E enjte, 28.03.2024, 07:36 PM (GMT)

Kulturë

Leonardo Da Vinçi - Një ëndërr që ende jeton

E shtune, 25.04.2009, 09:27 AM


Leonardo Da Vinçi - Autoportret
Leonardo Da Vinçi është njeriu që më tepër se të gjithë është bërë sinonimi i Gjeniut. Kohët e fundit, emri i tij i ravijëzohet shumë shpesh botëve të errëta, sekteve fantazmë e sekreteve. Atëherë dhe fjalët e tij bëhen më të rëndësishme. Duam t'i ndjekim për të kuptuar çfarë lidhje kanë me romanin e Dan Brown, i cili ka përdorur emrin e tij. Në edicionet e para të Kodit Da Vinçi mund të lexohet menjëherë titulli: Paria e Sionit - shoqëria sekrete e themeluar në 1099 - është një sekt që realisht ka ekzistuar. Në 1975, pranë Bibliotekës Kombëtare të Parisit, janë zbuluar disa pergamenë, të quajtura si Dosjet Sekrete, në të cilën shfaqte identitetin e disa anëtarëve të Parisë, mes të cilëve Isaac Newton, Botticelli, Victor Hugo dhe Leonardo da Vinçi.

Për të qartësuar jetën e Leonardos nisemi nga Vinçi, një vend i vogël pranë Val d'Arno, në kodrat e gjelbërta të Firences. Këtu në 1452, ndoshta në 15 prill, lindi Leonardo.

Në ato vite, Vinçi ishte një ndër fermentet kulturore të Toskanës, asokohe më tepër se kurrë zemra e jetës politike, artistike dhe letrare të Katërqindës. Leonardo ishte i pashëm dhe i pasur me talent, një i ri me të dhëna të pabesueshme si fizike dhe artistike, një personazh që sot do ta gjejmë në të gjitha revistat shkencore dhe më në zë të kohërave.

Të gjithë bien dakort mbi personalitetin e tij të veçantë, talentin e tij të padyshimtë, krijojnë një imazh të një të riu pozitiv dhe adoleshenca artistike e Leonardos fillon në Firence: 17 vjeç bëhet pjesë e një prej grupeve më prestigjoze të kohës, atij të Verrocchio, ku gjendet përkrah dishepujve si Botticelli apo Perugino. Thuhet që Andrea Verrocchio, piktor dhe skulptor shumë i vlerësuar, për pikturën e San Giovanni-t që pagëzonte Krishtin, kishte patur idenë për t'i besuar të riut të sapoardhur pikturën e një ëngjëlli. Duke parë më pas rezultatin e këtij të riu që mësonte kaq shpejt, ishte shumë më cilësor se i veti, u fut në një krizë të thellë. E vërtetë apo legjndë, me siguri që pas pikturës në fjalë - Pagëzimi i Krishtit - nuk do të ishte më kaq e lehtë të kërkoje një pikturë Verrocchio-s.

Vinçi është vetëm një vend i vogël, por ka tre muze dedikuar gjeniut Leonardo, si për shembull Museu Leonardian.

Për pikturat e Leonardos është folur shpesh, kuadro që janë rrethuar nga mistere si Xhakonda, Virgjëresha e Shkëmbinjve, Beteja e Anghari-t dhe mbi të gjitha Darka e Fundit.

Më parë duam të tregojmë një dimension gjenial të Leonardos, atë të shpikjeve të tij. Intuita dhe parapritat e një njeriu që jetonte në të ardhmen: makina fluturuese, helikopteri, tanksi, mitralozi, që vijnë nga vizatime dhe shënime të Leonardos, duke shpalosur një botë të brendshme të vizioneve absolutisht të mrekullueshme për kohën. Duhet të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e Leonardos duke u zhvendosur në Milano, në Darkën e Fundit - kuadri që prezanton thelbin e romanit të Dan Brown. Më parë duhet të bëjmë një kalim në muzeun e shkencës dhe teknikës të Milanos, pasi duhet të shquajmë një fakt me të vërtetë të pabesueshëm; telajo mekanike e projektuar nga Leonardo në 1495 është rindërtuar nga muzeu vetëm në 2002. Është impresionuese sistemi i komplikuar dhe automatik i kësaj përbërjeje që karakterizon këtë makinë. Vetë Leonardo e quan projektin: "shpikja më e bukur dhe më e vlefshme për shtypin".

Por surpriza e vërtetë është që jo vetëm në këtë epokë nuk ekzistonte asgjë e tillë, por asgjë e ngjashme nuk do të kishte dalë në skenë për gati treqind vjet. Një pararendje prej tre shekujsh.

Qindra shpikje, pararendje të së ardhmes. Përmendim këtu jetën e ajrit, pararendje e helikopterit të Forlaninit. Me pak fjalë, një burrë që jetonte në të ardhmen. Dikush mbështet faktin që informacionet merreshin nga e shkuara, nga origjinat e vjetra esoterike, që ai mund t'i kishte fshehur, kriptuar, në kuadrot e tij. Është ndërkaq momenti për t'u përballur me Santa Marinë dhe të përballet me një ndër misteret më të mëdha që përshtjellojnë ekzistencën e Leonardos, kuadrin e Darkës së Fundit.

Është në Milano, pika fokale e Kodit Da Vinçi. Atje, i dukshëm në një mur të Manastirit të Shën Marisë. Pikturë që gjenerata të tëra milaneze dhe jo vetëm ata, kanë konsideruar veprën më të bukur të Leonardos. Ky manastir është bombarduar dy herë dhe të dyja herët Darka e Fundit, ka shpëtuar për mrekulli. Elementi më i emocionuar është momenti i zgjedhur nga Leonardo për të prezantuar Darkën e Fundit: Jezusi sapo i ka thënë apostujve që njëri prej tyre do ta tradhtojë. Ajo pamje e fiksuar në pikturë nga Leonardo është një moment i reaksionit të çorientuar dhe të pavend të Apostujve pas marrjes së këtij lajmi. Të dymbëdhjetë pyesin njëri-tjetrin, pas fjalëve të Mësuesit të tyre. Kush nga ata është tradhtari? Kush mund të dijë diçka?

Në Ungjillin e Markut lexohet: "Me të ardhur darka, Ai mbërriti me të dymbëdhjetë. Tani ndërsa ishin në mencë dhe hanin, Jezusi tha: "Në të vërtetë iu them, një nga ju, ai që po ha me mua, do të më tradhtojë". Atëherë filluan të trishtoheshin dhe të pyesnin njëri-tjetrin: "Mos jam unë?". Në vangjelin e Lukës, fjalët e Jezusit në fakt janë këto: "Ja, dora e atij që më tradhton është me mua, në këtë tavolinë. Biri i njeriut ikën, ashtu siç është vendosur; por mjerë ai bir njeriu që e ka tradhtuar". Sipas studimeve dhe dokumenteve, Leonardo do të kishte hedhur dyshime për të përshkruar fytyrën e vërtetë të Jezusit. Kujdesi i tij për tregimin e ungjillit ishte aq i madh saqë do ta kishte përcaktuar pikën e vështrimit nga gjashtë metër largësi, ashtu si në realitet do të kishte qenë për një njeri të ravijëzonte një sallë të vendosur në një kat të dytë lartësi.

Pikërisht aty ku, sipas tregimit, do të ishte salla në të cilën Jezusi dhe apostujt do të kishin konsumuar së bashku darkën e fundit. E vendosur në atë lartësi (sot mund të shihet qartë distanca duke qenë se është rikrijuar), vepra mrekullonte këdo edhe në atë epokë. Çdokush kërkonte në ato trembëdhjetë fytyra gjurmët e një moshe, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik.

Sipas fantazive të Dan Brown, frymëzuar edhe nga autorë të tjerë bestseller, kjo pikturë kundërshtonte provën e martesës mes Jezusit dhe Maria Madalenës, figurës në të djathtë të Jezusit, deri më sot konsideruar si San Giovanni, do të rezultonte në fakt Madalena.

Jo vetëm kaq. Ishte evidente, në hapësirën boshe afët Jezusit, një V e madhe, simbol i femërores së shenjtë, mbetet shumë prezente në darkën e fundit. Përveç kësaj, është e mundur leximi i nja M të madhe, mes sfondit dhe figurës, të Maria Madalenës dhe kështu prova e mëtejshme e supremacisë brenda grupit të apostujve. Ndoshta gjërat nuk janë kështu. Nëse ka një veçori që nuk bën sens, është pozicioni i dorës. Një dorë që drejtohet nga një thikë, që nuk përcaktohet mirë kujt i përket. Për të kuptuar më mirë duhet të hyjmë në pikurë. Si mundet një gjeni që ka bërë matje të pagabueshme të ketë pikturuar një vepër arti kaq të shpërpjestuar.

Një krah monstruoz i gjatë gati sa dyfishi i krahut të treguar në pikturë, në rast se do i përkiste një nga personave prezentë. Dhe përse kjo dorë, në këtë pikë e panjohur, do të tregonte pikërisht një thikë? Dhe nëse në realitet nuk do t'i përkiste asnjërit prej apostujve të ulur në tryezë, por dikujt të fshehur? Në këtë rast në treyezë do të ishin katërmbëdhjetë, jo trembëdhjetë persona: do të kishte vend tashmë për një tjetër. Dhe në këtë rast mund të ishte një grua.

E nëse Leonardo do të kishte interpretuar letrën e Ungjillit të Lukës, që flet për një dorë, simbol të tradhtisë, i rrezikut të fshehur? Mund të jetë dora e vetmja pjesë e dukshme që shohim e Xhudës?

Afër Krishtit, siç e dinë, ata që e njohin pikturën është gjithnjë një prezencë e heshtur dhe e ëmbël dhe që është ngritur në qiell ashtu si Jezusi, duke marrë zyrtarisht vendin afër tij në teologjinë e krishtërimit. Prezenca femërore në Darkën e Fundit, të Leonardos, nuk mund të ishte veçse Maria, mëma e Jezusit, gruaja që i është kushtuar manastiri i Shën Mërisë së Falenderimeve dhe lutja më e recituar nga katolikët. Një figurë thellësisht kristjane, ajo e Marias, Madonës, Virgjëreshës që Leonardo ka pikturuar disa herë. Në fytyrë e re, me një kokë të varur ëmbëlsisht, siç shprehet në disa portrete të dedikuara asaj. Mjafton të shohësh pikturat si "Virgjëresha e shkëmbinjve", "Adhurimi i Magjistarëve", "Shën Anna, Virgjëresha, dhe Fëmija". Në secilën ka një ngjashmëri në pamjen e Marias me atë të figurës së ulur afër Jezusit tek Darka e Fundit, e njëjta fytyrë pak më e mplakur, i njëjti shikim me sy të ulura poshtë, i njëjti impostim i ëmbël i trupit.

Për gjithçka mund të thuash për Leonardon, përveç që nuk dinte të transmetonte pajte të ndryshme për çdo ekspresion që hidhte në telajo. Kjo na bën të mendojmë edhe më shumë që ngjashmëria, kur është si në këtë rast, nuk mund të jetë e rastësishme.

Do të ishte sekreti i vërtetë i Leonardo Da Vinçit, një figurë mëme, përkrah Zotit që u bë njeri, gruaja që afër tij që bëri mrekullinë e parë në dasmën e Kanës, gruaja që e ndoqi duke derdhur lot karvanin, gruaja që u lut nën kryqin e tij, gruaja që e përqafoi në mëshirën e vdekjes që po i afrohej.

Laonardo ka pikturuar një rol akoma më të rëndësishëm për atë që më shumë se çdokush tjetër do të kish patur në zemër fatin e Krishtit dhe të kishës së tij. Një prani që rivjen edhe sot në shumë prej shfaqjeve në çdo cep të botës.

Ndërkohë, për t'u rikthyer tek Leonardo, në Romë jeton një studiues, i cili ka një teori disi të çuditshme mbi pikturat e Leonardos. Janë të shumta veprat që meritojnë nderimet më të larta, si "Sant'Anna", "Virgjëresha dhe fëmija", "Portreti i Cecilia Galleranit", njohur më mirë si Dama me Herminë - dy versionet e "Virgjëreshës së Shkëmbinjve". Dhe më pas portreti i "Ginevra de' Benci", i frymëzuar prej mjeshtrave të vjetër flamingë, si dhe "Madonna Benois", që ruhet në Trashëgiminë e Shën Petërburgut.

Janë piktura njëra më e bukur se tjetra, që qoftë edhe të vetme do të ishin në gjendje të krijonin famën e një artisti. Në tryeza dhe afreske ka dizenjo të pafundme, shpeshherë kaq të bukur sa të meritojnë vende me peshë në pinakoteka të rëndësishme.

Njeriu vitruvian

Një prej skicave më të famshme në botë, riprodhuar pothuajse kudo. Tek Kodi i Da Vinçit, përmendet për shkak të pozicionit të tmerrshëm të kuratorit të Louvre-t, Jacques Sauniere gjatë vdekjes së tij: nudo, me krahët dhe këmbët të vendosura sipas skicës së Leonardos. Por më interesante është saktësia me të cilën Leonardo studion dhe dizenjon trupin e njeriut, duke kodifikuar gjatësitë e gjymtyrëve, të sipërme e të poshtme. Dimë që përdorte kufoma të freskëta për qëllime studimesh.

Virgjëresha e Shkëmbinjve

Gjithnjë në Louvre ndodhet një prej dy kopjeve të Virgjëreshës së Shkëmbinjve, një tjetër pikturë që përmendet tek Kodi i Da Vinçit, duke ngatërruar megjithatë pozicionet e të voglit Gjon Pagëzor dhe të Jezusit fëmijë dhe duke arritur më pas në konkluzione arbitrare dhe duke përshkruar gishtat e dorës së Madonës si thonj të një shqiponje, në një gjest kërcënues ndaj një koke të padukshme e të paidentifikuar. Një tjetër prej shumë sajimeve të romanit që ka bërë në fakt të humbasë simbolizmi i vërtetë i shkëmbinjve, lidhur thellësisht me Marinë.

Xhokonda

Një prej kryeveprave të tij më emocionuese është pa dyshim Xhokonda. Saktësia e vështrimit indiferent, detajet e vetullave dhe gojës, aq të gjalla sa që duken të bëra jo me ngjyra por me mish të vërtetë. Sipas studimeve të fundit, në fakt historia e Xhokondës mbetet ende për t'u shkruajtur dhe se ka ende pasiguri mbi kur-në, ku-në dhe përse-në e veprës më të famshme në botë. Sipas një sutdimi të kohëve të fundit të neurobiologes amerikane Margaret Livingstone, e Universitetit të Harvardit, "buzëqeshja e Xhokondës duhet të jetë një iluzion që duket dhe zhduket për shkak të mënyrës së veçantë me të cilën syri i njeriut analizon imazhet". Syri i njeriut ka një vizion të centralizuar, shumë të mirë për të njohur detajet; si dhe një tjetër periferik, shumë më pak të sofistikuar, por megjithatë më të përshtatshëm për të perceptuar hijet. Leonardo e pikturoi buzëqeshjen e Mona Lizës duke përdorur hije që i shohim shumë më mirë me vizionin tonë periferik. Për këtë arsye, për të parë Mona Lizën të buzëqeshë duhet të fiksojmë sytë e gruas ose çdo pjesë tjetër të pikturës, me qëllimin që buzët të bien në fushën e vizionit periferik.

Beteja d'Anghiari-t

Një tjetër mister ka të bëjë me Betejën e Anghiarit, e porositur nga qeveria fiorentinase për të kujtuar fitoren ndaj milanezëve në 1440. Gjë që ishte në fakt edhe një sfidë, duke qenë se piktura do të gjente vend në një prej mureve të Sallës së Këshillit të Madh të Pallatit të Vjetër, mu përballë Betejës së Kaskinës, e cila i ish dhënë për ta realizuar të riut dhe të famshmit Michelangelo Buonarroti, artisti që vetëm pak vite më vonë do të realizonte afreskun e Kapelës Sistinë. Një përplasje titanësh, ndonëse asnjë prej dy veprave nuk u çua deri në fund. Leonardo arriti të transferojë në mur vetëm një pjesë të asaj që kish përgatitur. Vasari e mbuloi veprën me një afresk, duke lënë megjithatë një shenjë. Dhe në fakt në qershor të vitit 2005, ishte qëllimi i një studiuesi italian për të gjetur pikturën e humbur të Leonardos, duke nisur nga një frazë të gjetur me gërma të vogël në një flamur "kërko dhe gjej", që zbuloi veprën.

Misteret janë të shumtë dhe kërkimi mes simboleve të Leonardos mbetet i hapur dhe agresiv. Misteri i vërtetë që rrethon Leonardon është aktiviteti i tij i ethshëm, paaftësia e tij për t'u ndalur, sasia e veprave, ideve dhe projekteve të realizuar apo vetëm ëndërruar. Gjithçka nis nga kurioziteti, nga vëzhgimi i vëmendshëm dhe i apasionuar i natyrës dhe botës që na rrethon. Një njeri në gjendje të konceptonte pyetje në kërkim të përgjigjeve. Një ëndërr që vazhdon të jetojë dhe që të gjithëve na pëlqen ta shijojmë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora