E enjte, 28.03.2024, 05:30 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Më 9 Maj-Ditën e Evropës do të mbahet Gjysmëmaratona e tetë Ndërkombëtare e Prishtinës

E shtune, 25.04.2009, 01:46 AM


Nga Hajdin Islami

PRISHTINË, 24 PRILL 2009-Federata Atletike e Kosovës, Departamenti i Sporteve të Kosovës dhe Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës, do të organizojnë Gjysmëmaratonën e tetë Ndërkombëtare të Prishtinës më 9 Maj 2009. Organizatori i kësaj gjysmëmaratone njofton se si edhe viteve të tjera edhe këtë vit kjo garë do të simbolizoj vlerat e paqes, tolerancës, ko-ekzistencës dhe përsosshmërisë së sportit. Gjatë vitit të kaluar(2008),345 garues nga shumë shtete, ishin ndarë të kënaqur me organizimin e kësaj maratone në një atmosferë me program të larmishëm rreth garës. Organizatori këtë vit mendon se përvoja pozitive e viteve të kaluara do të motivoj edhe më tepër garuesit që të kënaqen në këtë garë e cila në të njëjtën kohë është gazmore dhe garuese. Derisa të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre, çmim i konsiderueshëm që në vlerë totale është 10.000€ do t’i dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5 km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara. Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra). Donator kryesor i këtij manifestimi të madh është ProCredit Bank në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora