E merkure, 24.04.2024, 02:17 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Ataturku e princ Faruku

E merkure, 22.04.2009, 09:37 PM


ATATURKU E PRINC FARUKU

Nga Xhevat Rexhaj

Me 17 prill përfundoi dërgimi i dosjeve të shteteve të ndryshme ndër to edhe Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për në GJND.

Me 17 prill po atë ditë na vizitoi në Kosovë kryetari e shtetit fqinjë serb që tha se duhet krijuar paqe për shqiptarët dhe serbët e Serbisë. Shtetarët tanë kishin pas thanë se nëse ky njeri nga Serbia deklaron gjëra që nuk përputhen me kushtetutën, vaj halli për të nuk do të lejohet më të hyj në Shtetin me Kushtetutë dhe Flamur.

Me 20 prill shtetin e Kosovës e pranoi Arabia Saudite, duke u nisur nga aspekti fetarë dhe religjioz i realitetit në Kosovë. Gjerë me tani asnjë deklaratë për pranim nga shtetet tjera nuk kishte cekur asgjë në aspektin religjioz, por ja që tani në të gjitha njohjet nga, vëllezërit tanë islam do të ceket kjo fjalë. Kryesore na pranoi se aty është edhe Amerika.

Sot në mjetet e informimit u konfirmua nga GJND se 21 shtete kanë deponuar argumentet pro pavarësisë së Kosovës, ndërsa 13 shtete kundër pavarësisë së Kosovës. Thënë të drejtën pata emocione se aty figurojnë shtete mike të së ardhmes sonë.

Nga e tërë kjo u ngacmova që të shkruaj diç më shumë për atë që unë e mendoj se ka rëndësi në këtë moment për tu thënë.

E para më ra në sy se aty mungon India dhe Italia, për Indinë disi u befasova por ajo është një fuqi e madhe dhe sigurisht donë të qëndroi anash, ndërsa për Italinë kam pak befasi por dihen shumë marrëveshje ekonomike mes Italisë dhe Serbisë, kryesore Italia na ka pranuar si shtet.

Pasi lexova emrat e shteteve që ishin pro pavarësisë sonë vërejta se mungonte një shtet që sidomos tani do të kishte mundësin të jetë kthjelluese e një periudhe 600 vjeçare të trojeve shqiptare, dhe të vetëhistorisë shqiptare, pra mungonte Turqia, jo ajo e Sulltanëve por kjo e pas Ataturkut.

GJND është një rast vërtet i papërsëritshëm që njëherë e përgjithmonë të shihen faktet historike të një periudhe të gjatë shekullore për trojet shqiptare. Dihet se sulltanët na okupuan dhe na pushtuan me qindra vjet, e ndryshuan tërë relievin shqiptarë me infrastrukturë të tyre dhe nuk lanë thuaja askund ndonjë fakt të qëndrueshëm autokton por të tërën e shndërruan në një vend me xhamia dhe ma varreza ku te kokat e të vdekurve vendosnin një Hu dhe një Pacerrkë, pas pak vitesh fshihej çdo gjë dhe mbeteshin kullosa. Duhet të jemi realistë, sikur mos të ishin disa objekte dhe varreza të të krishterëve shqiptarë vërtet nuk do të dinim as neve se jemi shqiptarë a myslimanë turq. Nuk lejuan kurrë ndonjë muze, ndonjë bibliotekë, ndonjë shenjë ku do të përqendroheshim se kemi arkiv apo ndonjë të dhënë tjetër për autoktonin tonë. Besohet se edhe ato që i kishin gjetur dhe ato shënime që i krijuan vetë gjatë pushtimit maratonik të trojeve tona i dërguan dikund në Anadoll dhe kur nuk e panë dritën e daljes në publik. Nuk guxoj të ndalem më shumë se është terren i vështirë për mua si njeri i thjeshtë por mendoj se tani ka qenë momenti më i volitshëm që Turqia të sqaronte historinë që e ndryshoi prej viteve 1400 e tutje, Turqia ka obligim moral ta bëjë këtë sepse ka shumë  myslimanë shqiptarë” fatkeqësisht kështu e quajnë veten në vend që të quhen Shqiptarë me fe myslimane që besojnë dhe përbehen në Turqi, por Turqia ka obligim që të shpaguhet së paku moralisht për të këqijat që na i la në këto troje, për prapambeturin dhe dëme tjera. Turqia ishte pjesëmarrëse e copëtimit të tokave tona, pra Turqia e dinë shumë mirë si ka qenë Nishi dhe viset tjera të banuara ato kohë kur Gjergj Kastrioti i kidnapuar me dhunë nga turqit ia ktheu oficerllakut shpinën dhe luftoi për trojet shqiptare kundër atyre që lanë nënën dhe babën e tij me sy të përlotur për djalin e Arbrit në viset Anadoll.

Pra Turqia duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga fajet që i mbanë ende në dëm të shqiptarëve, shikoni emisionet allaturke në RTK për shqiptarët në Turqi, janë me miliona por nuk kanë asnjë shkollë shqipe,” a kjo është vëllazëri myslimane a”.

Kjo është pra ende Turqia e Ataturkut, na pranoi nga presioni amerikan.

Sa për Egjiptin e Farukut s`kam ç’të them është vendi myslimanë ku mbahet ende fotoja e Titos, dhe ata nuk mërziten fortë se kush ishte Faruku . Libia e Irani aleatë të Serbisë dhe Rusisë, Azejbergjani ashtu, pra të dashur “ vëllezër mysliman shqiptarë” të gjitha këto janë shtete islame nuk po na donë ore vlla, e neve ende “ selamalejkum” me hunj e pacerrka.

Kryesore ne jemi shtet i pranuar nga miqët tanë dhe kryetar i GJND-së qenka një Japonez, pra vendi ku lind Dielli dhe ku ka zhvillim më të madh ekonomik na ka pranuar pa u lidh me fe.

Fat që civilizimi është me ne, po na a jemi?



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora