E enjte, 28.03.2024, 08:41 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gjenevë, skandal në konferencën e OKB

E marte, 21.04.2009, 11:02 AM


Skandal në konferencën e OKB-së kundër racizmit në Gjenevë. Presidenti iranian e konsideroi Izraelin si një qeveri raciste, duke shkaktuar indinjatën e thellë të shumë vendeve të Europës. Disa diplomatë europianë u larguan nga salla e takimit menjëherë pas fyerjeve të presidentit të Iranit, duke e vënë në pozitë të vështirë OKB-në, që kishte shpresuar që konferenca të ishte shembull i luftës kundër padrejtësive në botë. Izraeli e tërhoqi ambasadorin e tij nga Zvicra, menjëherë pas këtyre deklaratave. Por, burime të Ministrisë së Jashtme thanë për faqen e internetit të "Yediot Ahronot", se vendimi ishte marrë në shenjë proteste ndaj takimit të së dielës mes presidentit zviceran, Rudolf Merz dhe presidentit iranian, Ahmadinexhad. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër ftesën për Ahmadinexhad, duke e cilësuar atë raciste.

Konferenca

Konferenca i nisi punimet mes polemikave dhe bojkotit të shumë vendeve perëndimore. Punimet e 'Durban II' i hapi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, që e cilësoi islamofobinë një formë të racizmit. Ai kritikoi mungesën e shumë vendeve, për të cilat tha se ndihej i zhgënjyer. Në konferencë ka marrë pjesë presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad. SHBA, Gjermania, Holanda, Australia, Kanadaja, Izraeli dhe Italia e kanë bojkotuar konferencën, pasi i tremben manifestimeve antisemitiste dhe kritikave për Izraelin, ndërsa kontestojnë dokumentin final të saj. Edhe Republika çeke u tërhoq "përfundimisht" nga konferenca për racizmin "Durban II" në Gjenevë, duke reaguar ndaj deklaratave kundër Izraelit të bëra nga presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. "Republika çeke tërhiqet përfundimisht nga Konferenca Durban II, si kundërpërgjigje ndaj fjalimit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad, i cili e cilësoi Izraelin si vend me një qeveri raciste", bëri të ditur ministria e Jashtme çeke përmes një komunikate. Republika çeke, që mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, ishte e pranishme në këtë konferencë nëpërmjet përfaqësuesit të saj të përhershëm pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Tomas Husak. "Ashtu si partnerët tanë demokratë, anëtarë dhe jo anëtarë të BE-së, nuk mund të lejojmë të legalizojmë me praninë tonë sulme anti-izraelite krejtësisht të papranueshme", vazhdon komunikata e ministrisë çeke.

Protesta

Izraeli protestoi të dielën, pasi presidenti zviceran u takua me homologun iranian, Mahmoud Ahmadinejad, që merr pjesë më takim. Takimi është bojkotuar nga Izraeli dhe një numër vendesh perëndimore. Në fjalimin e tij hapës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se racizmi ishte problem serioz që nuk mund të zgjidhet duke qëndruar larg konferencës. Papa Benedikti shprehu përkrahjen e tij për këtë konferencë. Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut, 'Human Rights Watch', tha se ato vende që po e bojkotojnë konferencën, po u kthenin shpinën viktimave të racizmit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora