Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadri Sadija: Para Lapidarit të Dëshmorëve

| E premte, 24.04.2009, 06:31 PM |


Sadri Sadrija
Sadri Sadrija
Para Lapidarit të Dëshmorëve

Nga Sadri Sadrija

Koha bën e mirë. Dielli rrezon ëmbël. Unë gjendem para lapidarit të dëshmorëve të fshatit Ponoshec. I vetmuar dhe në heshtje, shikoja fotografitë e dëshmorëve dhe emrat e tyre të gdhendur në shkrim. Eh- thash me vete- po un kam qenë 5 vjeç, kur këta trima paskan fituar pavdekësinë. Qëndroja e qëndroja përballë tyre, më bëhej sikur më flisnin dhe më bënin porosi: Behu nxënës i mirë, i sjellshëm, i dashur, duaje e çmoje lirinë, që ne jua sollëm sëbashku me gjakun e dëshmorëve anekend Kosovës. Shoqërohu me femijët tanë, që i lamë jetimë, e tani në shkollë janë me ty.
Vdekjen tonë mos e loto, ne jemi dëshmorë dhe nuk e durojmë lotin. Nëse atdheu vihet në rrezik, edhe ju rrokni armët e mbrojeni, se ky është amaneti i të parëve tanë...
M’u duk sikur të gjithë u ngjallën e do të dalin nga toka, Por Jo, kjo nuk ndodhi, të gjithë qenkan dëshmorë, paskan fituar përjetësinë...
Unë, sërish në heshtje u largova dhe në shkollë shkova... në orën e gjuhës këtë ese e shkrova... me frikë e me dridhje... në mos arsimtari po më heton e po më qorton për mospërfillje...
Lavdi dëshmorëve!

Gjakovë, 11-04-2009