E enjte, 28.03.2024, 04:08 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Fashion - vere 2007

E diele, 29.07.2007, 07:23 PM


Mbushi duart plot

Objektivi: superdekor. Të paktën sa u përket byzylykëve, kjo tendencë e ardhur nga pasarelat verore përmbushet deri në një. Prandaj dhe ne ju këshillojmë që në ditët e nxehta duart t’i keni gjithmonë plot... me byzylykë

Mos i lini pulset e duarve të zhveshura. Madje ngarkojini sa më shumë. Sepse këtë verë aksesorët e dorës mbështeten sidomos në dekor. Më shumë kristale, sipërfaqe të arta, pluhura shkëlqyes dhe ngjyra brilante, që nuk mund të mos bien në sy. Byzylyku, ose byzylykët (sepse mund t’i mbushni duart me më shumë se një) është detaji i duhur për t’i dhënë look-ut efektin glamour. Vetëm kini kujdes të shmangni ngarkesën. Nëse përdorni një byzylyk me ngjyra të ndezura, mos e ekzagjeroni me unaza, vathë dhe rripa me ngjyra.

 

Seksi me të shkurtra

Vera 2007 u thotë me plot gojën po pantallonave të shkurtra. Janë uniforma e re e ditëve të nxehta, që mund të vishen edhe në vende mondane, nëse kombinohen në mënyrën e duhur 

Shpesh janë aq të shkurtra saqë nuk arrijnë as deri në mes të kofshës. Modeli i preferuar është një fryrje e lehtë në formë tullumbacesh, që mbyllen drejt fundit. Mund të vishen me bluza të shkurtra, këmisha të vogla, ose me xhaketa mini. Pantallonat e shkurtra që vijnë në formë të drejtë mund të kombinohen në perfeksion me tunika dhe bluza më të gjata. Çfarëdolloj pantallonash të shkurtra që të zgjidhni, kujtoni që nuk vishen vetëm në breg të detit, por edhe në zyrë, madje dhe në mbrëmje. Nuk keni ndonjë look të tillë parasysh? Mjafton të mendoni Kate Moss dhe me siguri do ta kuptoni se ku e kemi fjalën.              

 

 

Kukullat seksi në plazh

Me lule, me motive gjometrike, me viza, me pika... me një kusht. Që gjithçka të jetë e ngjyrosur

Nuk vijnë shumë të reja nga fronti i rrogave të banjës. Tendenca më i interesante ëhstë ajo e miksimit të kostumeve sipas, ngjurave, madhësive dhe modeleve të ndryshme, duke krijuar çdo ditë një stil të veçantë, seksi, të shpenguar sipas shijes personale.

Bikini dhe kostume me tonalitete të gjalla dhe brilante dhe t’i dhënë verës ngjyra, por edhe për të qenë elegante edhe më plazh me rroba banje bardhë e zi.

 

Mbroje vështrimin!

Stina e verës nuk ka kuptim pa syzet e diellit. Prandaj stilistët ju propozojnë modelet më të reja

Shkëlqime therëse, ngjyra fosforeshente, logo kristali, gurë të çmuar, skelete metalike, stil sportiv. Gjithçka nën në emra të tillë si Oscar de la Renta, Diesel, Armani Exchange, Chanel, Gucci apo Salvatore Ferragamo. Për të krijuar gjeneratën e re të syzeve të diellit. 

 

Çështje centimetrash

Tetë mund të duken pak, por ja që tetë centimetra kanë një fuqi të pallogaritshme. Dhe këtu nuk hyn fare seksi, edhe pse takat e larta (sepse në fakt po flasim pikërisht për to) mund të thonë shumë për sex appeal-in dhe pse jo të bëjnë që të shpërthejnë shkëndijat e pasionit. Nuk e beson?

Taka ta larta, shumë të larta, gjithmonë të larta: një pasion vetëm femëror? Sigurisht. Ato që i veshim jemi ne, dhe jo vetëm për të arritur disa centimetra më shumë lartësinë e një modelje. Por ata që i shohin janë ata, meshkujt, që lexojnë në ato këmbë të ngjitura mbi taka, një mesazh joshjeje.

Hip me një look të vendosur mbi sandale, të hapura ose të mbyllura, me majë, me takë të hollë, me takë rrumbullake, me takë në formë paralelepipedi, me takë në formë koni, me takë të mprehtë... vetëm ki parasysh që të jenë mbi 8 centimetra. Ndryshe ç’kupton do të kishte ta shihje botën nga poshtë?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora