E premte, 19.04.2024, 10:52 AM (GMT+1)

Mendime

Bujar Orizaj: Çudirat e Beratit, në përpjekje për t’i kthyer kartat e identitetit në aksion manipulativ të socialistëve

E diele, 26.04.2009, 12:07 PM


Çudirat e Beratit, në përpjekje për t’i kthyer kartat e identitetit në aksion manipulativ të socialistëve

Nga Bujar Orizaj

Që të majtët po përgatisin alibitë për humbjen e 28 qershorit, kjo duket qartë nga 1001 sorollatjet dhe yçkëlat që nxjerrin. Njëra nga kodoshllëqet e radhës është se, po të shkosh në nëpër qendrat e aplikimit për letërnjoftimet e të kërkosh kartën që të takon, vetëm njëri nga të tre personat e familjes i gjen. Të tjerëve u thonë, për shembull, të shkojnë te Rajoni nr. 2, këta të thonë: “Janë dërguar gabim. I kërkoni në Raj. nr. Tre”! Shkon të treshi dhe të thonë se nuk i kanë!
Këto ecejakje i kanë mërzitur qytetarët. Tjetër gjë që po na e bie në majë të hundës është se në të tria qendrat e aplikimit, gjenden me qindra letërnjoftime të pashpërndara. Një kaos i vërtetë. Kuptohet se po presin fundin, që “mister 15 %-shi”, por edhe “bosi i pllakave”, apo “komisari i Çoles”, të thonë se qeveria dështoi në shpërndarjen e letërnjoftimeve!
Ajo që të bie në sy, nga ana tjetër, është se në Berat ka disa media, por „rastësisht“ janë të tëra nën komandën e ustallarëve të majtë! Një kodoshllëk tjetër, ky... Dy i ka bosi i pllakave që i zotëron nga “trashëgimia e babait”. Ndërsa media e tretë është nën hyqmin e pezakut të Kristaqit. Dhe asnjëra nga këto nuk thotë gjysmë llafi se nëpër pikat e aplikimit presin qindra dhe, madje, mijëra karta për t’u tërhequr! Meazallah se e hapin gojën. Apo të nxjerrin, qoftë edhe një lajmërim,  apo të nxjerrin në titra e të sqarojnë për ngatërresat që na qenkan bërë “pa dashje”! Në këto media nuk ka ditë që të mos bëhen thirrje për punësime vajzash 20-25 vjeçare. Apo u bëhet thirrje qytetarëve se një fakir ka humbur çelësat E X 5.
Nuk harrojnë këto media të ngjiren tërë ditën se po vjen në qytetin e Beratit. . . jo vetëm kur vjen ndonjë përçor, por edhe kur vijnë karçinë e ftujakë , ulërijnë jo vetëm tellallët e medieve, por dalin edhe me megafona nëpër lagje, e thërrasin qytetarët (vetëm kënga mungon!): “O njerëz, dëgjoni lajmin: Në Berat erdhi Edvini”.   
Tellallët të kujtojnë atë shitësin e peshkut të Lushnjes që del lagje më lagje dhe fton qytetarët që të blejnë peshk. Kur është i freskët, shitësi nuk ndihet. Kur është bajat,  shurdhon mëhallën! Kur vijnë liderët e së majtës, nuk ngelet media pa bërë hosaná, si para, si pas takimeve me 14-15-16-vjeçarë, paçka se këto nuk votojnë. Mjafton të jenë numërorë për mediat! Ndërsa për shurdhërinë ndaj anomalive të shpërndarjes, bashkia nuk duhet t’ia këpusë gjumit, por as  prefektura nuk duhet të bëjë sehir e t’i vërë para përgjegjësisë qytetarët që të aplikojnë e mos të bien pre e sabotimit majtist.
Të majtët po përgatisin çorbën. E po bëjnë konfuzin, sepse aty ku aplikohet, aty duhet edhe të tërhiqen dokumentet. Duket açik se presin ditën që ata që po pengojnë njerëzit, të ngjiren e të nduken se “qeveria nuk ia doli dot”!
Vetëm një gjë është e sigurt, si buka që hahet: Se duan-s’duan të majtët e çdo kallëpi apo, më saktësisht, duan apo nuk duan thelat e mollës së kalbur, qytetarët shqiptarë, sikundër edhe beratasit, do të votojnë për ata që bënë realitet çka thanë që në vitin 2005. Pavarësisht që u hodh e po hidhet mjaft baltë mbi arritjet e dukshme të kësaj qeverie, prapë kjo baltë po u bie surratit. Sepse nuk bëhet pis Mali i Tomorit, se e pështyn dikush nga rrëza e tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora