E premte, 19.04.2024, 07:11 PM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: C'Petritizem!

E shtune, 25.04.2009, 02:05 PM


C'Petritizem!

Pasi mesoi se rrenjet i kishte ne Anadoll, lindi dashuria, u ngroh ne zemer nga babai turk, ne vend qe te ngrohej nga nje romance qe ta sugjeron mosha!
E mori lapsin dhe filloi si sorra me ''krrau''!

Nga Ilir Dardani

Mesa shoh ne foto dukesh i ri, si une, por kjo s'do te thote qe kjo moshe nuk ta lejon nostalgjine harbuto-halldupe!

Titullin e ''kolumnes'' (kur u bene edhe mbetjet osmane te perdorin ''Column''!) se zeze e ke shkruar ne turqisht dhe qe ta kuptosh (titullin) duhet te jesh kopil shqipfoles - turk me origjine! Ti per vete e kupton dhe eshte mjaft domethenese!

Me dhimbsen te gjithe njerezit, por...jo krejt te gjithe!
Nese nje amerikan, arab apo gjerman humb jeten ne nje aksident ajror, kur po shkonte per qejf ne Turqi, me dhimbset.
Nuk me dhimbset nje shqiptar qe shkon ne Turqi per te njejten gje. Thjesht, nje njeri me pak!
Ata na moren cdo gje dhe na lene vetem kulturen e pakulture. Na moren tru, surrat e gjak!

Thua se nuk paske shkuar ne Turqi sepse na paske qene patriot. Ke vleresuar historine, heroin kombetar, ke ndjere dhimbjen e kombit tend, gjithe ate gjak te derdhur, gjithe ate sakrifice per te mbetur shqiptar. Ke ndjere copetimin e kombit tend.
Hordhia turke ishte edhe nje pushtim i peshtire, gje qe e tregon emri anadollak qe ka shqiptari.
Per 500 vjet vetem xhamia sulltanesh ndertuan, si dhe na mesuan si te bejme hallve halldupe!

Lavirimi nuk i shkon nje burri dhe as nje gruaje fisnike, megjithate ne fund te fundit aktet vetperdhunuese shenohen si cudi qe zgjate pak dhe si turp maratone, qe zgjat edhe pasi njeriu iken ne boten tjeter.

Miqesia me Turqine sado e thate mbetet e ekzagjeruar, per hir te ndryshmit te historise, per hir te faktit te dhimbshem se shqiptaret, sado qe kane pretenduar, asnjehere nuk u bene me sic ishin, shqiptare te paster.

Shqiptaret, per te qene shqiptare dhe per te qene njerez normal duhet te hedhin fene, emrat dhe kulturen antishqiptare e antieuropiane te pushtuesit. Dhe pasi e kane bere kete, pasi jane kthyer ne shqiptare te vertete, le te perqafojne islam, budizem e c'te duan sepse eshte dicka personale. Pa u bere kjo nuk eshte dicka personale, por te gjithe sebashku krijojme Turpin Kombetar, i papare te asnje komb tjeter ne rruzullin tokesor.
Me vone, kur te jemi Ne, le te miqesohemi me cdo komb te botes, per hir te miqesise, per hir te paqes qe duhet te sundoje boten, por jo ne kete menyre, duke u deklaruar si komb kopil i Turqise!

Ardhja e lirise ne Dardani (dhe Shqiperi) eshte shoqeruar me rikthimin e prapambetjes dhe antishqiptarizmit, ku qindra femra shqiptare jane kthyer ne qyqe te zeza me farexhe, ku qindra meshkuj kane veshur fustana e lene mjekra dhe jane me shqetesues se Gomaret apo Qenjte qe bredhin periferive, nga ana estetike, kurse anes tjeter do ja degjoni zerin...!
Por jo vetem kaq!
Liria na solli edhe shpirtin e zi islamik dhe figurat me te ndritura te kombit u bene tabele qitjeje!

Me tradhetine dhe turpin kombetar nenkuptojme se e paskemi merituar shtypjen nga serbet e enver hoxha dhe duhet qe urgjentisht te pagezojme femijet me emra enverhoxh e miloshevic, sic beme me emrat e pushtuesve te meparshem (jane aktuale gjithsesi!)!
Duhet te ndertojme xhamia dhe si emer me i pershtatshem te jete enverhoxha. Por edhe kisha me emrin sllobodanmiloshevic.
Po, pse jo?! Ti mendjeshkurter, syhumbur e shpirtshitur po na mburresh me xhamine e ''mbretit'' Sulltan Murati, atij qe udhehoqi barbaret aziatike per te vrare shqiptare, ne vendin e tyre.

Per ty si nje i ri eshte e pafalshme dredhia dhe simboli i poshtersise! Ne humben shume njerez vetem per te mbetur te lire, per te mbetur shqiptare! Ne perpara ardhjes se turqve nuk ishim varri i askujt. Asnje komb apo fshat te huaj nuk pushtuam, sepse per ne liria e tjetrit ishte dicka e bekuar nga zoti dhe asnjehere nuk dolem kunder tij. Por pasi na hengri dreqi shpirtin e trurin, bashkepunuam shpeshhere me pushtuesin aziatik dhe dhame kontributin tone ne vrasjen masive te njerezve, te cilet mbronin nenen e baben, motren e vellane, token e tyre!
Dhe nga kjo poshtersi, nga ky vampirizem paguam shtrenjte: u beme kombi qe urrehej me shume ne Europe, na copetuan e na vrane pa meshiren me te vogel! Gjithcka fale ketyre vellezerve tuaj, te cilet u bene te tille (vellezer!) pasi ju shkerdhyen shpirtin...e me shume se kaq! Ti Petrit Selimi je Simbol i Perdhunimit.
Te qenka ngrohur zemra ty, nga propaganda turko-islamike, hajvan!
Une nje turk nuk e kam vella, s'me lidh asgje me te sepse jam shqiptar origjinal. Por tipi yt ne qenjen e tij ka gjak aziatik, prandaj lind kjo miqesi, kjo prostitutshmeri!

''Sot mbetet relikt i rrallë, xhamia e fundit në tërë Ballkanit dedikuar Sulltanit, Është margaritar i vërtetë i Kosovës'' - thua (Une e di se c'meriton ti!!!)!

Po sigurisht sepse popujt e Ballkanit, sado vrases e katile te kene qene per ne, per veten e tyre jane kujdesur dhe nuk kane lejuar maskaralliqe te tilla!

Monstrat serbe vrane e prene sa munden, sic bene turqit dikur, por duhet te benin dicka pozitive: Te shkrumbonin kete xhami, te zhdukej nga siperfaqja e Shqiperise dhe Ballkanit kjo shtepi, ky monument ndjallakeq, ky turp i papare!

Te ishte xhamia e Muhametit ka ndryshim me nje te Sulltanit, i cili ishte vrases, por mbi te gjitha vrasesi yne!
Une nuk arrij ta kuptoj magar(gomar)llekun tend dhe te shume shpifolesve te tjere!

O mendjeprishur, ku eshte ndryshimi mes Sulltan Muratit e Sllobodan Miloshevicit?!
Pse nuk eshte edhe Miloshevici Shenjt, sic eshte Murati?!
Drejtesi njerez! Duhet urgjentisht ndertimi i kishes ''Shenjti Miloshevic'', dhe te luten besimtaret ortodokse ne te, sic luteni ju myslimanet para shenjtit tjeter, Murat!!!

Qe te jesh shqiptar mjafton te jesh njeri, por qe te jesh njeri nuk mjafton te jesh Kafshe!

Fu*** hypocrites!

____________________


Tesekürler Türkiye

Janë dy momente në dy vitet e fundit që ma ngrohën zemrën për Republikën e Turqisë.

Nga Petrit Selimi - Gazeta Express, 24.04.2009

Ndaj Turqisë gjithmonë kemi pasur ndjenja të përziera. “Mall turk”, themi kur na prishet ndonjë vegël e blerë rishtazi. Mall i bërë shpejt e shpejt, i kualitetit jo bash më të mirë.
Mustaqet omniprezente tek burrat e filmave e serialeve turke të kohës së satelitëve, gjatë nëntëdhjetave të errëta, po ashtu nuk zgjerojnë kujtime të dashura.
Një amalgamë e tërë veprimtarësh politikë e intelektualë, përbërë prej Kryetarit të ndjerë Ibrahim Rugova, e deri shkrimtari Ismail Kadare, ishin bartës të teorisë së identitetit perëndimor të shqiptarëve, me përqendrim në madhërinë epike të rezistencës së krishterimit shqiptar ndaj Perandorisë Otomane.

Por, në mendje e në zemra, ky interpretim nuk ka fjetur krejtësisht lehtë. Shumë prej asaj që na bënë shqiptarët dhe ballkanasit europianë pak ma ndryshe, mban fërkema të Anadollit. Jo veç kafja e llafet e pafundme turke, por edhe strukturat e mëdha shoqërore dhe botëkuptimi për shoqërinë dhe individin.
Turqia ka qenë simbol i kaosit dhe anëve të këqija të shqiptarëve. Atyre të trashëguara nga “okupatori” (i cili qëndroi dhe u mishërua me të okupuarin aq gjatë sa që humbi kualitetet e forcës okupuese).

Njerëz shumë më të lexuar e kënduar se autori, kanë dokumentuar e analizuar për këtë thyerje tek shqiptarët midis orientalizmit dhe oksidentizmit.
Mendimi im për Turqinë ka qenë i ngjashëm. Jo edhe shumë entuziast. Kurrë nuk kam shkuar në bregdetin turk, pak edhe për shkak paragjykimeve.
Dy momente, në dy vitet e fundit, ma ka ndryshuar thelbësisht mendjen.
Njëra ka të bëjë me një kënd të Turqisë midis Prishtinës.
Tetë vjet pas rënies së Konstantinopojës së pushtuar nga Sulltan Mehmet II al-Fatih – Sunduesit, në mes të Prishtinës ndërtohet një xhami e bukur dedikuar prijësit më të madh botëror të anno domini 1460.

Sot mbetet relikt i rrallë, xhamia e fundit në tërë Ballkanit dedikuar Sulltanit. Është margaritar i vërtetë i Kosovës, i listuar si monument i mbrojtur që pesëdhjetë e kusur vjet. Thonë se mevludet e kënduara aty kanë prekur edhe melaqet.
Shpesh kam rreh atë rrugë prej qendrës, kah Muzeu i Kosovës, e Xhamisë së Mbretit, drejt Taslixhes, pakuptimtë e ri-emëruar Çamëria (a ngjashëm). Vitet e fundit, së ecuri asaj rruge më është bërë mundim.

Nëse injorojmë pluhurin dhe zhyllin dhe të gjitha ndërtimet pa leje, nuk ke mundur të injorosh se si po shkatërrohen ish-hotel Skënderbeu (“Union”), xhamia e Çarshisë, xhamia e Mbretit, Sahat Kulla, e tutje me radhë deri tek shtëpia e Hivzi Sylejmanit të ndjerë.
Xhamia e Mehmet al-Fatih përjetoi goditjet më të rënda. Libraria e djegur në oborr të saj nga policia serbe, me përplot libra, dorëshkrime e Kuranë të vjetër otomanë, u zëvendësua me një qendër tregtare me xhama shitoresh dhe ngjyrë portokalltë të dheztë, ndërtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Aty ku kanë qenë librat, tani shiten miniqat edhe ndonjë bakllavë.
Muri i vjetër i Xhamisë së Mbretit, e vjetër gati 600 vjet, u shpua pa mëshirë pas luftës, për t’u instaluar erkondishna hoxhallarëve.
Para një viti, Republika e Turqisë ndërmori masa për restaurimin e xhamisë.

Ju rrëfej bashkëqytetarë, që puna e kryer është e shkëlqyeshme. E riparuar në tërësi, pa ndryshuar asgjë, por duke ruajtur shpirtin e kohës, Xhamia e Mbretit mbetet një nga një duzinë objektesh që jo duke falënderuar mundimin tonë dhe zellin për të shkatërruar.
Xhamia e ktheu ngjyrën e vet të gurit të bardhë dhe qëndron lart dhe krenare midis kaosit “turk” [sic!] që e rrethekon.
Momenti i dytë që përmenda në nëntitull, lidhet me ditën kur Turqia pranoi pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Erdogan, në seancë speciale të Kuvendit të Turqisë, thirri tek foltorja të rinj kosovarë që studiojnë në Turqi, dhe u uroi atyre shtetësinë dhe shtetin e ri. E gjitha e transmetuar drejtpërdrejt.
Ishte ndoshta njohja më e prekshme dhe më personale. Gati familjare.

Dhe kështu zemra m’u hap për Turqinë. Më vjen mirë që janë rehatuar në një ambasadë simpatike në Taslixhen e vneshtave perandorake. Më vjen keq që afër ambasadës tash e sa vite funksionon një deponi private mbeturinash.
Ndoshta është dashur që kolumnen t’ia dedikoja Arabisë Saudite.

Por, ata definitivisht s’i kam afër zemrës (edhe dyshoj që ma zë zemrën ndonjëra nga xhamitë e shumta të ndërtuar nga ta, me zor e pa shije).
Afër Xhamisë së madhe është shtëpia orientale e Akademisë së Arteve dhe Shkencave. Edhe hamami që assesi nuk po rindërtohet.
Aty është edhe Teqeja e Shehut (së familjes së Maksut Shehut) me drurin e madh të dudit që ka sharruar varret e buzëve të çara të tërë një qyteti. Shtëpi e dervishëve tanë mistikë (që tani po rrehen si qenë nga fundamentalistët puritanistë).
Tablo të një kohe dhe marrëdhënie me Turqinë, që ishalla në kohëra e reja do të ketë jetë të gjatë.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora