Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shkëlqim Kosova: Myslimanët ekzekutuan ciftin sepse nuk i përfillet sheiratit

| E diele, 26.04.2009, 06:32 PM |


MUSLIMANËT EKZEKUTUAN CIFTIN SEPSE NUK I PËRFILLET SHEIRATIT

Nga Shkëlqim Kosova

Forcat muslimane - talebane ditën e djeshme ekzekutuan ciftin e parë në rajonin e Burnas në Pakistanin veriperendimor me pretekst se ata dëgjonin muzikë.
Këto forca janë vetëm 100 km larg kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad. Para disa ditësh forcat muslimane - talebane arritën një marrëveshje me institucionet shteterore të Pakistanit që në pjesën veriperëndimore të zbatohet Ligji i Sheiratit. Në Mingora, qyteti kryesor i luginës Swat qytetarët tregojnë se forcat muslimane-talebane se kanë ngjitur pllakata duke kërcënuar gratë me dënime nëse dalin jashtë shtëpisë. Këto forca do të intervenojnë ashpër nëse shohin gratë jashtë shtëpisë dhe dënimi do të jetë shumë i ashpër në bazë të Sheiratit. Këto forca muslimane kanë filluar zbatimin e Ligjit të Sheiratit duke rrahur gratë e para publikisht si dhe duke ekzekutuar qytetarët që sipas tyre kanë thyer ligjet martesore. Presidenti Obama është mjaft i brengosur për zhvillimin e ngjarjeve kohëve të fundit në Pakistan dhe kjo po vëzhgohet nga SHBA. Edhe zonja Hillary Clinton ka paralajmëruar se SHBA dhe shtetet tjera nuk do të rrinë dyarkryq duke parë që muslimanët - taleban marrin kontrollin e një shteti që ka armë bërthamore. Sipas gazetës TIMES që ka cituar një burim të sigurtë të ketë thënë se Obama  ka dhënë ultimatum institucioneve pakistaneze: "Stop the Taliban now – or we will" - ''Nëse nuk i ndalni tani, do ti ndalim ne''.
Ekzekutimi publik me gurë, pushkatimi publik, terheqja zhagas me automobil dhe metoda tjera barbare janë dënimet të cilat i praktikojnë muslimanët në këtë rajon.
Edhe në trojet shqiptare kanë filluar apelet e shumë imamëve për ndalesën e muzikës dhe zbatimin e rregullave më rigoroze ndaj femrave shqiptare. Jemi dëshmitarë të shumë rrahjeve të imamëve që nuk zbatojnë rregullat wahabiste si psh Ejup Krasniqin e tjerë. Për këtë cdo lexues mund të gjejë material të bollshem ku apelohet shqip nga cmendurakët dhe antishqiptarët e Ballkanit. A thua vallë institucionet tona do të intervenojnë me kohë në troje shqiptare dhe nuk presin sikur që priti Pakistani dhe u zu në gjumë?
 
http://www.youtube.com/watch?v=z1c6euzSBgk&feature=related

Këtu e gjeni materialin në video.
http://www.dagbladet.no/2009/04/26/nyheter/utenriks/pakistan/taliban/terror/5923723/
 
http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/asia/pakistan/5220532/Taliban-gunmen-shooting-couple-dead-for-adultery-caught-on-camera.html
 
http://www.timesonline.co.uk/tol/news/world/asia/article6168940.ece