E premte, 29.03.2024, 03:45 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaçaku i fundit i Kosovës (XII)

E enjte, 23.04.2009, 10:00 PM


HASAN REMNIKU – KAÇAKU I FUNDIT I KOSOVËS (12)

Nga Ramadan ASLLANI

Të premten, më 12 tetor 1951, kufomat e tyre riekspozohen Te Pazarishta e Gjilanit, ku është sot shtëpia e mallrave.
Gjatë kësaj dite te kufomat ishte edhe nëna e Agush Mehmetit dhe i vëllai i tij Mehemti, si dhe mijëra qytetarë gjilanas e nga periferia.
 Të shtunën, me 13 tetor 1951 ditë pazari. E tërë rrethina e Gjilanit u derdh në Pazarishtë, por t’u bërë nderin e fundit pesë dëshmorëve të lirisë e të shqiptarisë së Kosovës. UDB-a kufomat e pesë martirëve i ekspozoi në tokë. Të parin, afër çezmës, Hasan Ali Remnikun, të zdeshur deri në brez me gjoksin leshatak, ku në të djathtë afër gjirit i dukeshin 4-5 vrima të plumbave të revoles. Vrimat nuk ishin me gjak, bile as pantallonat, por as në xhaketën e ndeshur.
Disa hapa në të majtë të Hasanit ishte Agush H. Mehemtin me bashkëshorten Qibrien. Më tutje Mustafë Koka me gruan Rabien.

Të gjithë ata që i kanë parë kufomat e ekspozuara, madje edhe nga dy e më shumë herë vërtetojnë, se vetëm Rabije Koka ka pasur një njollë të zbehtë të gjakut në këmishën e bardhë mbi brez, në anën e majtë!. Asnjë plumb nuk i dukej se t’i kishte depërtuar nëpër tesha e në trup?!
Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se Ismail Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: -Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”.

Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë.

 Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.
 
Mustafë Koka

Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin  e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951.

Rrëfimet e shkurta të Ismail Kokës, (1944) për Mustafën dhe familjen e tij

Kokaj është katund i komunës së Gjilanit, 18 km. larg tij, i shtrirë në Karadak. Ky vendbanim ka emërtime të ndryshme nga pushteti administrativ serb. Është një emër i ri i quajtur Inatoc për shqiptarët dhe emër tjetër Renatoc për muhaxhirët e Kokajve. Deri më 1999 ka pasur 15 shtëpi, kurse tani janë 4-5 sosh. Janë dy lagje: e Epërmja e dhe e Poshtmja. Është një shkollë katërklasëshe e quajtur “Liria”, një paralele e ndarë e Pogragjës.
Ismaili thotë, se Mustafa shpesh është konsultuar me Remzien e axhës Muharrem (të vetmin fëmijë të tij) për çështje të ndryshme. Në fillim të tetorit 1951, pasi takohet me Hasanin dhe Agushin në Kokaj, ku Mustafa e merr edhe gruan ashtu si edhe Agushi, sepse këtë nuk kishin fëmijë dhe të gjithë kanë qenë të veshur me uniforma me ngjyrë teget dhe nisen për të dalë në Shqipëri.
Pas 3-4 ditësh, Gani Ahmeti nga Kokajt e kumtoi lajmin e mbytjes së Mustafës me grua dhe me grupin, dhe tha se vetëm nëna e Mustafës të vijë për t’u përshëndetur me kufomën e të birit në Gjilan, ku kufomat ishin të ekspozuara. Sipas shumë bashkëbiseduesve nëna e Mustafës është afruar para kufomës së të birit dhe e ka hequr ferexhenë, duke i rënë për fytyre tri herë dhe i ka thënë: “Hallall të qoftë gjiri bir, se nuk më ke shkuar gjak falë”, pastaj ka lëshuar prapë ferexhenë dhe është larguar.
Ismail I. Koka mendon se Mustafa me grupin janë helmuar në trekëndëshin e Gumnishtës e pastaj vrasja e tyre është inskenuar në Prizren, duke qenë paraprakisht të helmuar.
Pas mbytjes së tyre, kufomat janë ekspozuar në Prizren, Viti, Gjilan dhe Kamenicë. Ne Gjilan është bërë një ceremoni ahengu nga UDB-a për aksionin e tyre të suksesshëm për mbytjen e grupit të fundit të kaçakëve të Kosovës. Thonë se gjatë ekspozimit të kufomave, vetëm gruaja e Mustafës ka pasur shenja gjaku, kinse për shkak të shtatzënisë, kurse të tjerët jo.
Pas mbytjes së tyre UDB-a ka ardhur në shtëpinë e Mustafës dhe të familjes së tyre dhe i ka bastisur ato, duke konfiskuar material të ndryshëm.
Pos bastisjeve, familja më pas ka pasur edhe pasoja të tjera në aksionin e armëve më 1955, duke u torturuar aq shumë, sa që për herë të dytë janë detyruar të blejnë armë për t’i dorëzuar, vetëm të shpëtojnë nga rrahjet mizore deri në mbytje. Një dosje e hapur e familjeve të tyre ka qëndruar e hapur deri më 1999, duke mohuar edhe te drejtën e shkollimit, të punësimit, ndoshta edhe të martesës me familjet e tilla kundra “shtetit dhe popullit”, siç i ka quajtur okupatori serb. Për këtë dëshmon edhe vetë Ismaili, i cili më 26 mars 1999 në mbrëmje është gjuajtur me pushkë snajperike nga një fqinj serb, ku fatmirësisht nuk ishte goditur, kurse gjurmët e fishekut gjenden edhe sot në librat e bibliotekës së tij

Fund



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora