E premte, 19.04.2024, 05:51 AM (GMT+1)

Mendime

Baton Haxhiu: Në emër të Dugollëve

E marte, 21.04.2009, 06:59 PM


Baton Haxhiu
Baton Haxhiu
Në emër të Dugollëve

Nuk kam nevojë t’i drejtohem me padi prokurorit për tre njerëz që më sulmuan dhe bënë të pamundurën për të më shkatërruar fizikisht, në qetësinë time të ditës së shtunë. Kjo është akuzë, edhe publike, edhe private, për t’i ndjekur deri në gjykim. Ata janë të rrezikshëm, me cilësi vrastare

Nga Baton Haxhiu

Të marrit hapi rrugë, thotë një fjalë e urtë. Kështu veprova dhe unë, ndërsa më vonë mendova krejt ndryshe. Sepse, në petkun e të marrit sillen edhe një lloj njerëzish që s’janë gjë tjetër veç disa kriminelë ordinerë. Të cilët duhen denoncuar publikisht dhe nuk u duhet hapur rrugë. Këtë mendoj të bëj edhe unë.

Kafeja me emrin Bamboo, në Prishtinë, është e rrallë për qetësinë, natyrën e saj dhe respektin që bën për mysafirët. Njeriu e gjen veten me ca miq për të kaluar një ditë pushimi, që neve që punojmë dhe nuk kemi kohë për të bredhur e vjedhë, na takon për gjithë javën.

Njeriu del për të pirë një gotë, për t’u çlodhur dhe nuk i shkon mendja se mund të gjejë belanë. Një ditë pushimi, e shtunë, të nxihet kur takon njerëz të cilët kanë figurën prej vrastari. Një figurë e tillë më doli para natën e shtunë.

Duke përshkruar këtë figurë të këtij njeriu, e pashë që ka mundësi të jetë lehtë vrasës. Nëse nuk ka qenë dikur, ose nëse nuk ka kryer veprime të tilla.

Quhet Gafurr Dugolli. Kështu më thanë. Dhe në kujtesë kishte mllefin që e shplau me sharje dhe kërcënime pa asnjë arsye. Apo, me arsyen e vetme, urrejtjen që mundi të zbrazte gjithë natën me sharje ndaj meje. Këtë herë, në emër të Dugollëve dhe në kujtesë të shkrimeve që kishte bërë dikur Gazeta Express në adresë të vëllait të tij, Bujar Dugollit.

Duke përshkruar figurën e tij, ky njeri dukej i ashpër në fytyrë dhe shihej se gjatë rinisë së tij kishte qenë i parëndësishëm, prandaj edhe kishte nevojë për “t’u fryrë” para gjithë atyre njerëzve prezentë në Bamboo. Manipuloi një vogëlush që kishte me vete dhe u sulën që të tre për betejën e rrahjes. Dhe atë, publikisht.

Unë e di se derisa në këtë botë ka burra – burra si një farë Gafurr Dugolli, kryeneçë, primitivë, të etur për të bërë probleme, rrahje e sharje publike – do të ketë edhe armë dhe rrjedhimisht edhe gjak. Unë nuk i kisha asnjë prej tyre, sepse nuk i mbaj kurrë. Thjesht, nuk e dua armën dhe nuk di të gjuaj me të. Por, paramendojeni sikur një njeri, në qetësinë e tij, shkon për të kaluar natën me një pije, i del një kriminel para dhe fillon të bëjë atë që bënë ata natën e shtunë.

E di që me njerëzit primitivë mund të ndryshosh shumë gjëra, vërtet shumë gjëra, por vetëm nëse u flet me gjuhën e tyre që ata e kuptojnë dhe vepron me mjete që ata njohin. E pashë që një shqiptar primitiv dhe dy të tjerë që ishin po aq e që e shoqëronin atë, kishin ndërtuar gjithë natën idenë e rrahjes. Ose, ku ta di çka më shumë.

E pashë që ata të tre, për gjithë jetën, kishin ndërtuar një traditë kapadaillëku dhe dhune. Natyrisht të veshur me petkun patriotik, që prapa mund t’u rrinte secila fotografi patriotike me dellin e dhunës që kishin.

Ata ishin njerëz që ishin të gatshëm për gjithçka, por në gjuhën e tyre ishte mburrja për hakmarrje dhe përfaqësonin fytyrën e dhunshme dhe të intrigantëve. Këtë e bënin në emër të Dugollëve. Me gjuhë dhe veprim. Me ide për kërcënim primitiv prej njeriut të pa shije.

Desha të them për fund edhe një gjë.

Si njeri që e takova për herë të parë në jetën time, m’u duk i padurueshëm, zemërak, kokëbosh, fodull dhe njeri që dëshironte hakmarrje.

Por, nuk e kuptova për çka dhe kundër kujt.

Njerëz të tillë që sillen si kapadai e kanë një zanafillë, idenë e jetës dhe miratimin e një regjimi kriminal.

Dallimi i atyre që flasin shqip, ose cilëndo gjuhë tjetër, dhe bëjnë veprime kriminale, nuk i quaj ndryshe përveç se kriminelë.

Nuk kam nevojë t’i drejtohem me padi prokurorit për tre njerëz që më sulmuan dhe bënë të pamundurën për të më shkatërruar fizikisht, në qetësinë time të ditës së shtunë. Kjo është akuzë, edhe publike, edhe private, për t’i ndjekur deri në gjykim. Ata janë të rrezikshëm, me cilësi vrastare.

P.S:
Kur ky njeri e ka pasur vëllanë e gjakosur, shumë të gjakosur nga rrahjet, kam qenë ndër të rrallët që e kam vizituar. Nuk i bie pishman, por pishman jam që kam ngritur me shkrimet e mia njerëz që ndërtojnë marrëdhënie aq të afërta me krimin. Dhe mund të bëjnë gjithçka në emër të një patriotizmi me vlera kriminale. Këtë radhë ky kriminalitet flet shqip dhe për mua s’ka asnjë dallim nga ai që kam njohur për vite tjera dhe fliste serbisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora