E enjte, 28.03.2024, 12:01 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

ZHVILLIMI I PËRQENDRUAR: PARIMET PËR NJË CIVILIZIM TË RI

E premte, 24.04.2009, 07:08 PM


Është tërësisht me vend përcaktimi i parimeve të zhvillimit të përqendruar të njerëzve, në termat e kundërt të principeve të civilizimit modern euro-amerikan, që ai refuzonte

Për momentin, jemi në një tranzicion drejt një civilizimi post-modern dhe post europian, pak a shumë si europianët ishin në tranzicion rreth 500 vjet më parë, nga epoka mesjetare deri në atë moderne. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve ka të bëjë me lehtësimin e këtij tranzicioni, drejt një tranzicioni të ri - një dallim më të theksuar drejt formave më familjare të zhvillimit, misioni i të cilave është modernizimi dhe europianizimi i botës.

Civilizimi i ri përcaktoi atë çfarë u mohua nga civilizimi i vjetër. Edhe pse është tërësisht me vend përcaktimi i parimeve të zhvillimit të përqendruar të njerëzve, në termat e kundërt të principeve të civilizimit modern euro-amerikan, që ai refuzonte. Sa vijon, janë tetë parimet e refuzuara dhe kundërshtimet e përqendruara të njerëzve.

1. Pasuria ushtron pushtet të legjitimuar mbi njerëzit e tjerë. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve nuk pranon konceptin e zhvillimit modern, që e ka origjinën e vetë nga vende si Britania e Madhe, ku njerëzit e zakonshëm i dëbonin nga tokat dhe ktheheshin në punëtorë krahu dhe punëtorë të varur nga më të pasurit dhe më të fuqishmit se vetë ata. Kjo beson në drejtësinë ekonomike dhe demokracinë përmes politikave që favorizojnë prodhuesit e vegjël, kooperativat dhe kooperativa punëtorësh të bashkuar.

2. Progresi dhe zhvillimi janë produkte të eksplorimit të vazhdueshëm të Tokës, nga njerëz që kanë njohuritë dhe pushtetin si "lordë dhe zotërues të natyrës". Zhvillimi i përqendruar i njerëzve nuk pranon njerëzimin antropocentrik të Ndriçimit të Mendjes. Ai vlerëson respektin kulturor dhe shpirtëror të njerëzve, për vendet dhe sistemin natyror, duke përfshirë këtu Tokën dhe vetë Universin, të cilit njerëzit i përkasin. Mendohet se, për aq kohë sa ambienti natyror i përket dikujt, ai i përket të gjithë njerëzve, jo vetëm të pasurve dhe të pushtetshmëve.

3. Aktivitetet ekonomike formojnë një sistem jopersonal, të qeverisur nga ligjet determinuese natyrore, që të kuptohen "shkencërisht" dhe të drejtohen sikur vlerat personale, etike dhe shpirtërore, nuk janë tërësisht të lidhura me to. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve nuk pranon ndarjen midis shkencave morale dhe ekonomike dhe besimin se një dorë e padukshme automatikisht sjell lakmi drejt përfitimeve publike. Në të kundërt, ai beson se zgjedhja ekonomike, përfshin në mënyrë të paevitueshme përgjegjësinë morale dhe se tregjet shërbejnë si mjeti më i mirë për të arritur qëllime personale dhe politika publike, jo si vendimtare të tyre.

4. Vetëm gjërat që mund të numërohen kanë vlera dhe paraja është vetëm një masë e vlefshme vlere në jetën publike. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve beson se vlera më e madhe shpesh nuk mund të numërohet apo të vlerësohet siç duhet në terma monetare - si p.sh. vetë jeta. Ekonomia konsiderohet si një mjet për t`u përdorur në shërbim të vlerave më të mëdha.

5. Ekonomia botërore është një sistem krahasimi i ekonomive kombëtare. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve nuk e pranon idenë qartësisht absurde, por akoma përgjithësisht merr për të sigurt, se jetesa e njerëzve varet nga aftësia e ekonomisë së tyre kombëtare për të konkuruar me të tjera ekonomi kombëtare në anën tjetër të globit, në prodhimin dhe shitjenn e të mirave dhe shërbimeve që janë thelbësore për një jetë normale. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve sheh një funksionim siç duhet të ekonomisë botërore si një sistem decentralizues në shumë nivele, kaq të organizuar sa funksionimi i çdo niveli lehtëson nivelet "poshtë" për t`u zhvilluar në një përshtatje me njerëzit dhe ruajtjen e drejtimit të ambientit. Ky sistem përfshin familjen dhe nivelet e komunitetit lokal - të cilat në kuptimin modern ekonomik anashkalohen.

6. Zhvillimi ekonomik zë vend në sferën e njeriut dhe bazohet në parimet dhe vlerat e tij. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve njeh se rolet dhe fazat e zhvillimit të grave, fëmijëve dhe të të moshuarve - janë po aq të rëndësishme sa të meshkujve të rritur. Gjithashtu, njeh rolin e ekonomive shoqërore të familjeve dhe të komuniteteve sociale në krijimin e pasurive reale.

7. Ekonomitë janë të ndara nga politikat. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve njeh se njerëz të ndryshëm kanë interesa të ndryshme dhe se vendimet e politikave ekonomike janë në mënyrë të paevitueshme vendime politike. Ngarkon me punë në çdo rast, "Kush do t'i marrë të mirat dhe kush do të marrë përsipër koston dhe rrezikun?". Njeh kalkulimet pseudo-objektive të çdo balance të përgjithshme midis përfitimit ekonomik dhe kostove apo përfitimi dhe rreziku. Nuk pranon idenë se institucionet ekonomike mund të veprojnë jashtë sistemit të zgjedhjeve politike dhe shoqërore.

8. Diferencat tregtare duhet të bëhen midis lirisë ekonomike dhe efikasitetit nga njëra anë dhe mirëqenies shoqërore dhe qëndrueshmërisë ekologjike në anën tjetër. Zhvillimi i përqendruar i njerëzve njeh se këto diferenca tregu të supozuara, zakonisht janë konflikte interesash ndërmjet njerëzve të ndryshëm. Nuk pranon llojin e lirisë ekonomike të ekspozuar ndaj ithtarëve të "tregjeve të lira" dhe "tregtisë së lirë", që i jep disa njerëzve lirinë nga të tjerët. Gjithashtu, nuk pranon rregulloren e përqendruar të komandimit të ekonomisë dhe konsensusit të demokracisë sociale të koorporatave elitare në një "ekonomi mikse" konvencionale. Në vend të tyre ajo përpiqet të krijojë institucione që u japin mundësinë të gjithë njerëzve të zhvillojnë kapacitetin e takimit me nevojat e tyre dhe lirinë për ta bërë një gjë të tillë, në mënyra që i lejon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Duke besuar se efikasiteti ekonomik duhet të përcaktohet nga qëllimi që duhet arritur, ajo adreson pyetjet e efikasitetit ekonomik në termat e akordimit optimal të burimeve, në mënyrë që të arrihen sa më mirë objektivat shoqëror.

Qeverisja Globale

Mekanizmat e Qeverisjes Globale duhet të kufizohen, në mënyrë të tillë që çështje ekonomike të balancohen me prioritete të tjera të politikës publike, nën kontrollin demokratik dhe përgjegjësisë. Struktura aktuale e qeverisjes globale lë kuadrin e politikave ekonomike, gjerësisht në duart e institucioneve Bretton Woods - Bankës Botërore, IMF (Fondi Monetar Ndërkombëtar) dhe WTO (Organizata e Tregetisë Botërore) - i cili funksionon në sekret përtej përgjegjshmërisë demokratike dhe koorporatave dhe çështjeve ekonomike, në krye të çështjeve sociale dhe ambientale. Iniciativat reformuese të Kombeve të Bashkuara duhet t'i japin një prioritet më të madh sjelljes së institucioneve të Bretton Woods, brenda strukturës kryesore të Kombeve të Bashkuara, për të funksionuar nën juridiksionin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Asamblesë së Përgjithshme dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

1. Brenda të bërit politikë më demokratike dhe më transparente, politikat globale në treg, ndihmë dhe investim, siç janë hartuar dhe zbatuar nga GATT, IMF dhe Banka Botërore, mund të konsiderohen në kontekstin më të gjerë të çështjeve shoqërore dhe mjedisore, një hap themelor drejt zhvillimit të përqendruar të njerëzve.

2. Politikat Kombëtare. Është jashtëzakonisht e nevojshme që politikat kombëtare, sidomos në vendet e zhvilluara, të riorientohen drejt ndihmës së njerëzve të përqendruar, zhvillimit që mbështet ekologjinë. Kjo do të ishte në interesin e të gjithë botës, duke përfshirë qytetarët e vendeve të zhvilluara. Për shembull, sistemet e ndara dhe taksat duhet të ristrukturohen për të evituar ndotjen dhe humbjen e burimeve, reduktimin e kostove të punëtorëve, në mënyrë të tillë që të hapen vende të reja pune dhe për t'i dhënë mundësi njerëzve të jenë të dobishëm dhe të paguhet puna e papaguar, si një alternativë për të paguar nënpunësit.

3. Ekonomitë lokale, vetëbesimi. Autonomitë më të mëdha të ekonomive lokale dhe vetë besimi janë veçori të rëndësishme për zhvillimin e përqendruar të njerëzve. Monedhat lokale do të jenë një nga instrumentët e saj. Pse duhet që njerëzit lokalë të duhet të fitojnë monedhën nacionale, të rregulluar në përputhje me politikën monetare kombëtare, në mënyrë që të bëhen të mundura krejtësisht transaksionet lokale midis tyre, duke përdorur burimet lokale për të përmbushur nevojat lokale? Një purist duhet të shikojë STKL (Sistemin Tregetar të Këmbimit Lokal), përmes të cilit një grup njerëzish nxjerrin paratë e tyre për të mbështetur transaksionet midis njëri tjetërit. Por lloje të ndryshme monedhash lokale, të lëshuara nga autorite të qeverisë lokale (dhe ndoshta nga komunite të ndërrmarrjes lokale dhe biznese lokale), sigurisht që do të luajnë pjesën e tyre në zhvillimin e përqendruar të njerëzve, në vitet në vazhdim.

Për shumicën e atyre që jetojnë në vendet e industrializuara perëndimore, prioriteti kryesor do të jetë ndihma për riorientim të vendeve tona drejt zhvillimit të përqendruar të njerëzve dhe aty ku duhet të reduktohen detyrimet që kanë ekonomitë tona mbi burimet që janë më pak të dobishme. Në këtë mënyrë, ne do të punojmë për një të ardhme më të mirë për veten tonë dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojmë në ndihmë të miqve dhe kolegëve tanë, që punojnë për zhvillimin e përqendruar të njerëzve, në vende të tjera të botës.


Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora