E shtune, 25.09.2021, 08:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Kulti dhe mllefi i pritjes

E diele, 26.04.2009, 01:55 PM


Kulti dhe mllefi i pritjes

Nga Ukshin Zajmi

Kësaj radhe po paraqesim një libër të botuar paksa më herët, por që edhe tash meriton të flitet për të. Fjala është për librin me poezi të Mehmetali Rexhepit “Frymë e fërguar mynxyrave”. Vetë titulli i librit na tregon se në këtë libër, lexuesi mund të gjej poezi të frymëzuara nga mynxyrat e përjetuara të autorit, i cili në këtë rast, individin pra, vetën, nuk e paraqet si individ, por e përgjithëson.
Të shtatë kapitujt e librit që përbëjnë nga një, të themi, cikël poezish, na japin të kuptojmë se kemi të bëjmë me një poet që i përdorë të gjitha format e mundshme të shprehjes për të paraqitur mendimin e vet të ndrydhur e të shtrydhur vite me radhë në zjarrmëninë e trupit e të   shpirtit të vet.
Libri fillon me poezinë Festa e fjalës, që në të vërtetë është një hyrje në librin e tij, përmes së cilës në një mënyrë tregon se, ai dëshiron që edhe me fjalë t’i bëhet flakë qëndresës. Pas kësaj, poeti fillon punën në një sfond të bardhë për të filluar hullinë e zezë në të cilën bartë fjalët e veta kuptimplota, për shtegtarin nëpër këtë botë, i cili ecën nëpër sfond të bardhë për të krijuar artin dhe arin e pritjes shumëvjeçare të të sotmës sonë  ende të pakryer. S’do mend kur pritet dhe krijohet kulti i pritjes, gradualisht paraqitet edhe mllefi i tij, që krijon skena të ndryshme, të cilat, këtë mllef herë e paraqet në shkrim çirilik e herë në atë latin që ecën rrugës së kameleonëve. Kësisoj arrinë deri në enigmën e thesarit, i cili herë rrokulliset e herë përfytyrohet deri në djallëzim. Në zjarrmëninë e poetit na del vagëllima, iluzioni, ethet dhe gjëma me gjithë fatin e saj, duke rishpalosur enigmën e demonizuar. Sublimi i poetit prej enigmës ecën relieveve të ndryshuara të Ballkanit, duke kërkuar Dardaninë antike në Kosovën e djeshme për të ardhmen e saj. S’do mend, në këtë reliev ai kalon edhe nëpër ujëra të shumëta  zakonisht të pista, nëpër intrigat e jetës plot bolla e gjarpërinj deri në afërsinë e zhbërjes së tij.
Duke kapërcyer të gjitha këto krajata të floçkës së djathit, që herë bëhen loçka e herë satana, kalon në gjithësi të pakufishme dhe të pazbërthyer. Megjithë, përzgjedhjet që i ka në disponim sensi krijues i Mehmetali Rexhepit,  herë vie në situata të pazbërthyera, herë në enigma të pazgjidhura dhe magjike, por në çastin më sublim ai futë epshin në zgurë dhe zbërthen, zbërthen…
Kësisoj, siç thotë edhe poeti, kjo jetë është metaforë, por edhe forë e poezisë, andaj edhe poezia e tij duhet të lexohet e të rilexohet në mënyrë që të kuptohet ashtu si dëshiron poeti, por edhe ashtu si e heton lexuesi. sëkendejmi libri “Frymë e fërguar mynxyrave” e Mehmetali Rexhepit meriton të rilexohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora