Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ekrem Ajruli: Topsekreti

| E diele, 26.04.2009, 06:22 PM |


Ekrem Ajruli

TOPSEKRETI

Sa me vrull i morën punët në fillim të fushatës, sikur e tërë bota rrotullohej rreth tyre.

Mendonin se, emblema e teskeres politike është forcë magjike, si llamba e Alajdinit, të cilën po e fërkove me duar të gjitha ëndrrat dhe dëshirat të realizohen.

Ja që loja në të cilën u futën, është labirint që nuk i gjendet fundi, sidomos kur për ortak në lojë-politikë ke Lidhjen Satanike të Demonëve në Maqedoni ose Varganin e Matrapazëve Rezila Ogurzi të lyer disa herë me dhjam derri.

Këtë e dëshmojnë shëtitjet disa mujore nëpër oborrin e përrallamentit, me shpresë se një ditë peshku i artë, do t’i plotësojë dëshirat tona të kamotshme.

Për do halle, që intelektualët i konsiderojnë të dorës së parë, politik(u)ajve u duken pa peshë.

Edhe ata ka hak.

Vizionarët e ardhmërisë me përgjegjësi kombëtare maja e politikës shqiptare mendon se kultura, arsimit etj., janë të sekondare. Kështu pra mendon Ma...maria më falni Pa...paria sipas tyre drejtoritë e këtyre resorëve janë tejet simbolike.

Intelektualët pa të drejtë pyeten vallë cilat drejtori qenkan atëherë me peshë, sigurisht, më joshëse janë drejtoritë të cilat sigurojnë përfitime të majme materiale.

Plotësisht ka të drejtë Ma... ma.. maria më falni Pa...paria politike me kulturë jemi ngirë bile na ka dalë në majë të hundës.

Pesë dekada, njerëzit e kulturës kanë shfrytëzuar benificione të ndryshme nga shteti si: diferencime, burgosje e ngufatje të duar-nduarta kulturore e arsimore etj etj., periudhë e gjatë kjo nëpër të cilën kaluan shkrimtarët, poetët, piktorët, aktorët etj. të gjithë këta u kalitën të mbijetojnë me një lëmoshë-rrogë duke gëlltitur ofendime e tallje nga shtresa të ndryshme matrapazësh politike e ekonomik.

Shyqyr Zotit më në fund shpëtuam!

Këto ditë doli në pazar edhe një xhevahir nga kuzhina politike se: Perandoria e Oazës së Paqes paska vendosur, vitin që vjen të punësoj një numër të madh intelektualësh, nën përkujdesjen e Ndërmarrjes “Alb-Eu-rropa”, dhe përparësi do të kenë pikërisht ata që merren me kulturën.

Jo 2.400 as 24.000, por diku mbi 240.000 intelektual shqiptar, projekt ky që e sollën nga Brukseli baballarët e kombit.

Projekt i studiuar mirë nga Moska deri në Peskara.

Por, ja që populli nuk ka durim ngase është i pagdhendur dhe me hapa-papaa të shpejt donë të dijë e të kuptoj këtë Projekt Kombëtar të cilin Perandoria e Oazës nuk dëshiron ta publikojë, ngase është TOPSEKRET...!!!

Populli angazhoi intelektualët që të verifikojnë madhështinë e Projektit në fjalë.

Hulumtuan e hulumtuan në këtë drejtim: Skopje-Moskë-Athinë-Skopje, Skopje-Beograd-Moskë-Skopje,

Skopje-Paris-Bruksel-Skopje dhe, nëpërmjet kanaleve fekale më falni sekrete, mësuam se bëhet fjalë për një projekt të leverdishëm dhe afatgjatë, i lumtë Ndërmarrjes “Alb-Eu-rropa”.

Të mos e zgjasim shumë se mund populli ta humb durimin dhe na çon në r.s, jo në republikën e Serbisë por atje nga kemi ardhur.

Prandaj, do ta publikojmë menjëherë.

Fjala është për Fushën e Pollogut dhe një pjesë bukur të madhe të Pellagonisë (vendlindja juglindore e mbretëreshës Teutë dhe mbretit Agron), të cilën Perandoria aktuale e Oazës së Paqes, që të zbutë papunësinë, migrimin etj., ka vendosur Arbërinë Juglindore ta mbjellë me pallamide*. Të cilave lulet që thahen u shndërrohen në lesh, e sipas hulumtimeve të medicinës ky lloj leshi qenka shumë i preferuar për mbushjen e jastëkëve, jorganëve e dyshekëve.

Pra, populli i Arbërit nuk do të përdorë në të ardhmen jastëk e shtretër të mbushur me lecka apo sintetikë, por me këtë lloj leshi që e fal natyra dhe kujdeset Perandoria. Kështu që, Arbëria do të bëj gjumë të rehatshëm edhe një shekull. Përparësi për të mbledhur këtë thesar, ka populli i Arbërit sidomos intelektualët, ngase kështu është paraparë me Marrëveshjen Kornizë të Horrit.

Sipas kësaj marrëveshje, arbërit (shqiptarët) në të ardhmen nuk do të merren me punë të rënda fizike, por do të mbledhin lesh tërë vitin.

Po të fryjë erë, stina e punës zgjatet.

Rroftë Marrëveshja Kornizë e Leshit.

*Barishte parazitore që rriten në grurë.