E hene, 20.09.2021, 02:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta

E shtune, 25.04.2009, 06:03 PM


Lidhje të përzemërta

Nga Baki Ymeri

Çuditen shqiptarët pse s’e njeh Rumania pavarësinë e Kosovës dhe çuditen rumunët pse Shqipëria s’i njeh arumunët si minoritet dhe pse shqiptarët si populli më i shquar në botë për trimëri dhe besnikëri, luftuan kundër pushtuesit osman dhe iu nënshtruan këtij pushtimi në fushën fetare të onomastikës. Një nënshtrim i këtillë i shqiptarëve për të shpëtuar nga tagrat osmane,  shëmbëllen me mentalitetin rumun për të luftuar deri dje kundër komunizmit, duke ia kthyer pastaj armët demokracisë në favor të fantomave të Rusisë (1945), njësoj siç patën vepruar edhe bashkëfashatrët e mi në Shipkovicë, duke kaluar brenda një nate nga ballizmi në komunizëm (1945). Qëllimi i këtij shkrimi ka të bëjë me lidhje të përzemërta e jo me lidhje politike që e anashkalojnë afrimin dhe afirmimin. “Po t’i kishin rumunët shqiptarët (fqinj të parë), kaherë do ta zotëronin Ballkanin”, thoshte Mbreti Carol I në kohën e tij (1900).

Pa marrë parasysh qëndrimin absurd të klasës politike rumune që e konsideron Kosovën si një “precedent të rrezikshëm” që i alimentojë shijet paranoike të hungarezëve të Transilvanisë, rumunët i duan shqiptarët ngase kemi bashkëpërkime të panumërta në fushë të historisë dhe gjuhësisë, madje edhe të etjes për poezi.  Një afri dhe një etje e këtillë për ta njohur shpirtin shqiptar dëshmohet edhe përmes faktit se vetëm brenda  një intervali të shkurtë, pesë autorë shqiptarë prezantohen në revistat rumune të Bukureshtit dhe provinces (Ibrahim Kadriu, Luan Topçiu, Halil Haxhosaj, Sarë Gjergji dhe Besa Salihu). Derisa shkrimet e Marius Qelarut për Luan Topçiun dhe Besa Salihun e shohin dritën e botimit në revistat e Moldovës (Convorbiri literare dhe Bucovina literara), Kadriu, Gjergji dhe Haxhosaj prezantohen me nga një faqe në dy revista që dalin në Campina dhe Plojesht.

Kështu, sipas eseistit Victor Sterom, “Ibrahim Kadriu, poet dhe romansier i shquar kosovar, u lind më 8 janar 1945 në Zhegër të Gjilanit. Ka botuar një numër të konsideruar vëllimesh me poezi, nuvela, tregime dhe romane, duke qenë i përkthyer në dhjetra gjuhë europiane.   Në vargjet e Ibrahim Kadriut deshifroj një portret sugjestiv që të shpie në zbulimin e një të vërtete të fshehur nëpërmjet shpalimit të alteregosë së poetit në fushë të platformës fundamentale apo strukturore të qenjes së tij, domethënë të sentimentit të implikimit kompleks në qëndrimin e konceptit në kohë dhe në dheun e të parëve të tij, apo të kalimit të pakthyeshëm të çdonjërit çast. Nota semantike dhe estetike e mëndjeprehtësisë së tij theksohet përmes fuqisë së sugjestionit bindës, duke zhvilluar ndjeshmëri të afta për të shprehur ekzistencën e një territori të konsideruar gjithmonë si një burrim i ilaçit të shpirtit.” Pas këtij medalioni të shoqëruar me shënime  bibliografike,  “Revista noua” (Këmpina, nr. 3/2009), prezanton në gjuhën rumune poezitë e I. Kadriut: Vajtja në fshat (Mersul în sat), S’ke nevojë (Nu ai nevoie), dhe S’kam kohë (Nu am timp).

Në kuadrin e rubrikës “Poezie albaneză”, botuar në revistën “Esteu” (Nr. 1/2009), poeti dhe eseisti Victor Sterom thekson se Halil Haxhosaj, poet kosovar, eseist dhe dramaturg, u lind më 1946 në komunën Vokshi. Ka absolvuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ndërmjet viteve 1992-2008 ka botuar njëmbëdhjetë libra. Së bashku me Sali Bashotën (shën. yni-B.Y.), ai është poeti i parë nga Kosova i përkthyer me një libër në gjuhën rumune (Umbra viselor/Hija e ëndrrave, Bukuresht, 2004). “Poeti Halil Haxhosaj është i preokupuar ndaj korektësisë së raportit ndërmjet imagjinatës dhe ndjeshmërisë në shkrimet e tij, duke patur parasysh kriteriumin sokratik të adekuimit të objektit në subjekt. Ai inkorporon në tekstin lirik meditimin dhe qëndrimin  e patundur, duke e mbajtur gjallë tensionin e nevojshëm për inkoprotimin e vetvetes. Mirëkuptohet, ngritja e diskrecionit në rangun stilistik të përjetimit autentik, e fikson definitivisht vëmendjen. Është e qartë se përkushtimi hyjnor i frymëzimeve të tij është një vëmendje strukturale që përfaqëson, sa një jehonë të lekturës adekuate, po aq edhe një opcion etik dhe estetik.” Pas këtij medalioni të bukur, pasojnë të defilojnë në faqet e kësaj reviste poezitë: Në këngën time (În cântecul meu), Hija e ëndrrave (Umbra viselor), Rrugët u lidhën nyje (Străzile s-au legat nod) dhe Bishat (Fiarele). Në kuadrin e rubrikës Poezie albaneza, jepen vlerësime të larta edhe për shpirtin e përbujshëm dhe forcën e fjalës poetike të Sarë Gjergjit nga Kosova.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora