Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Ti ishe krimineli i shekullit

| E diele, 26.04.2009, 03:09 PM |


Asllan Dibrani
Asllan Dibrani
Asllan Dibrani*

Ti ishe krimineli i shekullit 
 
Ti ishe krimineli i shekullit
ti  ishe  barbari
ti ishe okupatori
i pa meshir në shpirt
mendove ta rrokullisësh, botën
po ti u zhgënjeve
hej katil
ti më poshtërove
ti ma ndale diellin
ti ma ndale driten
ti ma ndale gëzimin
ti qofsh i mallkuar
hej katil i shekullit
ti mbete i poshtëruar
une prap e shijova diellin
une prap e pashë dritën
unë fitova lirinë dhe
sot jam krenar
qe ta lirova qelinë
dhe errësiren e asaj bote që
ma dhurove ti.

*Autori i Karikaturës dhe Poezisë (1999)