Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetali Rexhepi: Pusia

| E hene, 20.04.2009, 05:51 PM |


P U S I A 

Mehmetali REXHEPI
 
Shi gjak e lot                                                   
ujisin blerimin                                                
e (I)lirisë  
dje dhe sot.
 

I mallkuari okupim 
lotët e malli
pranverim
shkrumboi e kalli!

*
Të zezën pis
rrotull e rrotull
e stis
edhe në vatër…

*
Të kuqen ngjyrë
luleve ua fali
gjaku martir.

*
Serbi dhe pusia
te pragu e shtëpia…

*
Serbi e pusia
tmerruan 
trishtuan
trimëruan…

*
Serbi dhe pusia
Ngazëllim e di?
Përgjojnë ty
sikur vitet e mia.

*
Serbi dhe pusia
te pragu e shtëpia…
*
Përgjuan e përgjuan
perde sytë më vunë.

GJILAN,mars 1999