E marte, 23.04.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: FR - LDK - tani më e ardhmja ju kërkon

E enjte, 23.04.2009, 08:26 PM


FR – LDK-   TANI MË E ARDHMJA JU KËRKON

Nga Xhevat Rexhaj

Që në fillim më duhet të theksoi, pra të dëshmoi se jam LDK-istë prej themelimit të saj në fshatin Cerrcë me 1990, pra në Istog. Në fund të këtij viti braktisa Kosovën për arsye të ndryshme që lidheshin me familjen time. Në vitet e 80 ta unë dhe vëllai im ishim të burgosur dhe ndjekur nga pushtuesi, por për ikjen nga Kosova ndikuan edhe faktor tjerë.

Në Zvicër që nga dita e parë u angazhova në një detyrë që ia caktova vetes- sensibilizimin – e çështjes së Kosovës, kuptohet me atë kaçikun tim që kisha. Për këtë angazhim e kisha edhe referencën e jashtëzakonshme LDK-në. Isha në të gjitha udhëheqësit nga Nëndega gjerë në Kryesi Qendrore të Degës. Më duhet të potencoi se për jetën time nuk do të ketë më shumë kënaqësi dhe mburrje se sa vitet 1991-2005, arsyeja; e dhashë kontributin tim të vogël për një çështje të madhe dhe inspirim e pata gjithherë frymën qytetare,demokratike, njerëzore dhe sidomos kombëtare të programit të LDKsë, e të strukturës intelektuale kombëtare të udhëhequr nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Pra do ndihem gjithherë krenar se isha në linjën e kombtarizmës reale e jo” false folklorike kombëtare”.

Këto që i thash më lartë le të shërbejnë si një vërtetim i asaj se kush është ky që po bënë këtë shkrim.

Rini e dashur e LDKsë, të dashur anëtarë-e, të dashur bashkëkombës.

Ju jeni pjesa më vitale e një Partie të parë demokratike që u formua në trojet shqiptare dhe në tërë Evropën Juglindore nënë thundrën e pushtuesit. Ju jeni pjesëtarë të një filozofie afruese, prosperuese dhe thjeshtë moderne, ju jeni ata që tani e tutje duhet të merrni përgjegjësi konkrete dhe të mëdha jo vetëm për ju por edhe për brezat që vijnë, por kurrë mos të harroni edhe ata që ishin para jush.

LDK, tani më është në një situatë të vështirë, në një zgrip, në një mëdyshje ku,kur dhe si përpara. Nuk e kam ndërmend të merrem me faje e as me merita të askujt mirëpo realiteti imponon realitet, LDKja ka më së shumti nevoi tani për ardhmërinë, konkreten, bashkëkohoren, vizionin dhe veprimin e duhur. Në gjithë këtë ka hamendje, ka frikë, ka edhe ndërskamca por ka edhe vullnet besoi e ai duhet të shihet tani kjartë te ju të rinjtë te e ardhmja e LDKsë por edhe e Kosovës. Në gjithë këtë turbulencë momentale ka edhe diçka të mirë e ajo e mirë është profesionalizmi dhe avancimi i juaj në të gjitha sferat e jetës me një brumosje euroatlantike, pra me pamjen kah zhvillimet e mëdha që po ndodhin në botën e qytetrueme e ku edhe ju shumica jeni pjesë aktive e këtyre zhvillimeve, keni studiuar dhe po studioni në një kohë të internetit, ku para jush nuk është një makinë shkrimi por është një dritare ku e shihni dhe e kapni tërë botën me të mirat dhe me të këqijat e saj, pra ju jeni ata që dini të bëni ndryshime ngase me ju jeni me një vetëdije të pastër se mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik e ndryshon edhe shtetin.

Të rinj të LDKsë, ju që tani shumica ndoshta edhe keni qenë fëmijë në kohën kur është formuar kjo parti në të cilën ju sot jeni pjesë përbërëse e saj, mund të mos jeni tërësisht në dijeni se kjo parti dhe Dy liderët e saj historik Presidenti Rugova dhe Nënkryetari F. Agani mbështetjen më të madhe e kanë pasur mu nga rinia jo vetëm e Kosovës por të tërë trojeve shqiptare, këtë po e them nga prizmi se rinia ishte dhe është motor organik për të lëvizur përpara. Të nderuar të rinj LDKista, sot në vitin 2009 mundësit janë shumë të mëdha, për një minutë njeriu mund ta dijë se çfarë po ndodh në tërë rruzullin tokësor, pra edhe ju duhet të jeni më të zëshëm më të dukshëm, kujtoi në angazhime konkrete, dhe më të gatshëm për të u marr me një detyrë dhe përgjegjësi që duhet të u takoi juve, pra ju duhet të përshpejtoni dhe të ndihmoni më shumë ripërtrirjen dhe reformimin e LDKsë, kuptohet së bashku me të gjithë ata që me dekada ishin shtylla të LDKsë. Kjo nuk nënkupton që strukturat tjera të denigrohen apo të hedhen jashtë, por të ju tregohet se tani më është koha e ndryshimeve të vërteta dhe se këshillat dhe ndihma e tyre do jetë gjithherë e nevojshme, pra përvoja e tyre u duhet aty këtu.

Nga ana tjetër mendoi se edhe udhëheqësit e gjertanishëm dhe të tanishëm të LDKsë duhet të jenë më fleksibël më tolerant dhe të gatshëm për kompromise, që ndoshta në moment edhe do jenë të dhimbshme por për të ardhmen do jenë shumë të dobishme.

Të rinj të LDK-së, kuadro që jeni me referenca të forta dhe të shëndosha, ne anëtarësia që po vjetrohemi nga pak edhe nga idetë dhe nga ndryshimet marramendëse në sfera të shumta të jetës e duam dhe e kërkojmë këtë nga ju, ne e duam dhe do e duam LDK-në gjithherë, prandaj kur do të shohim se gjenerata e re bashkëudhton me filozofinë Rugoviane të pastër dhe të sinqertë edhe ne do ndihemi krenarë edhe një here më shumë për pasardhësit tonë në LDK. Andaj që k¨jo të ndodh duhet më shumë kurajë, forcë, angazhim dhe bashkërendim në tërë strukturën e LDK-së.

Dija dhe guximi i juaj për të u ballafaquar me të ardhmen na mbajnë me shpresë për një LDK që ruan dinjitetin dhe zhvillon shtetin ligjor, andaj durimi sjell mbarësi.

Sukseset ju presin nëse i merrni përgjegjësit që u takojnë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora