E shtune, 20.04.2024, 02:08 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Balliu: Jam i gatshëm për një libër tjetër me 400-500 faqe me krimet e Nexhmijes

E hene, 27.04.2009, 06:35 PM


“Zonja e Zezë...” është veç një proces, jam i gatshëm për një libër tjetër me 400-500 faqe me krimet e Nexhmijes

Nga Fahri Balliu

Në radhë të parë përcjell këtë falenderim më të thellë ju të cilëve keni ardhur sot në këtë promovim libri. Falenderoj veçanërisht Vatrën, dhe kryetarin e saj, zotin Agim Karagjozi, dhe gjithë kryesinë e saj që organizuan këtë promovim libri. “Vatra” dhe ju, keni qenë dëshira ime për t’ju takuar, në kuptimim më të thellë të një "Vatre të ngrohtë të shqiptarizmit në mërgim". Vatra ishte ajo që përfaqësoi për më shumë se një shekull në Amerikë, patriotizmin dhe atdhetarizmin e madh shqiptar. Ajo nuk e humbi asnjëherë busullën e vet të dashurisë për vendin e saj - Shqipërinë. Dhe kjo nuk ka qenë e lehtë që të mos e humbasësh busullën rrugëve të mërgimit. Mbasi edhe nuk ka qenë e lehtë për vetë rrugën që ndoqi Vatra, vështirësitë dhe problemet e mëdha shqiptare që hasi ajo në rrugëtimin e saj historik, prej ditës që u krijuar më 1909-n. Nuk ka qenë fare e lehtë, për Të, të përballojë në mërgim egërsinë e regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, gjatë sundimit të tij disa dekada. Pasi këto çështje të cilat lidhen edhe me emra të tillë si Enver e Nexhmije Hoxha, nuk "mbajnë më urrejtje, inate apo nostalgji" por duan një vlerësim dhe gjykim real, për atë gjëmë që i bënë ata për sa e sunduan Shqipërinë. Sepse problemi ka qenë dhe mbetet shumë i thellë, edhe më shumë sesa e njihni ju dhe e keni menduar deri më tani. Është duke dalë në shesh se çfarë ishte ky planë dhe çfarë ishte ky rregjim i pa imagjinueshëm për ne shqiptarët.
Dhe zbulimi i kësaj gjëme vetëm sa ka nisur dhe nuk ka mbaruar dhe as që ka për të mbarur ndonjëherë, po të llogarisim atë se çfarë është bërë për 50 vjet të sundimit të Enver Hoxhës e klikës së tij në Shqipëri, dhe dëmit të madh që i ka sjellë ai dhe regjimi i tij Kosovës e çështjes shqiptare në përgjithësi. Është veç një proces libri im, ai mund të jetë një ndër dallandyshet e para të kësaj të vërtete. Dhe nëse do të ulem - dhe do të ulem patjetër - kam një mal me kujtime dhe shënime për të shkruajtur përsëri për Enver Hoxhën dhe Nexhmije Hoxhën. Aq sa një libër tjetër mund edhe të shkojë më shumë se 400-500 faqe. Pra të themi të vërtetën në këtë kuptim, Vatra dhe njerëzit e saj, kanë qenë njerëz dhe organizëm një zemër shqiptare që ka rrahur, folur dhe ka mbajtur qëndrime të ndershme dhe të pastra, atdhedashurie dhe patriotizmi edhe tek shqiptarët e Amerikës.
Unë e ndjej jo vetëm se e kam sjellë librin këtu, dhe nuk kam ndërmend të perifrazoj ndonjë shprehje historike të librit tim, por e ndjej dhe më duket se libri im "Zonja e Zezë - Nexhmije Hoxha" këtu ka lindur. Ka lindur dhe është në mesin tuaj, është në zemrat tuaja, shpirtin e madh tuajin. Vuajtjet dhe luftën e madhe që bëtë ju rrugëve të botës, për një Shqipëri, të lirë, demokratike dhe një Kosovë të pavarur dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në trojet e veta. Në libër është ajo çka ju dashuruat dhe humbët në vendin tuaj janë të mishëruar dhe i gjeni në këtë libër. Në një mënyrë apo në një tjetër ju jeni krijuesit e kësaj historie të këtij libri. Dhe sot ne kemi të drejtë dhe jemi me fat, që së bashku edhe ta gëzojmë këtë ditë fatlume për ne shqiptarët.
Libri im  "Zonja e Zezë - Nexhmije Hoxha" është një libër i cili hap një dritare për ta lexuar të vërtetën e asaj gjëme të paparë ndonjëherë që i solli popullit shqiptarë regjimi i Enver Hoxhës, shqiptarëve në Shqipëri, por edhe në Kosovë, e të gjitha viset shqiptare.
Libri ka tetë ribotime në Shqipëri dhe vende të ndryshme të botës. “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” në disa gjuhë: frëngjisht, anglisht, maqedonisht. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që ka njohur në tregun shqiptar me disa edicione të veçanta botimesh, brenda tre vitesh, që kur libri u botua për herë të parë, libri  “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, është botuar në disa gjuhë. Libri “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha” është ndryshe monografia për gruan e diktatorit Enver Hoxha. Edhe në publikimin maqedonisht, libri “Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” është shoqëruar me parathënien e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Libri është përkthyer në maqedonisht nga shkrimtari i njohur Resul Shabani dhe është botuar nga shtëpia botuese “Serembe”. Në botimin frëngjisht është përkthyer nga Artan Kutra dhe botuar nga shtëpia botuese “Favre”. Po ashtu është botuar edhe në anglisht dhe pritet të botohet edhe në disa gjuhë të tjera. Libri ka pasur shumë sukses dhe ka pasur një çertifikim studimor, se çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri, nëse mendohet se " ka të bëjë pak ose nuk ka të bëjë fare", ai njeri nëse mendon kështu bënë gabimin fatal - dhe i pret rrugën një herë e mirë zbërthimit të kësaj gjëme.
Pse, lë të flasin faktet: "Ngjitur me ndërtesën e gazetës "Zëri i Popullit", ka qenë një ndërtesë tjetër e bardhë, e cila përfaqësonte një firmë import - eksporti dhe kishte 26 "punonjës" serbë dhe malazezë që punonin në kuadër të frmrës në "import eksport". Kjo firmë shtetërore, në atë kohë kishte një personel serbo - malazez edhe më të madh se vetë ambasada e "ish-Jugosllavisë" në Tiranë. Bashkëshortja e ish-diktatorit komunist shqiptar Enver Hoxha jo vetëm që ishte pjesë e makinerisë vrasëse të asaj kohe, por ajo ishte edhe ideatore të saj. “Në themel të kësaj beteje gjaku ishte zonja Hoxha”. - Enver Hoxha për çudi të të gjithëve dihet se vrau vetëm njerëzit e tij. Ata që e rrethonin atë ikën një e nga një. Diktatura e ushtruar nga familja Hoxha ishte diktaturë familjare, ku si fasadë përdorej Partia Komuniste. Enver Hoxha ishte një nga diktatorët më të egër ndër regjimet komuniste të lindjes. “Ky njeri ka vrarë vetëm bashkëkombas, vetëm shqiptarë”. “Qeveria komuniste në Shqipëri ishte një nga regjimet më mizore që kemi parë. Praktika komuniste në Shqipëri ishte e paprecedent si nga mizoria ashtu edhe nga përqindja e viktimave”.
Këto krime duhen bërë të njohura për të mos harruar të kaluarën dhe për të shmangur rikthimin e rrezikut të së keqes.
Ishte pikërisht kjo arsyeja që më ka nxitur, në radhë të parë, ta shkruaja librin me gjithë rrezikun dhe kërcënim që më ka ardhur nga të gjitha anët. Libra të tjerë si ky, duhen shkruar, lexuar dhe përhapur, për t’u kujtuar njerëzve historinë dhe fatin e keq të viktimave të komunizmit.
Pas ribotimit të librit të tij për Nexhmije Hoxhën në gjuhë të huaja, reagimet në Shqipëri kanë qenë të shumta. “Ka pasur sulme të natyrave të ndryshme. Ka pasur sulme drejtpërdrejt nga ajo ku më ka përfshirë mua, ndonjë figurë politike të kohës dhe shkrimtarin Kadare, por sigurisht që kemi ditur t’u përgjigjemi me gjuhën e së vërtetës”. Zonja e Zezë qëndron edhe pas këtyre sulmeve, dhe njërëzit e saj të maskuar janë ata që shpifin ndaj meje dhe ndaj rrugës Kukës-Durrës. Janë pikërishtë ata që u errën sytë se Shqipëria hyri në Nato dhe Kosova është e pavarur. “Sigurisht që kjo ishte një nga sulmet që plotësoi entourage-in e të gjitha goditjeve që donte të jepte kjo zonjë. Sulmi u organizua edhe në kuadër të fushatës elektorale që po afrohet, meqenëse unë jam drejtues i Gazetës 55, e cila njihet për komentet ndaj së kaluarës komuniste dhe lidhjet e së majtës me të, çka përbëjnë qartë një shenjestër politike”.

Përshëndetja e mbajtur nga publicisti Fahri Balliu, drejtori i gazetës “55”, në ceremoninë e promovimit të monografisë“Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, organizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra”



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora