E merkure, 24.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Çamëria": Karamanlis refuzoi takimin me ne

E hene, 27.04.2009, 06:58 PM


Kryetari i shoqatës patriotike "Çamë- ria", Ardian Tana, në një intervistë bën kërkesat zyrtare drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, i cili viziton sot vendin tonë. Sipas tij, dy kryeministrat duhet të gjejnë hapësirat e duhura për të zgjidhur edhe çështjen çame, që tashmë bëhet si detyrim për të dy vendet. Tana shprehet se nuk mund të ketë stabilitet në rajon nëse çështjet e pazgjidhura mes kombeve nuk zgjidhen. Ai mendon se ndërmjetës në këtë dialog ndërshtetëror duhet të jenë përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së, dhe jo Kisha Autoqefale Shqiptare.

Zoti Tana, në Shqipëri mbërrin kryeministri grek Karamanlis, me vendin e të cilit shoqata juaj ka ende çështje të pazgjidhura. Cilat do të ishin kërkesat tuaja zyrtare për të?

Përmes ambasadorit të Greqisë në Tiranë, kërkuam të realizonim një takim me kryeministrin. Ky takim nuk u mundësua, ndaj ne organizuam tubimin për të shprehur qëndrimin si dhe kërkesat tona. Besojmë se ka ardhur koha të nisë procesi i diskutimeve ndërqeveritare për zgjidhjen e çështjes çame. Mes Shqipërisë dhe Greqisë janë realizuar së fundmi një sërë marrëveshjesh dhe është deklaruar se marrëdhëniet janë shumë të mira; gjykojmë se zgjidhja e çështjes çame i shërben pikërisht forcimit të frymës së miqësisë në këto marrëdhënie dhe impakti i saj shtrihet më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të kundërt, nuk mund të pretendohet kurrsesi për marrëdhënie të mira kur mes dy vendeve mbeten pezull çështje të pazgjidhura.

Po qëndrimin e autoriteteve shqiptare si e keni vlerësuar?
 
Tashmë që kanë rënë pengesat e integrimit euroatlantik, shteti shqiptar do të gjejë kurajën të kërkojë zgjidhjen e çështjes çame, si një detyrim që ka ndaj shtetasve të vet. Është rasti më i mirë që gjatë kësaj vizite, dy kryeministrat, veç marrëveshjeve të parashikuara për t'u nënshkruar, të gjejnë vullnetin për të nisur dialogun për zgjidhjen e çështjes çame, që veç të tjerash do të lehtësonte mjaft shpirtrat e njerëzve që u shanë e u vranë, u përzunë me forcë e u dhunuan dhe që sot kërkojnë vetëm respektimin e të drejtave që u takojnë.

A mendoni se një ndërmjetës mund të jetë edhe Kisha Autoqefale Shqiptare, apo kjo mund të mos jetë e përshtatshme për ju?
 
Vlerësojmë kontributin e cilitdo që do të dëshironte të ndërmjetësonte për inicimin e dialogut ndërshtetëror. Në këtë kuadër do të ishte i mirëpritur edhe angazhimi i Kishës Autoqefale Shqiptare si dhe i drejtuesit të saj, Fortlumturisë së Tij, Anastasios Janullatos. Kemi kërkuar prej kësaj kishe më parë të mundësonte një lutje për viktimat e pafajshme çame prej genocidit grek, gjë që nuk u realizua. Në vazhdim do të ishim të interesuar për lëvizje që tregojnë reflektim në këtë drejtim, duke pasur parasysh faktin e reputacionit që Fortlumturia e Tij gëzon në mënyrë të veçantë në Greqi. Megjithatë, besojmë se ndërmjetës zyrtar në këto bisedime duhet të jetë përfaqësues i Bashkimit Europian apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora