Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agjentët sekretë më me famë në botë

| E shtune, 25.04.2009, 09:27 AM |


Nga Kim Philby që spiunonte për rusët e deri tek Mata Hari, agjentja e rastësishme.
Spiunët që kanë marrë më shumë emër janë ato që kanë shërbyer si agjentë të dyfishtë. Ndërkohë që ishin në shërbim të kombit të tyre ato janë rekrutuar nga shërbime të tjera sekrete. Një rast i tillë është ai i pesëshes së Kembrixhit, ku bën pjesë dhe i njohur, Kim Philby. Ky grup spiunësh britanikë, mori këtë emër, sepse u rekrutua nga shërbimet sovjetike, kur pesë anëtarët studionin në Kembrixhit. Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjetikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve '50. I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.
Një tjetër spiun i famshëm është dhe Richard Sorge. Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to. Një spiune e rastësishme është Mata Hari. Mata Hari ishte emri skenik i holandezes, Margaretha Geertruida Zelle, e cila ishte një kërcimtare ekzotike dhe prostitutë e rangut të lartë në Paris. Në vitin 1905, pasi u divorcua me bashkëshortin e saj ajo filloi karrierën si kërcimtare ekzotike me emrin Mata Hari. Ajo filloi të përzihej me njerëz të klasit të lartë dhe u bë kurtizane e shumë politikanëve dhe ushtarakëve të lartë. Kjo e vendosi atë në një pozicion shumë të mirë për të mbledhur informacion. Ajo u arrestua në vitin 1917 në dhomën e saj të hotelit, Paris dhe u dënua me ekzekutim.

Aldrich Ames
1941
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik

Ames është një ish-agjent kundërzbulimi i CIA-s, i cili u dënua teksa spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1984. Në detyrën e tij të parë ai u stacionua në Ankara, Turqi, ku puna e tij ishte të vinte në objektiv oficerë zbulimi rusë, të cilët mund të rekrutoheshin. Për shkak të problemeve financiare në jetën e tij personale, si rezultati i abuzimit me alkolit dhe shpenzimeve të larta, Ames filloi të spiunonte për Bashkimin Sovjetik në vitin 1985. Po atë vit CIA vuri re se po humbiste "asetet" me shpejtësi të madhe. Ames u arrestua në aeroport, kur po shkonte në Rusi dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Giacomo Casanova
1725 - 1798
Spiunoi për: Venecian

Casanova, i lindur në Venecia njihet për pasionin e tij për femrat. Për shkak të mundësive të tij financiare ai u shkollua dhe u bë avokat. Marrëdhëniet e tij me gra të ndryshme të pushtetshme i dhanë shumë fuqi dhe atij. Ai u pasurua shumë shpejt. Nga viti 1774-’82 ai punoi si spiun për Venecian. Nuk dihet saktë roli i tij, pasi ditari i tij i famshëm përfundoi ditën që ai filloi punën. Në vitin 1782 ai u dëbua nga Venecia pasi kishte përhapur shpifje për një prej patricëve të qytetit.

Klaus Fuchs
1911 - 1988
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik

Fusch ishte një fizikan gjerman, i cili punonte në Los Alamos, për një projekt bombe. Ai ishte përgjegjës për shumë prej llogaritjeve teorike kryesore që kishin lidhje me modelet e para të bombës së hidrogjenit. Teksa ndiqte universitetin në Gjermani, Fusch u përfshi në partinë Komuniste të Gjermanisë. Pasi u arrestua nga qeveria naziste ai u largua në Angli, ku filloi të punonte me projektin e bombës atomike britanike. Në këtë kohë ai filloi t'u jepte informacion sovjetikëve pasi mendonte se ata kishin të drejtë të dinin se çfarë po bënin britanikët dhe amerikanët.

Major John Andre
1750 - 1780
Spiunoi për: Britaninë

John Andre, ishte një oficer britanik, i varur si spiun gjatë luftës së Revolucionit Amerikan. Në moshën 20-vjeçare ai iu bashkua ushtrisë britanike dhe lëvizi në veri të Amerikës për t'iu bashkuar forcave pushtuese. Ai ishte i preferuar në shoqërinë e lartë në Filadelfia dhe Nju Jork. Në vitin 1779 ai u bë adjutant-gjeneral i ushtrisë britanike. Në prill ai u emërua në krye të shërbimeve të inteligjencës dhe filloi të thurte komplot me gjeneralin amerikan, Benedict Arnold, për të marrë "West Point" për 20 mijë sterlina. Ai u kap nga forcat amerikane dhe u dënua si spiun i armikut.

Nathan Hale
1755 - 1776
Spiunoi për: Ushtrinë Kontintentale (SHBA)

Nathan Hale ishte kapiten në ushtrinë kontinentale gjatë luftës së Revolucionit Amerikan. Ai konsiderohet si spiuni i parë amerikan, i cili doli vullnetar për një mision inteligjence, por u kap nga britanikët. Ai mbahet mend për fjalimin e tij para se ta varnin, ku tha: "Më vjen keq që kam vetë një jetë për të dhënë për vendin tim". Hale lindi në Konektiktat dhe u diplomua në universitetin Yale, ku u diplomua si i pari i klasës.

Belle Boyd
1844 - 1900
Spiunoi për: Konfederatën (SHBA)

Bella Boyd ishte një spiune e konfederatës në luftën Civile Amerikane. Ajo vepronte nga hoteli i babait të saj dhe u dha informata të vlefshme gjeneralëve të Konfederatës. Karriera e saj në spiunazh pati një fillim befasues: kur një grup ushtarësh të Unionit hynë në shtëpinë e prindërve të saj për të ngritur flamurin amerikan, njëri prej tyre fyeu nënën e Belle. Belle nxori pistoletën dhe vrau njërin prej tyre. Ajo u vendos nën vëzhgim ushtarak dhe përfitoi nga prezenca ushtarake për të përftuar sekrete.

Pesëshja e Kembrixhit
Spiunuan për: Bashkimin Sovjetik

Pesëshja e Kembrixhit ishte një rreth spiunësh sovjektikë në Britani, të cilët i kalonin informacione Bashkimit Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fillimet e viteve '50. I pari është Kim Philby, i cili mendohet se ka dëmtuar më shumë inteligjencën britanike dhe amerikane duke i dhënë informacione të vlefshme Bashkimit Sovjetik. Donald Duart Maclean u rekrutua, kur ishte akoma student në Kembrixh dhe u bë kolonel në KGB. Guy Burgess dhe Anthony Blunt kontribuan në kauzën sovjetike me transmetimin e dokumenteve sekrte të MI5, që përshkruanin strategjinë ushtarake. Anthony Blunt ishte një historian arti dhe marksist i betuar.

Richard Sorge
1895 - 1944
Spiunoi për: Bashkimin Sovjetik

Richard Sorge konsiderohet si një prej spiunëve më të mirë sovjetikë në Japoni para dhe gjatë Luftës II Botërore, e cila i dha famë atij. Sorge lindi në Azerbaijan dhe një prej të xhaxhallarëve të të atit ishte mik i Marksit. Në maj të vitit 1933 Bashkimi Sovjetik e dërgoi Sorge të organizonte një rrjet spiunazhi në Japoni. Ai u arrestua në tetor të vitit 1941 në Tokio. Edhe gjatë torturave, ai mohoi çdo lidhje me sovjetikët. Sorge nuk u shkëmbye me të burgosurit japonezë pasi si ai, edhe Bashkimi Sovjetik mohoi që ai të ishte duke spiunuar për to.

Julius and Ethel Rosenberg
1915, 1918 - 1953
Spiunuan për: Bashkimin Sovjetik

Julius dhe Ethel Rosenberg ishin komunistë amerikanë, të cilët u ekzekutuan pasi i kaluan sekrete bërthamore Bashkimit Sovjetik. Ato u takuan anë Lidhjen Rinore Komuniste në vitin 1936, ku ai ishte lider. Julius u rekrutua nga KGB-ja në vitin 1942 dhe konsiderohej si një nga spiunët më të mirë. Julius gjithashtu rekrutoi dhe shumë njerëz që e kishin për zemër kauzën e ndihmës ndaj KGB-së. Ai i kaloi KGB-së mijëra dokumente nga Komiteti Kombëtar i Këshillimit të Aeronautikës. Në vitin 1951, çifti doli në gjyq dhe u dënua me vdekje.

Mata Hari Born:
1876 - 1917
Spiunoi për: Gjermaninë (mbase dhe Francën)

Mata Hari ishte emri skenik i holandezes, Margaretha Geertruida Zelle, e cila ishte një kërcimtare ekzotike dhe prostitutë e rangut të lartë në Paris. Në vitin 1905, pasi u divorcua me bashkëshortin e saj ajo filloi karrierën si kërcimtare ekzotike me emrin Mata Hari. Ajo filloi të përzihej me njerëz të klasit të lartë dhe u bë kurtizane e shumë politikanëve dhe ushtarakëve të lartë. Kjo e vendosi atë në një pozicion shumë të mirë për të mbledhur informacion. Ajo u arrestua në vitin 1917 në dhomën e saj të hotelit, Paris dhe u dënua me ekzekutim.

Tirana Observer