E premte, 19.04.2024, 10:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Pajtim Dalani: Gjuha shqipe në hapësirën e kufijve jashte Europiane

E premte, 24.04.2009, 06:15 PM


Gjuha  shqipe  në  hapësirën e kufijve jashte Europiane

Nga Pajtim DALANI

Vitet  e  fundit studiues  Shqipetarë të gjuhës-shqipe  kanë nxjerrë rezultate të reja, mbasi hapesira tani është më e madhe në studimin e humultimin e kësaj gjuhe .Në vazhdim te artikullit „Gjuha shqipe në hapesirën Europiane“ botuar ne gazeten „55“ dt-7.maj.2007 për të sjell dicka të re në një hapësirë më të madhe  më shtynë që qytetërimi i sotem të kuptoj se shumë fjalë që përdoren sot ne botë, kanë dalë nga një gjuhë shumë e vjetër ,gjuhë e perëndive që i thonë Shqipe ,do  të jap disa fjalë sa për ilustrim (unë kam mbledhur shumë nga këto)dhe që kanë një përdorim sot kudo. Këto fjalë të përdorshme  i zberthen më mirë dhe ju jep kuptim për mendimin tim vetëm gjuha shqipe. Besoj  dhe jam i bindur se studjues të huaj  i kanë marrë në studim e munde ti kenë krahasur me gjuhë te tjera, e në ndihme do tju vinte në se njohin  gjuhën shqipe. Sa e vjetër sa hapesirë ka patur gjuha shqipe tani është e njohur nga shumë gjuheëtare si të huaj dhe të vëndit tonë. Të shikojmë autorët shqipetarë  Sulejman Lokaj nga Kosova që me mjeshteri dhe fakte jep  dhe zbulon te vërteten e mitologjisë së fjalëve të  shqipes,si dhe studjuesen e re Elena Kocaqi që ka sjellë një hapësirë të re përsa i perket popullsis e gjuhës shqipe dhe shpërndarjen që kjo ka patur.Nga dëshira e mire  për të kontribuar dhe unë sado pak në këtë drejtim po paraqes disa fjalë.Shikojmë se sot në botë kanë përdorim p.sh fjalet  Krize,Korrupsion etj, që përdoren në jetën e përditshme e nuk dihet nga vijnë ,cfarë  fshehin ato ne brëndesi të tyre dhe kush i ka krijuar dhe ku janë mbeshtetur në krijimin e tyre . Pra që të krijohet një fjalë mendoj që vjen nga një veprim nga një levzje dhe pastaj kthehet në fjalë, këto fjalë janë të shumta por do të shikojmë disa sa për kujtesë.

Marrim fjalët:-       ATLET – pra një njeri i lehtë që vrapon dhe i lidhur  me at-in qe eshte toka –dheu.

ART--i përgjigjet fjales AR-metal i cmuari me vlere dhe shkelqim –pra ARTI te ndricon mëndjen.

APARENC--i përgji.fjalës pamje e jashtme shikoj- PARë.

ARKIV--i përgji.fjalës ARK-pra arka e drurit e cila mundë të jetë bërë me drurin e ARR-ës

ku shqiptaret kane mbajtur gjerat me vlere.  

DISKUTIM—i përgji.fjalës DI,dije pra ke dijeni per x problem dhe diskuton.

DOGMA—i përgji.fjalës –fjale pa vlere, pra do- me,fjalë pa mbarim, dogrra.

DIO – zot-i pergji.fjalës DI,die,DIELL.

DHESPOT—i përgji.fjalës DHE pra njeri i dalë nga dheu  i fortë,drejtues etj.

HIPERTONI—i përgji.fjalës HIP qe ngrihet tensjoni i gjakut,hipën presioni në gjak.

KALENDAR—I përgji.fjalës KA dhe LE pra KALINDUR- janë  lindja e  ditës,muajit,vitit dhe  lindja njeriu.

KRIZE—i përgji.fjalës KRISUR pra krisje në financ në  jetë që sjell cregullime .

KAPITEN—i përgji.fjalës KAPTIN pra udheheqes –kokë drejtues.

KREATIV—i përgji.fjalës KRE-j-pra që nxjerr  që gjej të reja ,K rijoj-i sjell shoqërisë zhvillim.

KORRUPSION—i përgji.fjales KORR pra korr  c,të gjej përpara, marrë,rrëmbej për interesat personale .

KUME—RANE i përgji.fjalës  në disa dialekte të shqipes që do të thotë  rërë e lumit ose deti ,kum-ran është një qytet në Izrael ku janë  gjetur shkrimet më të vjetra të krishtërimit  .        

 MURG—i përgji.fjalës MUR pra njeri i mbyllur brënda mureve.

MATURANT—i përgji.fjalës i MATUR pra kur je në matur je njeri i matur,i pjekur etj.

MARKAT—i përgji.fjalës MARR dhe KA pra shkon në treg dhe MERR ato që KA për blerje aty.

MORT—i përgji.fjales MORI-marrë pra vdekja të merr.

PASIV—i përgji.fjalës PAS pra që je mbrapa të tjerëve , jo aktiv ,pasiv.

PRISTER—prift—i pergji.fjales PRIN  pra i pari që udhëhëq njerëzit drejt zotit.

PASTORE—prift—i përgji.fjalës PAS pra që njerëzit të vijnë mbrapa për tek  zoti.

SHEN-(shön)-i përgji.fjalës shkëlqim,bukur,mirë -pra Shen Valentini, Stefani,Martini,etj.

TITANIK—ipërgji.fjalës Të-TANë pra të gjithë bashkë jemi të fortë TITAN .

Titaniket kanë qënë  popullsia e vjeter e shtrirë në Shqipëri pra gjyshërit e Pellazgëve dhe stërgjyshërit e ILIRëVE ,titanikët ishën trup medhënjë . 

TERROR-IST—i përgji.fjalës TERR pra terrori sjell njerezimit ërresirë ,terr etj.

TEMA –i përgji.fjalësTHEM pra cfarë do të thuhet mbështetet tek TEMA .

GJIGAND-gjigand i përgji.fjalës GJI-gjinjë pra gjigandët janë njerzë me gjokse të madhe .

GALAKTIK-- i përgji.fjëles (Galatea është një hyjni sipas Moikom Zeqo) pra galaktika hapesira hyjnore .

JEZUS—i përgji.fjalës JE--ZE pra zëri i zotit.

ZEUS—i përgji.fjalës ZëE qe vjen nga hapësira.

Duke parë sa më siper disa fjaë që përdoren sot kudo neë botë e që keto janë të shumta por nuk po I jap që lexuesi mos te bezdiset e që i përketë një hapësire më të madhe jashtë kontinentit Europian.Shikojm se vetëm gjuha shqipe është ajo që me të vërtet i zberthen dhe i bën të kuptueshme e kjo duhet vleresuar sepse dhe në Shqipëtarët marrim pjesë në këtë botën e civilizuar e i kemi dhe asaj shumë gjëra që janë të pa njohura e del detyre e cilido shqipëtari që ketij qyteterimi ti tregojm se kush jemi ne shqipëtaret Dëshiroj të mbeshtes studiuesen shqiptare E.Kocaqi që sjell gjëra të reja për lexuesin e kjo mundë të jetë me interes për studiuesen e re në  librin „Shqipja celësi i gjuheve….“faqe 11  ku shkruhet se në teritorin Kinez ndodhet nje popullsi e bardhe dhe gjuha e tyre quhet TOKARIANE e se kjo i perket popullsise se vjeter Shqipetare“. E dhena ne liber eshte shume interesante dhe po ta shikojme i pergjigjet fjaleve TOK-ARI-ANE qe po ta zberthesh ka fjalë te shqipes. Por une  do të shtojë  se nga dokumenat e reja të gjetura në Gjermani sot, se ne vitet 1936 u bene publike dhe silleshin të reja se popullsia Gjermane e ka prejardhjen e saj nga territoret e malevet të mbuluara me borëe të Himalajes e se kjo popullsi e bardhë,me floke  të verdhe e të kuq, e karakteristike e vecante- sy me ngjyra- zbriti aty ku ndodhet sot –Gjermania.Duke e parë me kujdes vendin të cilën e përcakton E.Kocaqi per mua artikull shkruesin i bijë aty ku ndodhej popullsia Tokariane.Pra me pak fjalë mundë të bëjme lidhjen tani ndermjet dy popujve SHqipetarë–Gjermanë ,gjithashtu shtoj se studiuesi Austriak Karl Treimer në  vitin 1962 thote se emeri Germani i përket Ilirishtes.Arkeologet e sotëm, këto vitet e fundit 2006 ne ishullin e Qipros (Chetimus ) jane gjetur anije që leviznin me vela  te ndërtuara  500 vjet p.e.s dhe te quajtura „TRIERA“ kjo te kupton se ishin me tre vela e që lëviznin sipas erës që frynte  gjithashtu është gjetur dhe një tip tjetër me lopata te quajtura„TRIRREMA“pra me tre radhe lopatash që ne shqip është plotësisht e kuptushme .është gjetur dhe një  tip tjetër anije luftarake e antikitetit që ishte shumë e rendë dhe e armatosur e veshur me metal anash dhe për kohen ishte anija mëe e fortë dhe më e frikshme dhe quhej „TRUP„.Kuptohet jane emertime që perdoren edhe sot tek gjuha shqipja për të cilën nuk duhet koment.Keto gjetje te reja janë ekspozuar dhe nuk vertetohen pse janë quajtur kështu.Keto ngelin të pa qarta e qe jua jep kuptim vetem gjuha  shqipe. Sot shikojmë se gjuhen tone të shqipes që eshte gjuhe e perendive si thote rilindasi yne Naimi, fatkeqësisht po  demtohet duke u futur shumë fjalë të huaja,keshtu është e domosdoshme dhe detyre qe gjuha jonë të pastrohet nga fjalët e huaja që janë futur keto 300vjetet e fundit dhe jo të lejohen të futen fjalë të tjera të pa nevojshme.Ky është një dëmtim që i behet kulturës tonë dhe më vone kjo gjuhe duke u dëmtuar humbet vlerën e saj dhe ndihmesën që ka dhënë për zhvillimin e gjuhës në hapësirat ku ka qënë  popullsia  Ilire dhe faktet tregojnë se kjo popullsi ka patur një hapesire me te madhe dhe se është  zvogeluar ose asimiluar me ardhjen e popullsive të reja.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora