Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bleona Qerreti, të fejuarin e kam vetëm për vete...

| E shtune, 28.07.2007, 07:24 PM |


 

image 

E vështirë të xhirosh me bikini, kur rretheqark ka vetëm fansa

 Një vajzë e përkëdhelur që është e fiksuar pas makinave brilante dhe erës joshëse që lëshon parfumi kështu do vij këngëtarja Bleona Qerreti me klipin e saj të fundit. Këngëtarja rrëfen për herë të parë për revisten Spekter gjithçka që ndodh në shesh xhirimin e klipit... Qerreti tregon si moment të sikletshëm “ Xhirimin me bikini....pasi xhirimi kishte mbaruar, fansat ishin mbledhur në shesh të xhirimit, bërtisnin...edhe një dubël edhe një dubël. 

Çfarë mund të na thoni diçka konkrete lidhur me klipin që jeni duke   xhiruar?

Klipi flet për një vajzë që është tepër e përkëdhelur dhe nuk e ka  idenë që në jetë ka dhe gjëra të tjera përveç brilanteve makinave dhe parfumeve. Është një bashkëpunim i imi me Etno-Ëngjujt dhe Hekuran Krasniqin.

   

Do jetë një klip vere i zjarrtë, me ritme të ngrohta siç e do stina?

Unë jam munduar për këtë. Mendoj që do të jetë një hit veror, një këngë e freskët. E realizuar nga Dejan Milicevic. 

Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këngës, rryma muzikore, teksti?

Siç thashë Etno-Engjujt dhe Hekurani, ndërsa teksti është i Gencit (liderit të Etno-Engjujt) dhe i imi. Muzika është e Gencit orkestruar nga Enis Presheva. Është një këngë ndryshe nga ritmet që kemi dëgjuar në muzikën shqiptare.

 

 

 

 

Mendoni se klipi dhe kënga kanë të njëjten fytyrë?

Po. Jam munduar shumë, duke marrë parasysh faktin që unë e kam ideuar vetë shumicën e klipit.

 

 

 

Emocionet më të bukra ose momentet gjatë xhirimit?

Në momentin kur isha duke xhiruar me qenin, ai sikur ta dinte vjen dhe më shtrihet në prehër. Dhe një detaj interesant është përdorimi i një makine “Oldtimer” e vitit 59 që janë gjithsej tre copë të ngelura në të gjithë botën. (Ka qenë një limited edition gjithsej janë prodhuar 300 ku janë ekzistente vetëm 3).

 

 

 

 

Keni pasur ndonjë vështërsi për realizimin e ndonjë sekuence filmike gjatë xhirimit, nëse po, çfarë konkretisht?

Xhirimi me bikini....pasi xhirimi kishte mbaruar, fansat që ishin mbledhur në shesh të xhirimit, bërtisnin...edhe një dubël edhe një dubël. Skena më e vështirë ka qenë skena e masazhit, sepse ai djali nuk përqëndrohej dot…(qesh)

  

Fansat tuaj dhe shikuesit në përgjithësi gjykojnë dhe shijojnë vetëm dy minutat  e klipit të përfunduar, le të flasim hapur dhe hap pas hapi për realizimin e një vidio- klipi që edhe kritikët ose gojët e liga të bëhen më konkrete?

Më është dashur 2 javë not në pishinë dhe 2 ditë xhirime...për të tjerat gjykoni vetë...për të mos folur pastaj për fokusimin 48 orësh që harron të hash dhe bukë.

 

 

 

Në lidhje me look-un sa ndryshe do të vijë kësaj here Bleona?

 

 

Dua që këtë vlerësin ta japë publiku mbasi të shohë klipin...Unë jam munduar të dukem mirë.

 

 

Kush është kujdesur për pamjen tuaj në tërsi në klip?

 

 

Mami dhe make up artisti Sergej të cilin nuk e ndërroj në asnjë video.

 

 

 

Meqënse ju keni mbaruar edhe Akademin e Arteve sa e përfshin Bleona veten në aspektin dhe konceptin regjisorial, apo thjesht jep një mendim dhe i lë  dorë të lirë regjisorit me të cilin bashkëpunon?

 

 

Unë siç thashë i ideoj klipet vetë. Mundohem të bëj këngëtaren dhe aktoren. Pra unë aktroj në klipet e mia…gjithashtu mundohem që klipet e mia të kenë një kuptim ...sepse shikojmë shumë këngë në të cilat pamjet filmike nuk kanë lidhje fare me tekstin e këngës.

 

 

Sa kohë duhet sipas mendimit tuaj që të realizohet një klip siç duhet?

Më e rëndësishme është të kesh ide të bukura dhe të dish t’i realizosh ato.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kur shikoni klipet e mëparshme tuaja ju lind ndonjëherë ideja “o sikur të kishte qenë ky detaj më ndryshe”, apo jeni e mendimit çfarë është bërë është bërë të kujdesemi për klipet në vijim?

Kjo më ndodh vetëm me klipet që kam bërë para shumë vjetësh. Dhe  për mua definitivisht kanë qenë mangësi të regjisorit, por unë atëherë nuk kisha njohuritë që kam sot mbi klipet, kështu që nuk mund ti ndryshoj. Pastaj të mos harrojmë çdo gjë ecën dhe evoluon me kohën.

Ju ka ndodhur që të shikoni klipin të përfunduar dhe ndonjë sekuencë që nuk e kishit parë më parë them këtë, pasi shumë këngëtarë e pohojnë një gjë të tillë?

Jo absolutisht jo.. pasi unë jam në kontroll absolutisht të çdo plani...marr pjesë madje edhe në montazh.

Mendoni që klipet edhe në Shqipëri kanë evoluar?

Po.

Një klip që të jetë i suksesshëm duhet të ketë…

Ide.

Keni menduar ndonjëherë që të përfshini dhe të fejuarin tuaj në realizimin e një klipi?

Jo...ai është vetëm për mua, e jo për ta ndarë me publikun( qesh)

Spekter