E enjte, 25.04.2024, 12:15 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: A mund ta vjedh hajni-hajnin në Shqipëri? Përsëri PTK-ja!

E premte, 24.04.2009, 07:13 PM


A mund ta vjedh hajni-hajnin në Shqipëri? Përsëri PTK-ja!
 
“Lufta është një gjë e shëmtuar, por jo më e shëmtuara. Gjendja e kalbur dhe e degjeneruar e moralit dhe e ndjenjës patriotike që mendon se asgjë nuk ia vlen luftën, është më e kobshme” – John Stuart Mill, ekonomist politik (1806-1873).

Nga Isa Mulaj
 
Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) e përkrahur nga Qeveria e Kosovës, pa ndonjë bazë ligjore është futur në një konsorcium të dyshimtë për operatorin e katërt të telefonisë në Shqipëri. Në këtë lojë thuhet se janë të përzier manjati serb Mirosllav Mishkoviç, Damir Fazlliç, një Llazareviç, disa afaristë nga Shqipëria që merren me veprimtari tjera (jo në sektorin e telekomunikimeve), politikanët Sali Berisha, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Më skandalozja ndër të gjitha më duket kur PTK-ja ngrit konsorciumin në llogari të Mirosllav Mishkoviçit për të blerë licencën e operatorit të katërt në Shqipëri. Për informata më të hollësishme shikoni editorialin në: http://www.ekonomia-ks.com/index.php?option=com_content&task=view&id=10245&Itemid=1

Pyetje gjuhësore për inxhinierët e telekomunikimeve: Çka janë sekserët e shitjes së pasurisë kombëtare që përmenden në lajmin nga adresa e mësipërme e internetit? E kuptoj se “sekser” nuk është term seksual sado që në emërtim duket i përafërt me terminologjinë e seksologjisë!

Para se ta mbyllim për këtë lajm, duhet theksuar se mbeten shumë të panjohura rreth aferave të dyshimta shqiptaro-serbe në llogari të serbëve e në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Një afarist i njohur shqiptaro-amerikan nga Kosova me bazë në Nju Jork, ka blerë 4-5 ndërmarrje prodhuese gjatë privatizimit në Kosovë. Në fillim ishte shumë i përkushtuar për investime të mëdha. Thuhet se, ai gradualisht e ka vërejtur sa vështirë është të punohet me shqiptarë shkurtpamës, oportunistë dhe mercenarë. Kishte frikën se duke investuar në Kosovë sipas planeve që i kishte, ai do ta humb pasurinë dhe varfërohej, prandaj i dëshpëruar ka hequr dorë nga planet për një kohë. Nuk e di sa janë të vërteta këto pohime, por e di fort mirë se gjatë 2-3 viteve të fundit emri i tij nuk përmendet nëpër mediet e Kosovës. Vendin e tij në medie tani e zënë Hashim Thaçi, Mirosllav Mishkoviçi, Damir Fazlliçi, Delijorgji, Forumi i Biznesmenëve Grek në Kosovë, e plot serbo-grekë tjerë.

Nuk po ia përmend emrin atij afaristit me origjinë nga Kosova në SHBA. E dini shumica dhe nuk kemi nevojë ta përmendim.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora