E enjte, 28.03.2024, 09:15 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shqiperi - Kosove me nje celular

E premte, 24.04.2009, 05:06 PM


Nga Rozeta Rapushi

Kuvendi miratoi dje me 74 vota, dhenien e licences per operatorin e katert te telefonise celulare ne vend. Projekti u fut ne seance me procedure te pershpejtuar ne Konferencen e Kryetareve dhe perfundimisht seanca vendosi qe t'i jape te drejten e perdorimit per 15 vjet te frekuencave, kompanise ne perberje te te ciles eshte Post-Telekomunikacioni i Kosoves (PTK). I pranishem ne seance, kryeministri Sali Berisha u shpreh se ne menyre absolute, ndaj kompanise nuk eshte bere leshimi me i vogel. Sipas kreut te qeverise, opozita kundershton, pasi deri me sot ajo ka qene kunder cdo koncesioni. "Une ju them se u bene perpjekje nga keta qe bejne zhurme, per te perfituar ne menyre te paligjshme licencen. Ja keta qe bene zhurme, kerkuan qe te percaktohet 1 milion euro, per pragun e koncesionit", u shpreh kryeministri. Sipas tij, nuk mund te vihet nje cmim, pa u kombinuar me pare me tarifat, ndaj Berisha mohoi ne menyre kategorike se ne dhenien e licences ka pasur leshime. "Zoti Rama, qeveria nuk eshte si bashkia e Tiranes, qe jep leje per miqte dhe veten. Keta zoterinj, jane te rrezikshem, flasin per rimbursim dhe sulmojne koncesionet", tha me tone te larta kreu i qeverise, ne mungese te socialiste. Por qe ne hapje te seances plenare, kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, akuzoi se Kuvendi, funksionon me keq se komuna me e humbur e vendit. "Keshtu si e keni katandisur, nuk funksionon as komuna me e humbur e Shqiperise, kur per vendime kaq te rendesishme, sic ishte licenca per operatorin e katert celular, nje privatizim strategjik diskutohet ne nje mbledhje po thuaj naten, pa prezencen e opozites", u shpreh Leskaj. Sipas saj, vendime te tilla jane skandaloze dhe behen me ndergjegje, kur dihet qe opozita nuk do te merrte pjese as ne komisione, per arsye te kartave te identiteti. "Nuk ka vend ne bote qe vendime te rendesishme strategjike te merren pa kuorum e me vota te dyshimta", akuzoi ajo, duke akuzuar direkt dhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se e ka bere Parlamentin te mjeruar. Por ne replike me te, kryeministri u shpreh se PS eshte shnderruar ne Koco-Edil-Parti dhe vetem kur mbrohen keto, deputetet socialiste votojne pro. "Shqiptaret duhet te kuptojne se keta, votojne kunder te gjitha koncesioneve. Jane keta qe ngrihen kunder kartave te identitetit, te cilet kane qene kunder koncesionit qe u be, ndonese ishte me i liri", akuzoi Berisha. Ai akuzoi se socialistet qe flasin per korrupsionin dhe per punesimin, nderkohe qe zotohen per te anuluar koncesionet, ku vetem ai i Devollit, sipas kryeministrit, puneson deri ne 7 mije punetore. Miratimi per dhenien ne perdorim te operatorit te katert te telefonise celulare, u be dy dite me pare ne komisionet parlamentare.

"Mustafaj e Biberat s'po votojne"

Deputetet demokrate, Aleksander Biberaj dhe Besnik Mustafaj, u konsideruan dje ne seance plenare si "delet e zeza", ne mazhorance. Dy deputetet, ndonese te pranishem ne salle, nuk moren pjese ne disa votime te rendesishme te mazhorances. Ne nje kohe kur cdo vote ishte e nevojshme per te djathten, dy demokratet nuk moren pjese ne votime. "Mustafaj dhe Biberaj, nuk po votojne", bente thirrje te vazhdueshme dhe te ashpra kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila nga toni i zerit dhe perseritja, la te kuptohej merzitjen per qendrimin e dy deputeteve.

"Procedura ligjore per operatorin celular"

Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi sqaroi dje ne nje konference per shtyp, procedurat ligjore te ndjekura per dhenien e telefonise se katert celulare. Sipas Olldashit, qe ne muajin korrik te vitit 2008, nga ana e qeverise eshte kerkuar nepermjet mediave kombetare dhe nderkombetare, interesi per te ofruar edhe nje tjeter licence per telefonine celulare ne vend. Ministri i Telekomunikacionit shpjegoi se ne lidhje me kete kerkese jane interesuar 5 kompani, te cilat kane ofruar nje cmim nga 1 milion deri ne 5 milione euro. Ne vazhdim te procedurave ligjore, Olldashi deklaroi se nga keto kompani me ne fund jane perzgjedhur dy per te hyre ne tender, i cili eshte zhvilluar ne muajin shkurt. "Ne kete tender kane marre pjese 2 kompani, Poste Telekomunikacioni i Kosoves, i shoqeruar me nje konsorcium biznesi nga nje grup biznesmenesh shqiptare, dhe nje kompani e dyte e cila qe ne fillimin e ekzaminimit te dokumentacionit eshte vleresuar negativisht, per shkak se ka pasur mungesa te theksuara ne paraqitjen e dokumentacionit", deklaroi Olldashi. Ne keto kushte, sipas tij, ministria qe ai drejton ka ndermarre iniciativen per te zgjedhur nje procedure tjeter, ate te propozimit te nje projektligji, per dhenien e licences te telefonise se katert levizese. Sipas Olldashit, kjo eshte nje procedure me se ligjore dhe per pasoje, nuk ka asnje arsye per sulme dhe akuza te pabaza.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora