E marte, 23.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Simpozium ndërkombëtar për poezinë bashkëkohore

E enjte, 23.04.2009, 07:30 PM


Gjon Neçaj
Gjon Neçaj
Simpozium ndërkombëtar për poezinë bashkëkohore

Nga Gjon Neçaj

Nga data 2-5 prill 2009, nën drejtimin e poetit, shkrimtarit, studiuesit Kristaq F.Shabani (I.W.A,W.P.S)., President i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, u mbajt simpoziumi ndërkombëtar “Muza poetike Pegasi 2009-poezia bashkëkohore”, me pjesëmarrjen e mbi 70 krijuesve nga vendi dhe bota në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe në qytete të tjera të Jugut: Sarandë, Përmet, Tepelenë.

Në ditën e parë , në orën 19.00 u bë përshëndetja e mirëseardhjes nga Presidenti i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, Kristaq Shabani, i cili falenderoi pjesëmarrësit në emër të Lidhjes “Pegasi”. Ai u shpre në mes të tjerash : “ Ne shqiptarët, pas Perendisë, nderojmë mikun dhe kur ai na ikën, ne e urojmë jo “rrugë e mbarë!”, por “mirëardhshi!”, sepse e duam serish mikun të na vijë, ndaj ne urojmë: Mirëse ardhshi vit për vit dhe çdo vit e më shumë në Gjirokastrën tonë, Argjironë!.”
Ditën e dytë, date 3 prill, u organizua panairi i librit internacional “Pegasi 2009”, me autorë nga të gjitha trevat brenda dhe jashtë vendit si dhe autorëve pjesëmarrës e të tjerë nga bota. Kudo kishte parulla të skalitura bukur me fjalët : “Mirëse erdhët njerëz të penës në Gjirokastrën e Argjirosë dhe të Uneskos!”, si dhe interpretohen poezi të poetëve më përfaqësues dhe pjesëmarrës në shqip, anglisht, greqisht, italisht. E nje shetitje në këmbë kalldrëmeve e sokakëve deri në kala, ishte mrekullia e krijuesve pjesëmarrës.
Fjalën përshëndetëse e mori përseri Kristaq Shabani, i cili në mes të tjerave tha se ne dimë të depërtojmë te njëri-tjetri dhe në shpirtin njerëzor me një diplomaci lirike.
Përshëndesin me radhë të ftuarit e letrave:
Dino Kubatis, president i Lidhjes së Shkrimtarëve  dhe Poetëve “Kafe e Ideve”, Greqi, me temën “Mirë se ju gjetëm bashkëudhëtarë të korsisë shkrimore poetike”. Panajota Zaloni Hristopolou, presidente e Lidhjes “Xasteron” dhe drejtore e botuese e revistës “Keleno” Athinë, referuan Enrieta Sina, Tiranë, Halil Haxhosaj, Kosovë, ”Liria në poezinë shqipe”, Lulzim Logu, kryetar i Klubit Letrar, Tropojë, ”Poezia si kumt i hershëm”, Anton Gojçaj, Mali i Zi, ”Letërsia shqipe në Mal të Zi,një veshul në pjergullën e poezisë shqiptare”.
Pas dite vazhduan ligjëratat :
1.“Risia prezente në poezinë bashkëkohore rumune”,nga Nadia Cella Pop, kandidate për çmimin Nobel,
2. “Me poezinë tone dymijëngjyrëshe le të hedhim në erë gjithë hidhërimin e botës”, i fokusuar poeti Ilia Simopullos, përgatitur nga Artemis Vazirjadziki, poet. E ky ishte prelud i gjithë këtij aktiviteti 4 ditor në Shqipërinë jugore.
3. “Poezia bsshkëkohore”, nga Prof.Dr.Nehas Sopaj, Shkup,
4. “Murosja e mikes nën rrap dhe poetët që nuk ikin nga Atdheu”, Kalosh Çeliku, Kryetar i Shkirmtarëve Shqiptarë në Maqedoni,
5. “Risitë në krijimtarinë poetike të krijuesve boshnjakë”, Seida Beganoviq, poete boshnjake, me qëndrim në Maqedoni.

Aktiviteti në jugun e Shqipërisë e bëjmë në këto ditë pranvere të bardhë, ku fluturojnë poetët –pegas nga një qytet në një tjetër më të bukur, më yllësor, shprehet eunuku i letërsisë shqipe, gjysma ortodoks i thekur, e gjysma mysliman i heshtur, Kristaq Shabani.
 
Data 4 prill, mëngjes jugor, udhëtojmë drejt Sarandës, mbretëreshës së hershme ,bukurisë joniade…Dhurime librash nga poetët pjesëmarrës në simpozium, shkëmbime autografesh, njohje me njëri-tjetrin nga afër, biseda, e krijime vargjesh pa fund. Halili nga Gjakova ka skicuar haikutë e para për Argjironë, Butrintin .Po kështu Tahiri, Muharremi, Lulzimi, Nasija, Nuhiu, etj.
Arrijmë në Butrint. Poetja, përkthyesja e magjishme, Aleksandra Shabani mban kumtimin ”Prezenca e pigmentit poetik në veprimtarinë krijuese të shkrimtarit dhe poetit Dino Kubatis” në anglisht.
Në amfiteatrin e Butrintit u prezantuan veprat e përkthyera në shqip nga Kosta Gaxhoni, “Dashuri në Butrint”, ku u bë një interpretim pasazh ( një pjesë) me dy aktore të famshme greke, të realizuara me sukses, si dhe romanet “Duke udhëtuar në Shqipëri” dhe “Iliriana, jeta e jonë mbaron te tanket”. E gjatë gjithë kohës pranë nesh qëndronte i papërtuari dhe i palodhuri, poeti emigrant Iliaz Bobaj, Nehas Sopaj, Anton Gojçaj.
 
Nga Saranda në Tepelenën e Ali Pashait dhe në vendin ku u nderua Bajroni. Këtu u paraqit një ekspoze e librit të autorëve tepelenas dhe përshëndetën poetët pjesëmarrës nga vendi e bota. Pastaj u diskutua në veçanti për veprat e Petrit Rukës, Dhimitër Mitit, Dashamir Malos, Izet Çullit, Ilirian Zhupës, Luan Metës, Maliq Lilës, Kastriot Hadërit, Lule Shametit, Vasil Vasilit, Çerçiz Myftarit, etj.
 
Me datën 5 prill,ditën përmbyllëse të simpoziumit, në Përmet, qytetin e luleve vazhduan ditët e antologjive poetike.
Agron Shele dhe autorë të tjerë, ”Antologjia poetike “Korsi e hapur” autorë të Pegasit dhe të tjerë nga vendi dhe bota”, Sinan Vaka,”Antologjia e poezisë italiane,një shkëmbim universal vlerash.Gjithashtu diskutuan për antologji të tjera poetike Dinos Kubatis, Panajota Zaloni, Greqi, etj.
Aktiviteti madhështor për poezinë, i pari i këtij lloji deri më tani në Shqipëri, u mbyll në Përmetin e Frashëllinjve. Në këtë aktivitet letrar u vlerësuan me diploma nderi shumë poetë pjesëmarrës nga vendi dhe bota si dhe u shpërndanë çmime letrare nga Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër.
E ne largohemi me urimin e maleve shqiptare: Paç faqen e bardhë Kristaq Shabani e ju krijues të talentuar nga vendi dhe bota pjesëmarrës në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor. E ne falënderojmë sidomos të gjithë ata që festuan me ne diten e lume, 5 prillin, pranimin e Shqipërisë sonë në NATO. Por njëherazi është për t’u shqetësuar, se asnjë drejtues vendor nga Gjirokastra, Saranda nuk morën pjesë. Ishte dashuria për artin dhe kulturën shqiptare e Kristaq Shabanit, që me një pjesë të shpenzimeve të veta, përballoi këtë aktivitet.
Edhe një herë pastë faqen e bardhë !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora