E enjte, 25.04.2024, 07:56 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mero Baze do Baba

E shtune, 25.04.2009, 11:10 AM


Edison Ypi
Edison Ypi

Mero Baze do Baba

Nga Edison Ypi

"Tjetrit, po nuk ia ashtu ate, nuk te ben per baba'" - thote proverbi.

Si qendrojne babai Berisha dhe biri Baze perballe ketij proverbi kaq madheshtor dhe kaq te bukur ?

Babai Berisha, me hir me pahir, deshi - s'deshi, ndaj birit Mero, me taksiratin e babait proverbial ka mbaruar tashme pune. Pra Berisha, me proverbin, jo vetem eshte goxha ne rregull, por, duke ia ashtu ate Meros, dhe duke e perdorur Meron si bir artificial, ndoshta me qefin qe beri edhe e ka tepruar paksa.

Po biri Mero ?! A eshte ne rregull biri Mero me proverbin e lezecem?

Sigurisht nuk eshte ne rregull. Sepse, biri Mero, i cili pa nje baba qe t'i beje hyzmet eshte nje hic, meqenese per shkak te tjetrit proverb, qe thote se nena dihet babai s'dihet, me fjale te tjera, meqenese baballaret mund te jene edhe shume, Merua eshte krejt i pa qarte, krejt i turbullt, se per cfare lloj' babai ka qene fjala ne rastin e babait Berisha i cili para do kohesh i tha Ciao.

E meqenese, jo per te qartesuar Meron, se Kopirajtin e te gjitha te zezave, paterne, materne, dhe eterne, Meros s'ia merr dot as Djalli, por vetem per te qartesuar ata pak qorra rrotull Meros, taksirati me zuri mua, ja ku po e bej kete qartesim;

Berisha, birin Mero, nuk e ka pasur kurre bir, por thjesht' dhe vetem hyzmeqar. Absolutisht asgje tjeter. Dhe biri Mero, baba Berishen nuk e ka pasur asnje dekik', baba, por vetem, shef, epror, shkurt; padron. Biri hyzmeqar Mero, permes babait politikan Berisha, deshi te beje vetem hajdutllek. Baba' Berisha, me birin Mero, ka bere politike, dhe natyrisht, ate qe e thame, edhe qejf. Pa folur per ato ne mes, respektin, dashurine, besnikerine, qe Mero nuk i njeh, ohu sa larg dhe sa te ndryshme jane kendveshtrimet nga e ka pare Berisha Meron e Merua Berishen ! Prandaj, pavaresisht se sa e mundur eshte, tani s'mbetet gje tjeter vecse biri artificial Mero ta kuptoje sado pak kete ndryshim kaq te madh. Ta kuptoje pra sa te mundet, ne menyre qe, te rehatohet ai, dhe bashke me te, te rehatohen edhe ata pak kokrra qe Mero rreh t'i genjeje, si permes Temes, po ashtu edhe 11-es se nates.

Si c'do stine qe nuk eshte e perjetshme por vjen e iken, edhe stina e Mero hajdutit me Berishen e politikes, me stuhi dhe furtuna, me shira e bresher, me te qara e te qeshura, tani, atehere, ketu, atje, ate, kete, ashtu, keshtu, me baba', mama', bir, qejf, dhe politike, mbaroi. Sepse, pasi babai Berisha permes hyzmeqarit Mero, beri boll politike dhe, duhet thene edhe kjo, goxha qejf, birin e pa ngopur Mero nuk desh ta lere te vjedhe. Kaq !

Kaq deri ketu, por gjerat s'jane dhe aq te thjeshta. Ngaqe, jo per babain Berisha, sepse babai Berisha po thyen qe c'ke me te rekorde dhe po merr edhe medalje duke ngjitur shkalle te panumerta mbi mure te lashta, te larta, te trasha, e te gjata, mbi te cilet nuk u be asnje lufte, por per Meron rene ne cark si mi', dalin disa veshtiresi.

E pate njedizanj si i rrotullonte kokerdhoket syperdheri Mero sa majtas sa djathtas sikur i kishte humbur ndonje gje poshte tavolines se faktorit dhe po e kerkonte mes shaleve te te ftuarit me emrin e atij vendit prane Shkodres ku thuhet se se afermi do te ndertohet nje Hidrocentral? E di pse e beri kete, dhe ne pergjithesi pse po ben nga keto? Sepse po kerkon nje baba tjeter. Sepse babai i pare e ka bere lanet, ose, shqip, nuk po e pjerdh me. Babai qe po ka tani, me gjermane, greke, grataciela, supermerkata, tringa, interneta, ehe, edhe ay, ngene nuk po ia ka. Prandaj Merua syshqyer, permes cerek te vertetave katerciperisht te sajuara neper endrra me sy hapur gjate gjumit te munguar te drekes, po sheh sa nga Bregu e sa nga Skrapari ne kerkim te nje tjeter babai. Sido qe te jete ai baba. I majte apo i djathte s'ka asnje rendesi. Merua i djathte?! Eshte aq cmenduri sa duhet te jesh idiot ta besosh. Vetem ta mbaje ngrohte nen gji dhe ta lere te vjedhe. Per kaq i duhet babai Mero jetimit. Tjeter gje nuk i intereson Mero mjeranit. Vetem Merua te vjedhe. Pa te tjerave u rente zjarri. Dielli kurre mos ndricofte. Luna kurre mos u mendofte.

Si eshte katandisur Merua, po te ishte sagllam nga trute e kokes dhe shpirti i gjoksit, nuk do kerkonte nje babi qe t'i jape fuqi, por nje mami qe t'i jape dashuri. Por kjo, nga dashuria ne fuqi, do ishte rruga e Zotit qe Mero nuk e njeh. Mero njeh vetem rrugen e Djallit, ate qe te premton te te shpjere nga fuqia te Dashuria, dhe ne fund te le, si sigurisht Meron do ta lere, pa asgje.

Ore, Merua, qe te vjedhe, ku ta gjente qe te kishte, jo nje, por disa baballare. Me kenaqesine me te madhe do pranonte qe te gjithe ata t'ia ashtu ate. Por, si shume e shume cmenduri te tjera qe Meros i rrotullohen neper koke, edhe kjo thjesht' s'esht' e mundur.

Kjo eshte aresyeja qe Merua gur e dru s'po le pa levizur per te gjetur nje tjeter baba, pse jo permes nje tjetri proverb. Te kundert me ate te parin qe te meson cfare duhet t'i besh tjetrit qe te te quaj baba'. Pra nje proverb qe Meron ta mesoje se cfare duhet t'i beje Merua tjetrit, apo te tjereve baballare potenciale, qe te, ose qe ta, pranojne per bir?! Mirepo ky proverb nuk ekziston. Nuk ekziston sepse, me inteligjencen e tij te kombinuar qiellore-diabolike, Sovrani ende nuk e ka Shkruar. Dhe Merua sigurisht ashtu do mbetet deri sa te vdese, pa baba' qe te mbeshtetet, dhe pa proverb qe te ngushellohet.

Tjeter torture qe e mundon Meron hajdutin qe po qan e po nxin e po genjen e po krruhet, e na u kujtua tash se fundi te hedhe mbi xhupa te shqyer e triko te vjetra leshi, veshje te holla mendafshi, eshte kjo; Si t'ia bej qe te gjej nje baba tip gazete. Kjo, ne menyre qe, Mero te shfrytezoje pervojen e vyer te shit-blerjes se TemA-s. Pra nje baba' te cilin edha sa here te doje ta shese, edhe pasi ta shese, te vazhdoje ta kete !

Ndala nje dite perpara nje semafori bashke me nje mik te squt profetik. Te dritarja e makines u afrua nje lypes me nje karton. Ne karton shkruhej; "Jam jetim, Nuk kam baba. Me jep ndonje lek". U hodh miku i tha lypsit me shaka'; Lek nuk kam. Kam baba. Me jep pes' lek te ta jap.

I tille eshte Mero Baze, ky pus plot me coftina, ky koleksion semundjesh nga me te rrezikshmet, ky njeri qe duhet izoluar, ky i cmendur qe duhet lidhur, ky realitet qe duhet harruar, ky bastard qe per pes' lek flak babain ne te parin semafor.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora