, me ngjyra te vecanta per cdo shtepi, apo bllok shtepish, vishen me lesh xhami dhe pas tij me kartonxhes. Midis tulles dhe kartonxhesit, bashke me leshin e xhamit nderthuret dhe rrjeti i instalimeve elektrike e hidraulike. Dyshemete jane me dërrase e tallash druri te presuar, mbuluar me parkete, makete, ose pllaka qeramike, ndersa tavanet me panele kartonxhesi. Catia mbulohet me leterkatrama (te ashtuquajturat tjegulla kanadeze). Kollonat formohen nga tubo inoksi te lehta ose trare druri. Pra, gjithcka, per te ulur ne minimum koston e ndertimit, brenda disa parametrave te caktuar superiorë jetese dhe ne funksion te ruajtjes maksimale te energjise termike.
*
Eshte data 10 prill 2009, dite e premte. Te papriturat nuk paskan te sosur. Kete radhe surpriza ishte pjelle e nje bashkepunimi nderkontinental: Arta nga Hollanda, Lindita nga Kanadaja dhe Kamani nga Amerika, te tre pinjollet tane gazmore, ishin marre vesh per te organizuar cdo gje ne heshtje. Une dhe Hanemja ishim te shtrire ne krevat, per pushimin e mbasdites, te perqendruar ne lexim romanesh, cka mbushte me kenaqesi boshllekun ne kohe, nje tradite e hershme kjo, qysh nga femijeria jone -“Gjyshi Lanka, nena Nemja, Ajlavju- verimac (Ju dua shume)”, dikush ishte futur nga dera dhe po na belbezonte afer veshit. Kthejme koken, c’te shohim njerzit me te dashur: nipi i vogel Nikolasi, vetem 3 vjecar, qe po na fliste, na puthte e na perqafonte me dashuri; djali yne i vetem, Kamani dhe nusja e bukur e djalit tone, Adela, qe te dy mjeke te specializuar ne Amerike. Pas tyre, Lindita, vajza jone, kryeorganizatoria, duke qeshur. Dhe ne, krejt te hutuar e te cuditur.
-Po ju, nga zbritet ketu, nga qielli?
-Shume e sakte, sapo zbritem nga qielli me aeroplan: Nga Cikago ne Misisaga, vetem per nje ore e gjysem, pergjigjet shpejt, im bir.
Ishin pushimet e Pashkes Katolike dhe ne ndenjem tre dite me ta. Vertete u lumturuam, na u shtua jeta. Ishte i jashtezakonshem Nikolasi. Emrin e dyte, sic e do rregulli ne Amerike, e ka edhe ai Kaman, ndersa e therrasin shkurt, Niku. Ai, gjate te tre diteve, nuk na u nda, per asnje cast.
-Po kjo cudi, thoshte Hanemja, kur ne e takuam, se fundi, ne Vlore, ky ishte vetem 18 muajsh, dhe ne kemi 500 dite pa e pare, ndersa vogelushi nuk na ndahet, sikur te kishim qene per dite me te, duket, na afron gjaku i perbashket. Po sa i mire eshte, sa i embel, sa i qeshur, sa i zgjuar, tepke si i ati, madje, edhe me i mire, se, me sa duket, trashegon cilesite me te mira te dy prinderve te vet.
Pasi hengrem dreken e mrekullueshme, qe na kish pergatitur Majklli, dhendri yne kanadez, duhet thene me mjaft mjeshteri, ne dolem me kembenguljen e Anit e vizituam tregetoret perreth.
-Asnje ndryshim nuk ka nga Cikago, tha Dela, kur ishim ne nje Moll te madh. Po ai bollek malli, po ai sistem estetik paraqitje, po ato cmime.
Shpejte e morem vesh qellimin e vertete urgjent te vizites ne kete tregtore: na mbushen me dhurata.
*
Nje tjeter ngjarje gjurmelenese ishte vizita te “Tora Kanadeze”, nje veper monumentale e ndertuar ne vitin 1972, ne qender te Torontos, 530 metra e lartë, nder me te lartat ne bote. Pasi ngjiteshe me nje ashensor me shpejtesi 20 kilometra ne ore, brenda pak minutash, duke degjuar shpjegimet e ciceronit, pa e mare vesh, arrije lartesine maksimale. Aty dolem ne nje fotografi kolektive dhe zume vend ne sallen e madhe rrotulluese, me xhamllek anesor. Prej andej e shihje Toronton si nga aeroplani, ne te gjithe madheshtine e saj dhe nga te gjitha pozicionet. Ja aty poshte gradacelat e Dowontoun-it Torontian me qendra biznesi e hotele me emer: CITI, RBC DEXIA, BMO, Bahraton Centre, Hilton, Shareton Centre, Roial York, etj. Platforma gjigande e restorantit rrotullohet gati dy here dhe per ne pamje te tjera madheshtore shfaqen: Hekurudha dhe trenat qe levizin; oxhake te larte fabrikash, cuditerisht, pa tym; liqeni i madh e i pafund, i Ontarios, gati sa dyfishi i siperfaqes se Sh! qiperise; nje ishull ne mes te tij me banesa allasoj; anije qe levizin e nderlidhin brigjet midis ishullit dhe Kontinnentit; nje aeroport, me tej, me dhjetra aeroplane te vegjel, qe ngrihen e ulen, njeri pas tjetrit; parqe te shumte me peme e kushte argetimi, pushime e qetësie; kudo gjelberim e rruge me mbikalime te drejta e te gjera dhe ne te gjitha drejtimet me qindra automjete ne levizje apo parkim.
derkohe kamarieret vene e vijne dhe na servirin menunë e pasur e te vecante me sallate te shijshme, gjelle me mish shumellojesh, apo peshk sipas deshires dhe embelsire, zupe, apo akullore, shoqeruar me vere cilesore. Salla eshte e mbushur plot, me banore te te gjitha kontinenteve. Cmimi fiks 35 dollare per person, me shtesa per teprimet e kerkuara jashte limitit.
Zbresim, te kenaqur, ne katin e dyte: Mund te kaloje te nje dysheme xhami e, kush guxonte, do te shihte poshte kembeve nje humnere te vertete maramendese, 500 metroshe. Ne kete kat, si dhe prane restorantit, kishte. me tepri, banja per burra e gra, te pastra e praktike, me uje, detergent, tharëse me ajer, apo leter higjenike. Edhe aty, ne platformen statike, per vizitoret qe nuk kerkonin ngrenie, kishte mjedise ku mund te admiroje pamjet e bukura te Torontos, duke levizur ne te gjithe perimetrin, ose duke perdorur, natyrisht me pagese, dylbite e shperndara buze xhamave, gjithandej. Per te zbritur, gjithashtu, duhet te zije radhe dhe kur plotesoje numrin e kerkuar, te angazhoje ashensorin perkates. shoqeruar nga personi i posacem i sherbimit..
Largohemi si te hutuar, duke uruar e bekuar kete popull kaq vital, keta shkencetare e mjeshtra me mendje te shquara, qe kane projektuar e ndertuar kete kryeveper njerezore dhe ku pa, afer Polit te Veriut, ne kete klime kaq te ftohte, sigurisht, me kushte tejet te veshtira.
Mbas dite, ndersa im bir me familjen e tij, ishin per vizite te disa te aferm nga gruaja, Majklli perveshi menget dhe u be protagonist i artit te kulinarise. Produktet e tij mjeshterore, qe i shijuam per darke, ishin, gjithashtu, nje gje shume e vecante, per t’u mbajtur mend gjate. Paskan qene me fat vajzat e mia, per bashkeshortet qe kane zgjedhur, duke e vendosur veten ne radhet e “zonjave te renda” perendimore. Do largohemi per Shqiperi, si prinder te qete e te sigurte, se ato, me se fundi, e kane gjetur lumturine e kerkuar.

ATY DO KTHEHEM

Shame, prape, o Niko,* shame…
Ku ti gjeje sharrjet e tua,
Se, tani, qe s’jemi prane
E ndjej, o shok’, sa ju dua.

Po ju them nga larg ca fjale,
Te kuptoni, si kam shkuar
Isha plak, u bera djale,
Po, per ju, fort jam malluar.

Ngjitem larte, afer … Neptuni,
Thashe- kalova permbi diell,
“Marifete firauni”:
Nuk shoh toke, po vetem qiell.

Iki, me ore fluturim,
Aeroplan supersonik
Nisem darkes, sos n’ agim:
Ne Kanada, Nord Amerike.

Mberriti, mberriti, ja, po zbret…
Gjigandi rreshqet mbi rrote,
Ska me re, nuk ka me det,
Po cudi, e tjeter bote.

Valle ku shkelem, ceshte ky prag?
Eshte nje vend krejt i prarar,
Emerin e ka Misisuage
Si nga Zoti i bekuar.

Popullata me shume raca,
Siperfaqe pa mbarim,
Pa kodrina e pa taraca,
Vendi- kantier ne ndertim.

Dhe ka plote gjera te para:
Toronto, Tora e Lart,
Te mrekullon Niagara
Ontario, liqen i arte.

Pa e mbushur plot nje muaj
M’erdhi karta e rezidentit
Kanadez nis e me thuaj!
Jo, or jo. Jam bir i detit.

Aty, ku Linda, ne Vlore
Prap do vije e te shullehem
Dhe ti zbardh floket–bore,
Ne mesin tuaj te prehem.

Toronto, 22.04.09 LUAN CIPI

* Shoku im, nga Vlora