Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Nëse ruhet tradita a do të thotë kjo se mbetemi mbrapa me civilizimin?

| E marte, 28.04.2009, 06:51 PM |


NESE RUHET TRADITA A DO TË THOTË KJO SE MBETEMI MBRAPA ME CIVILIZIMIN

Nga Selim Hasanaj
 
Jo të gjitha zakonet dhe traditat janë të mira sikurse që edhe ruejtja e shumë prej tyne nuk asht pengesë per zhvillim, per emancipim dhe per ecje në hap me të ren dhe civilizimin. Unë shumë moti kamë nji mllef në shpirt në lidhje me disa raste që i kamë pa, i shof dhe i ndegjojë edhe sot e kësaj dite në Norvegji në lidhje me mergaten tonë në këtë shtet. Kjo cka po e shkruej asht dukuni me permasa edhe ma të mëdhaja në shtetet tjera ku ka ma shumë shqiptarë se këtu në Norvegji. Fjalen e kamë per martesat e mergimtarve shqiptarë këtu dhe unë këto martesa i kamë renditë në këto lloje:
1. Martesa të perzieme me femna vendase per të vetmin qellim per të rregullue lejeqendrimet në Norvegji
    Martersat e tilla zakonisht janë ba në vitet e fundit të fundshekullit dhe ato janë lidhë në mes djemve shqiptarë dhe grave norvegjeze. Me qellim e thamë grave sepse e verteta asht se shumica  këtyne nuseve të konvertueme shqiptare kishin nga nji, dy e ma teper fëmijë nga martesat e tyne të maparshme apo nga lidhjet e tyne me ndonji minoritar të nacionaliteteve tjera.
Kusht per tu martue dhe per ti dhanë shansin per lejeqendrime azilkerkuesit shqiptarë ishte zakonisht shtatzania dhe lindja edhe e ndonji fëmiu. Grueja norvegjeze me nivel emancipimi të ultë dhe e perbuzun nga ambienti dhe rrethi i saj norvegjez per shkak të sistemit naiv, anarkist, byrokratik dhe të palogjikshem të shtetit të vet, pra Norvegjisë kishte gjetë "vendin e punës ma të pershtatshmin". Ajo lid fëmijë, per ata fëmijë ajo merr paga të majme, shumë ma shumë se të punojë si pastruese apo diku në fabrikë në prodhim dhe kështu ajo jeton jeten e saj prej dembeleje, prej nji grueje pa pik cipe dhe pa pik morali. Asaj i interesojnë vetem paratë.Dhe tash cka ndodhë, shqiptari per letra të lejeqendrimit pranon këtë maskarallak dhe sot sipas disave ka nji numer nga 300-500 fëmijë të babave shqiptarë e nanave norvegjeze dhe keta fëmijë nuk kanë aspak ose fare pak kontakte me babën e vetë biologjik. Ata jetojnë me hamshoret tjerë që nana e tyne e pacipë i ka gjetë dhe bashkjeton me ta per ta krijue edhe ndonji fëmijë. Ndodhë që nji grue ka pesë fëmijë me pes burra të nacionaliteteve të ndryshme. Pra fëmijet jetojnë në shtepinë e nanës së tyne në nji BASHKIM-VLLAZNIM  me vëllaznit e motrat nga të kater anet e botës.
Shumica e këtyne baballarve kanë psue keq sepse nuk mund të pajtohen me faktin se fëmiu i tillë i lindun , per te asht i humbun. Shumë të tjerë janë martue ma vonë dhe nga vendlindja kanë sjellë vajza të rea shqiptare me të cilat kanë tash nji tufë me fëmij tjerë. Ka raste që nuses së re as që i kanë tregue, sikurse ka raste që i ka tregue, por pjesrishtë sepse nuk ika tregue se ai ka obligim që së paku nji herë në muej ta ket në shtepi fëmiun e tij me plakat norvegjeze, se per atë fëmi duhet të paguen alimentacion etj, etj. Këto shkaqe edhe kanë krijue probleme me gruen shqiptare e cila shpreh në mënyrat dhe mundësitë e saj pakënaqësin e vetë dhe deshprimin kur shef se asht mashtrue dhe manipulue. Kur shef se duhet të rrit edhe fëmijet e burrit të saj rrenacak.
Dhe unë këto gra i kuptojë dhe reagimet e tyne i perkrah. Unë nuk i kuptojë vajzat dhe të rejat shqiptare të cilat pranojnë të martohen me njerzi të tillë edhe kur dijnë gjithcka per të kaluemen e tyne dhe per ato që ajo do të ballafaqohet në të ardhmen. Ato nuk i kuptojë sespe ato thjesht po sikur këta djemet që lidhinin martesa me plakat norvegjeze per lejeqendrime në Norvegji edhe këto vajza (shumë herë të nxituna edhe nga familjet e veta) pranojnë të martohen me këta vejana shqiptarë poashtu vetem per të dal jasht Dardanisë dhe per ti ba letrat në Norvegji. Kjo më pengon dhe thamë; cka u ba me moralin e shejt të femnes shqiptare. Pse ra ai aq posht, pse ai moral shitet per vetem pak lek, per vetem lejeqendrime në boten prendimore???!!!
2. Martesat e djemve dhe vajzave të rritun në Norvegji. Këto martesa bahen zakonisht me aranzhimet e prindëve të cilet fëmijet e vet i kanë prue bebi ose fare të vegjel në Norvegji. Ata këtu janë rritë, dhe per shumcka kanë mbetë në nivelin e emancipimit në vitet kur prindet e tyne kanë ik nga Dardania dhe kanë ardhë në Norvegji. Në Dardani ka dhet vite që banalisht u degjenerue morali dhe tradita shqiptare, u dhunuen traditat dhe shenjtria e beses, morali i grues dhe gjithcka duket normale. Atje thuhet se po ti ruesh traditat je i mbrapambetun, patriarkal. Gjen vajzen djali i mergatës dhe bahet fejesa, organizohet edhe martesa dhe bahen darsma pompoze me nga 150-300 veta mesatarisht, hargjohen me mijra euro dhe kur vjen nusja në Norvegji, kur shef se ku ka ardhë ajo nese asht e tipit të "EMANCIPIMIT MODERN TË UNMIKUT" asesi nuk muj e gjen veten dhe kjo martesë shkatrrohet, deshton. Por nese asht e tipit të emancipimit tradicional, kombëtarë edhe kjo hasë në probleme. Djali i cili tash ka ngarkue nji barrë mbi supe, shef se martesa nuk kjenka e bukur dhe e shijshme vetem per kohen e krevatit, ai shef se tash duhet të mbanë edhe gruen e vetë, kriza e edhe problemet vijnë njani pas tjetrit. Nusja duhet të shkojë në kurse per ta mësue gjuhen, pa e mësue gjuhen ajo nuk muj punsohet, dhe burri per ta lehtësue barren e supeve të veta tash fillon të ndihet pishman. Po ku u martova me ty, tash po duhet met majtë si qorren e sakaten. Fjalë mas fjale dhe këto fjalë të shpeshta edhe këto martesa po deshtojnë.
Vetem në reggjionin e ØSTFOLDIT, konkretisht në tri qytetet ma të mëdhaja , Sarpsborg, Fredrikstad e Halden këto tri kater vitet e fundit janë ba shumë martesa të natyres së këtillë dhe ato kanë deshtue. Ka raste kur femnat kanë mbetë në mëshiren e fatit rrugve derisa dikush i familjes apo ndonji komshi human nuk i ka ndihmue femnes së shkretë e cila asht perbuzë nga burri, nga familja e tijë.
Unë edhe këtu quditem me njerzit e tillë. Si nuk ju bie në mend tradita, si nuk qesin doren në zemer dhe të mendojnë si do ndjeheshin po tu ndodhë kjo me vajzat dhe motrat e veta. A po mendojnë këta dai se femna asht krijesë njerzore dhe nuk asht lopë dhe ta blesh në pazar, ta qosh në shtallë, ta mjelish dy a tri ditë dhe masi ti mbushish shekat me tambel ta këthesh te i zoti se nuk po të qet mjaftë tamel. Dikur jo fort moti me ja këthye vajzen shqiptarit pa arsye ke mbet borq dhe atë borq asht desht ta lash. Sot ndëgjojë se nji familje ( vjehrri dhe vjehrra) qesin nusen nga shtepia dhe e dergojnë mbrapa te familja e saj me arsytim se ajo ka kerkue nga djali i tyne ( burri i saj) që të marrin banesë dhe ta jetojnë jeten e vetë të pavarun dhe të lirë. Jo vjehrria nuk kanë lejue nji gja të tillë sepse ata mezi nuk paskan prit ta rrisin dhe martojnë djalin që nusja tu bahet atyne sherbtore, tu bajë të gjitha punët, tu lind fëmijë e tu shtojë hise, djali asht burr dhe ai mund të rrugavet rrugve, të perdor edhe narkotikë, por nusja duhet të jetë në shtepi rrogtare sikur thuhet nga neve. Kjo fatkeqe kishte jetue në këtë familje derisa lindi nji fëmijë dhe drejtë e në aeroplan e në Dardani nga ka ardhë. Tash fëmiu i posalindun jetim pa nanë në Norvegji. Baba do i martohet neser sepse ai prap do gjen ndonji viktimë atje në Dardaninë e varfën. Nusja e maparshme tash asht element pergojimi neper familjet shqipfolse të këtij rrethi. Ato pergojime janë të sajueme në fantazitë e smuta të vjehrrisë së sajë. Kjo asht pasojë e kultures islamiste dhe asht per cdo gjykim.
3. Martesat në mes të rinjve të rritun këtu disi po janë ma të qendrueshmet. Ato po bahen me dashuri, pa interes, pa presione dhe pa prapavia.
Unë permes këti shkrimi apelojë tek të gjithë shqiptaret që të jenë të kujdesëshem me martesat e veta, mos të nguten, kur martohen. Pra të bahen ma të durueshem sepse pakti i marteses që lidhë dy njerëz nuk asht i lehtë, por AI ASHT GJITHSESI I SHEJT dhe me te nuk ka lojë.
Ta kujtojmë gjithmonë traditen tonë të mrekullueshme, se MORALI I FEMNES SHQIPTARE  asht i shejtë. Të mendojmë se ai moral nuk asht vetem Nana, Motra dhe Grueja të cieln e don dhe jeton mirë me te. Ai moral asht edhe i asaj grueje me të cilen shef se nuk mund të jetosh dhe bashkjetosh, ama sillu mirë or shqiptarë edhe me at femen sepse edhe ajo ka vleren e vetë dhe dinjitetin e saj të cilin nese ti ja nëperkambë e neperkambë edhe moralin e ma të dashtunave tua; nanës, motres dhe grues tane. Pse nuk po kujtohesh se per do letra qendrimi në shtetet prendimore ke ndrrue pelena të kopilave të plakave norvegjeze fëmi këta të lindun me zezak e arab ndersa gruen tane të gjakut dhe tradites tane tash e maltreton dhe e kushtzon dhe nese ajo reziston në kushtet tua banale ti e mashtron, e dergon në Dardani te familja e saj dhe as fëmijet nuk ja len, por i nal ti pran vetes me të drejten e sheriatit islamist dhe vetem pas disa mujve atyne fëmijve u sjellë nji njerkë nga dikah. Asht fatkeqësi që juve po rueni "TRADITAT DHE ZAKONET" banale të cilat ishte dasht ti harroni ndersa neperkambni TRADITAT DHE ZAKONET e mirfillta shqiptare tradicionale. Nese ju i kujtoni ato tradita mos u frigoni se do mbeteni mbrapa me civilizimin. Perkundrazi juve jeni shumë mbrapa me civilizimin dhe njerzoren se juve po silleni si kapadai dhe po demostroni fuqinë e traditës së huej islamiste dhe fuqinë banale të pasunisë dhe lekut.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji