E enjte, 25.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Tahiraj: Nëna Salë (Cikël poetik për fëmijë)

E marte, 21.04.2009, 06:33 PM


Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj
Ismet Tahiraj

NËNA  SALË

(Sala Jasharit)

Nëna Salë
S’ ka dyfek,
Në krah
Djemë u thotë:
Bini serebit
Përparsën fishek
E kam plotë...

As një këmbë serbi
Mos shkel livadh,
Prekazi  me lule
Dardania e gjallë...

Dhe nëna Salë
Këndon ninula,
Burrat , vdesin si burrat
Djemët në gjurmët e tyre
I vënë shputat...

II.
Si shi binin predhat
Nëna Salë,
Ra meteorçe
Siç bien trimëreshat...

SHKALLARËT E GARDHIT

Një shkallare
Gjyshi gardh ka vënë,
Mos bëjë hopa
Se koha parakohe- s’ vjen....

E përtej shkallës
Dro ka fusha therra,
Ose gojëve t’ botës
Nuk u mëshilët dera.

Po dhe pati
Shumë lartësi gardhi,
Ngel në te
E qentë vijnë vërdallë.

Dhe matë  shkallarët
Dhe mate hendekun,
Buza rrjedh gjak
E shkyhet jeleku...

NGA NE  KREJT MBRAPSHTË
 (Prekaz ,prill1999)

Kokardat ngjiteshin
Deri n’ diell
Rreth një strumbullari,
Dhe pse dielli piçte si saç
E  prenë viç , edhe një tjetër
Po edhe një tjetër- sa kaq.

Hanin meze , hidhnin valle
Nga ne-krejt mbrapshtë.....
2.
po strumbullari ishte
me kashtë i ngjeshur,
tri radhë, bomba
Ferati tha: i pata  fshehurë.
3.
kur huri flaka
n’ mes t’ kashtës,
e bombat binin si prej qiellit
o kuku- lele-lele
njëri tjetrit,
kokardxhinjët me koka i binin.

     Dhe këmbë e duarë
     Si kërma fushës i linin...

NJË NGA  NJË  T’I NJOHË

Një plak n’ konakun
E të madhit Adem Jasharit,
U ulë ai burr
Ballit i shkëlqente një-nur.

I tha o Rifat: t’ bëjë rixha*
Silli kalamajet
Një për një  t’ i njohë.

Tua njohë fytyrat
T’ njoma zambak,
Dhe trimërit e tyure
Qe i fshehin, ngapak.

Se po si njohë
Peshë më çon shtëpia
Mbrenda s’ më mban konaku
U bëfshin t’ shëndetshëm:
Si thana , si qershija.

Dhe këtë zjarrdashurie
Me dashuri e njomi plaku,
Lezetshëm e piu
Kafën të oxhaku...

         *rixha-lutje

RRASAT  E  LYKËS

Hiqej djerrina
Dhe rrasa mbet,
Mbi te hiroglife
Nisi e po flet.

Lyk ilirët
S’ dyndeshin lehtë,
Dhe rrasa heshti
Heshti m’ atë amanet.

Bajram Haziri
Vjet gjashtëdhjetë,
Hordhive u tha:
Plumbin e bajshit
      Me shëndet....

Dhe amaneti
Doli nga dheu,
Një lule gonxhe
       Mbi varr-shpëthau...

FËMIJËT SI LË   UNËT
 (Sahit Luti )

Sahiti i dhive
Ne dushqe,
Bëri njëri një shpellë
E kashtë shtroi
Si jë vajzë me zell...

Më një shporet të lerosurë
Më atë bukë , si n’ furra,
Në çufrrajë ishin fëmija
E luftë kishte, vallëzonte tragjedia...

Por Sahiti i Lutit
Shpirt i hyri merzia,
I thakureë n’ vutje
Tha : o luftë e keqe , luftë
Fëmijët si lë unëkuurë unët.


L  Y K   Ë  S
(Lybovecit)

1.
po shpejtonte hapin
fëmija çamarrok,
plakushit mustaqezi
i ofroi ujë më shtambë.

Djali përshëndeti
Plakushin Dan,
Plakushi kish veshur
Këmishë e sipër xhamadan.

Por mbi të gjitha
Seç zien jeta,
Me sqepar e kazma
Nxjerr  rrasapeta.

Nxjerrë  rrasapeta
Në pezhishkë të diellit,
Kokërrat e djersës
Si kokërra xhevahiri.

Unë pandeha se këto anë
Është veç tokë e brishtë,
Krojet s’ndalën ,s’ pushojnë
Me ujin bilur...

Plakushi më tha
jam bima e Lykës,
këto rrasa guri
ujin e ftohin grykës.

Ndaj në të gëdhirë
Ndaj që më natë,
Lykasit s’ njohën
As një mandatë.

Mandatë s’ njohën Prekat
Nikajt ,. As Galica,
Rrasat e gurit
Shkrepën hovë rritë.

2.
ne ishim një grusht
një grusht bërë –tok,
trok i kuajve , as vemzë tankut
s’ na shtypën dot.

Ndaj mos na shtrëngoni
Keqas thërrni,
Jemi shumtë të urtë
Uji i krojve
E rrasat e gurit
Na përkulë

Përndryshe bëhemi
Erë, stuhi e shkuar.

Jemi të lindur
Për atdhe,
Pë këto rrasa
       Të vdesim gjoksashpluar....

VIZITA

Një plak i kërrsur
Zbriti në Drenas
 Nga treni,
Bohçën me vete
Ishte nga Prizreni.
-për ku kështu plak?
-a po më bënë biro,konak?
_po i tha fëmija
dhe i priu te shtëpia.

Plaku tori llafin
Holl/ e hollë
-në Prekaz , bir,
Ademit do t; i them:
Luftën e pate më vend
I tregove botës
Se jemi të fortë si shkëmb....

KULLË  E SHEREMETIT
 (kullë-burg , famëkeqe-Pejë)

kullë e shëmtuar
kullë e Sheremetit,
aty parikur
kaloja ditën
nëna më thoshte:
mbylli sytë
se të verbojnë hijet
E s’ të rritën këcinjtë.

Se hijet e tmerret
Janë kudo,
Kudo janë  breznitë
Se kullë e Sheremetit
Më gjak është stërpikë.

Se mitrolezet gjëmimë kanë dhënë
Mbi trupa  shqiptari,
Nëna më thoshte: aty s’ ka fajësi
I mbyllja sytë
Kur kaloja aty pari.

Thoinë rreth saj
S’ qendronte as një zogmali.

TE NJË PËRRUA
 
Të një përrua
Lulelerthi haja,
Më vegonte diçka
Dushkajave gjithkah.

Këtu komandant Ademi
U ndesh dhëmbë
Për dhëmbë
Me armik bizar
Qe vinin  kudo zjarr.

Këtu n’këtë përrua
Bëri istikame,
I lau plagët
Plotë gjak
E trimëria merrte hak.

Me tej një murriz
Me kokërra të kuqe
Trupin tim tha:
Plotë predha e kam
E qendroi si hije
 Mbi istikam.
E dielli mbi ball
Nur i shkrepte tamam.

Dyfeku i komandant  Ademit
Tenkun e përplasi për shkëmbë.

2.
kur nxirrja lulelerthi
t’i haja,
hija e komandantit
shetiste kudo më mua
me vegonte i buzëqeshur
i buzëqeshur si gjithmonë

jehonë n’ mesin e fëmijë
bënte jehonë

luleborë e rrezet e diellit
na e përkdhelnin supin tonë....

QYTETI PA CICËRIMA
  (Mitrovicë së ndarë – n’ veri)

përtej urës, në veri
na ishte njëherë
një mulli,
për jugun derë me derë
relikt me vlerë.

Dhe mulliri u shemb
U shembën dhe ëndrrat,
Dëshirat e fëmijëve
I mbuluan kandrrat.

Tash blirët e trashë
S’ mbajnë as një çerdhe,
Vetëm ndeshtrashta
Hidhërime e sherre.

Dhe shkollat kanë mbetur
Shkret pa cicërima,
Urra, urra –s’ ka më gol
As te Ibri –kaliboçi
S’ luhet më lëndinave.

As të shkëmbi i Dudës
Si shohim gjeraqinat,
Veç  tanke çeliku
E të ushtarëve makinat....

RRUGA

Për ditë
As për muaj,
Rruga s’ ndërtohet
Me rrasa e kunj.

Të gjithë së bashku
T’i përvjelim llërrët,
Rruga pastaj na shpie
N’ ardhmëri  të vlershme.

Se po të vëmë
Kunja e rrasa,
Na plasin sytë
E bëjmë primitive
Një jetë të dytë....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora