Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Obama dhe Medvedev: një takim "konstruktiv"

| E diele, 26.04.2009, 10:10 AM |


E vërteta është se qeshja diplomatike e maskës së elitës ruse është vetëm një strategji botërore, që planifikon të përulë Amerikën në gjunjët e saj

Lajme që vijnë për takimin midis Presidentit të Sheteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Presidentit të federatës ruse, Dmitry Medvedev, tingëllojnë lehtësuese, por pas banketit të dashurisë në aparencë, fshihet një realitet i zymtë, i ftohtë dhe kërcënues, shumë ndryshe nga optimizmi që rrethoi takimin.

E vërteta është se qeshja diplomatike e maskës së elitës ruse është vetëm një strategji botërore, që planifikon të përulë Amerikën në gjunjët e saj.

Strategjia vazhdon dhe nuk do të mundet, pavarësisht nga lajmet që vijnë pas takimit Obama-Medvedev. Në një deklaratë për shtyp, Presidenti Barack Obama e karakterizoi këtë takim me Presidentin rus, i cili u bë gjatë mbledhjes së G20 në Londër, si fillimin e një "dialogu shumë konstruktiv". Medvedev, nga ana e tij, deklaroi se "ka më shumë pikëpamje që na bashkojnë, se ato që na ndajnë". Në një deklaratë të përbashkët, ata u zotuan për një përpjekje të përbashkët në Afganistan dhe kundër "Al-Qaedës, terroristëve të tjerë dhe grupeve rebele në Afganistan dhe Pakistan". Ky takim dukej se premtonte progres, gjithashtu në një marrëveshje për reduktimin e armëve nukleare.

Politikat e brendshme risjellin Bashkimin e vjetër Sovjetik

Moska duket se është një partner ndërkombëtar mjaft i arsyeshëm, por realitetet e brendshme dhe të jashtme të federatës ruse, risjellin Bashkimin e vjetër Sovjetik, shumë larg nga Rusia e premtuar nga Boris Yeltsin dhe politikanë të tjerë, mbas rënies së Republikave Socialiste të Bashkimit Sovjetik.

Rusia e Medvedevit, njësoj si Rusia e Vladimir Putin, është shtëpia e dyshimit, vrasjes dhe gjendjes së terrorit. Gazetarë të opozitës shumë shpesh vriten, madje dhe avokatë, që mundohen të mbrojnë gazetarët kundra ngacmimit të shtetit, shumë shpesh janë në rrezik, siç provoi dhe vrasja recente e një avokati mjaft të njohur. Shkollat dhe çdo lajm i dalë bëjnë moral për të mos i zënë besë Perëndimit, sidomos Shteteve të Bashkuara. Grupe rinore pro Kremlinit, zakonisht vishen me të kuqen revolucionare bolshevike, duke iu mësuar anëtarëve të rinj armiqësi kundër Shteteve të Bashkuara dhe sulm kundër atyre që kundërshtojnë politikën ruse. Organizata aktiviste Memorial është shumë shpesh targa e pakënaqësisë zyrtare të Rusisë. Monumentet kërkojnë të mbrojnë të drejtat njerëzore në Rusi, të zbulojnë dhe të ruajnë kujtimin e atyre që vuajtën dhe vdiqën, gjatë shtypjes së epokës sovjetike. Zyra të këtyre monumenteve janë sulmuar, dosjet janë konfiskuar për të mos u kthyer kurrë. Puna recente e një prej shkrimtarëve kryesorë të epokës sovjetike, Orlando Figes, cannot find a publisher në Rusi - shenjë e një dekreti de fakto. Figes ka bazuar pjesën më të madhe të librit të tij, The Whisperers: Jetë Private në Rusinë Staliniste, në materiale të marra nga këto monumente.

Politika e jashtme: Armiqësia e Shteteve të Bashkuara

Rreth e përqark botës, Moska po ushtron një seri veprimesh armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara.

Vetëm disa javë më parë, një grup rus "Gllabëruesish" aeroplanesh bombardues, fluturuan brenda Venezuelës. Menjëherë u ndoqën spekullimet - të shkaktuara nga deklarata të një gjenerali rus - se Moska do të vendoste baza aeroplanesh bombardues në Venezuelë dhe Kubë, të dyja brenda një distance goditëse të Shteteve të Bashkuara.

Moska po i shet armë të sofistikuara tiranit neo Marksist të Venezuelës, Hugo Chavez, duke i garantuar atij një liçencë për prodhimin e AK103, një nga pushkët për goditje automatike më të zhvilluara në botë. Ekziston një shenjë shumë e fortë se numri i panjohur i 100,000 AK103, direkt i shitur Chavezit nga Moska, mund të ketë kaluar kartelën e policisë, tashmë të përfshirë në një luftë civile kundër qeverisë meksikane.

Ishulli Gulag në Shtetin e Kubës, mbetet një nga përkrahësit kryesorë të Moskës në rajonin latino-amerikan. Moska kohët e fundit ka siguruar dhe mbështetjen e Raul Castro, vëllai dhe pasuesi i Fidel Castros. Si me shumicën e shtypit rus, agjencia e lajmeve Ruse Itar-Tass, është nën kontrollin e Kremlinit.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Itar-Tass, Michael Guzman, interviewed Raul përpara udhëtimit të fundit në periudhën janar-shkurt në Moskë. Gjatë intervistës servile, Guzman vazhdimisht dhe me shumë respekt i referohej liderit të ri kuban, si "Comrade President". Vizita e aeroplanëve bombardues rusë tregon se Chavez ka miq shumë të fuqishëm, që dëshirojnë të shtrihen në atë që ata quajnë si "Oborri i Amerikës". Mbështetja e Moskës, në diktaturën komuniste 50-vjeçare në Kubë, konfirmon një aleancë që shtihet - pa ndërprerje - mbrapa në epokën sovjetike.

Në Lindjen e Mesme, Moska është arsyeja e vetme që Irani ka një aftësi nukleare të aftë për të kërcënuar fqinjët e tij - nga Izraeli deri në Europë. Është Moska që i ka shitur një sërë raketash kundërajrore Iranit, për mbrojtjen e atyre pajisjeve nukleare. Me këtë vepër, Koreja e Veriut po përgatit një raketë për hedhje, që të jetë e aftë të arrijë Shtetet e Bashkuara me një armë nukleare. Diktatura staliniste, gjithashtu ka qindra mijëra trupa gati për teken e "Liderit të Dashur" për të sulmuar ushtarët amerikanë dhe aleatët e saj koreano jugorë. As koreano-veriorët stalinistë, as "Lideri i Dashur," nuk do të ekzistonin pa mbështetjen e Moskës.

Ndihma ruse bëri gjithashtu të mundur të ndërtohej ushtria kineze, e cila tani kërcënon Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në rajonin azian-paqësor. Për gati më shumë se një dekadë, Rusia ka furnizuar Kinën me armë teknologjike dhe trajnim për Ushtrinë e Lirisë së Njerëzve (ULNJ). Grupet e mjeteve të avion gjuajtësve të Shteteve të Bashkuara, cënohen nga një sulm balistik i Kinës dhe pothuajse çdo komb në botë cënohet nga kjo. Forcat ruse kanë vënë në skenë ushtrime ushtarake intensive me një ushtri mjaft të sofistikuar.

Kërcënime të reja

Sulmet ruse në vendin e vogël kaukazian të Gjeorgjisë, tronditën botën dhe tani Moska njeh si të pavarur rajonin rebel që ndihmoi të ndahej nga Gjeorgjia. Dimrin e kaluar, Rusia ndërpreu gazin natyral, që furnizonte Ukrainën, gjatë një konflikti të çmimeve të larta. Me ndërprerjen e gazit ukrainas, Rusia gjithashtu rrezikoi dërgimin e gazit të Europës Perëndimore, e cila shumë shpejt mësoi se panvarësia e Moskës vjen me një çmim të lartë.

Me shkrirjen e akujve arktikë dhe zbulimin e jashtëzakonshëm të burimeve natyrore, kufijtë kombëtarë në Oqeanin Arktik po ngulmojnë në pretendimet e tyre për pasuritë në dispozicion kohët e fundit. Për të mbrojtur interesat e veta, Rusia po përgatit veprime të mundshme ushtarake në rajon. Siç sillen vërdallë avionët bombardues rusë, në brigjet jugore të Alaskës, trupat speciale ruse po përfshihen në veprime ushtarake në përgatitje për aksion në Artikë, një konflikt i cili lehtësisht mund të përfshijë dhe brigjet veriore të Alaskës. Presidenti i fundit demokrat që u mor me Rusinë, ishte Bill Klinton në vitin 1990. Në atë kohë, Rusia ishte e dobët dhe po merrte veten nga shoku i rënies së USSR. Në anën tjetër, Amerika ishte e fortë në çdo mënyrë, e vetmja superfuqi e mbetur. Sot, situata është dramatikisht ndryshe. Rusia është e fortë falë burimeve të saj natyrore dhe Amerika është dobësuar në sajë të politikave të saj shpenzuese, sidomos ato të miratuara javët e fundit nga administrata e re. Ariu rus përsëri po ecën vertikal dhe falë politikës së elitës së Moskës, ariu është i uritur. Obama, politikanët dhe publiku amerikan duhet të kenë kujdes nga përqafimi, pavarësisht se i ngrohtë, i ariut gjahtar.

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI - RD