E enjte, 25.04.2024, 05:02 PM (GMT+1)

Mendime

Sami Repishti: Tregojini shtetit monstër kurajën civile

E diele, 26.04.2009, 04:57 PM


Prof. Sami Repishti
Prof. Sami Repishti
Tregojini shtetit monstër kurajën civile

Nga Prof. Sami Repishti

Të dashtun vllazën e motra!
Unë kam sot nji lutje për ju: "Ju lutem: Mos lejoni vrasjen barbare të Shkodrës suej,
Shkodrës sime, Shkodrës shqiptare tremijëvjeçare!"
Planet e çmenduna për ndërtimin e nji centrali atomik në brigjet e lumit Buna duhen prishë me çdo mjet - edhe me forcë po të jetë e nevojshme. Rezistenca popullore kundër rrezikut të vdekjes që kërcënon sot Shkodrën tuej, ashtë thellësisht morale dhe plotësisht ligjore.

Rezistenca që tregoni ju përkrahet nga çdo qenie njerëzore që shenjtënon jetën, që respekton lirinë dhe dinjitetin e secilit që ashtë i paisun me arsye dhe ndërgjegje.
Planet e çmenduna për ndërtimin e centralit atomik pranë lumit Buna përmbajnë në vetvete mundësinë absolute të katastrofës që do të ndryshonte qytetin e bukur të Shkodrës në nji vorrezë çernobile, ku njerëzit dhe jeta do të shuheshin me dhimbje njiherë e përgjithmonëë.

Të dashtun vllazën e motra! Bashkohuni të gjithë në nji grup të vetëm rezistence civile, dora dorës, shtrëngoni radhët dhe i tregoni shtetit monstër vullnetin e patundun me shpëtue qytetin tuej të Shkodrës, nga asgjësimi i plotë që e kërcënon. Shtrëngoni radhët me i tregue shtetit monstër kurajën tuej civile, se jeni ju dhe jo shteti monstër që mban në dorë fatin tuej e të qytetit tuej historik.

Ngreni zanin tuej të fuqishëm! Po të jetë nevoja edhe grushtin tuej kërcënues në shenj revolte kundër Zeusit të pashpirt, dhe padrejtësisë që ai imponon. Sepse, nuk ka detyrë qytetare ma të naltë se revolta e justifikueme kundër sunduesit arbitrar. Ky ashtë thelbi i demokracisë së vërtetë, dhe kjo ashtë lavdia e Shkodrës demokratike që u shkrumue për nji gjysmë shekulli - nën komunizëm, por nuk u dorëzue!

Mbroni veten, mbroni familjet tueja; mbroni qytetin tuej, qytetin tim, Shkodrën shqiptare tremijevjeçare.
JO centralit atomik në Shkodër! JO vdekjes që kërcënon Shkodrën, JO sundimtarëve që shkelin të drejtat e qytetarëve, të drejtën themelore të jetës së lirë, jetës pa frikë, jetës që meritoni si qytetarë të Shkodrës shqiptare.
Mos kini frikë! E drejta ashtë me ju! Me ju ashtë edhe Krijuesi i jetës sonë.

Përzemërsisht,
Sami Repishti, Ph.D.
City University of New York (USA)
25 prill 2009



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora