Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon M. Dilo: Edhe sikur gjithë lulet të priten...

| E hene, 20.04.2009, 07:00 PM |


EDHE  SIKUR   GJITHE  LULET   TE  PRITEN…
                                                                               
“Te kondisma-obelisk                    
Mall e dhimbje ngjizur fort.
Pèrkujotn AJO njè Fis”…
                     Jorgo Telo

Nga Ksenofon M. Dilo

Në luftë nuk jemi dhe luftojmë me jetën .Kudo ka krizë , tek  ne Krisma dhe   Korupsion(  më i hidhuri  né drejtesi) , edhe pse e njohim njeri-tjetrin si   paranë e kuqe !Kjo,  vetem e vetëm se na mungon shtylla e fortë:Drejtësia !  Padrejtësia ka kaluar zenithin e saj  inkurajuar  me Femi Avdij,që kërcënohet edhe shpresa jonë me ë çmuarshme Demokracia.
 Krimi , nyja e çështjes.!Terrori i kuq ,armë kryesore komuniste.- Këtu rrënjët e ngatërruara të historisë janë akoma gjallë.Vrasja e burrit të nderuar topovit  né pranverë të 1943-shit ,vetëm e vetëm se ish djalë ministri(i atij Kostikë,që tërë jetën  ,shquajti mirësia e burrëria tij ), zë vënd të parë né këtë fillesë !  Luftë pastaj,pa qënë  né luftë “-luftë klase”na e quajtën vazhdimësinë !  Né tranzicion”forca të errata” -ua vunë  emrin pokriminelët ishin kudo ,né shtet,né hetusi, gjykatë, prokurori. !!     Hapësirë  e tërë kjo që,ka    një  emërues të përbashkët :  çmëndurinë  komuniste ! Né këtë gjykim , barbari e pashoqe ne shtetin e vetquajtur demokratik  ! Mijra e mijra njerëz  né tranzicion u vranë!?-Kur ,vdekjen  duhet  ta bejmë vetëm po qe nevoja për idealet e Atdheut.! Drejtësia katandisur një azil padrejtësie,mizorie! Poeti burrëror  zagorit Jorgo Telo  me të drejtë  ngre zërin e thotë:    “..Po kur vdekja  vjen nga krimi”  
”Na  ndihmo o Zot ç’té  themi…?”    .  Nuk t’a nxë goja terrorin  e pabesinë në. njé  vënd si yni  të ndodhin këto!ku- me pak   qetësi mund  t’ja lexojme njri-tjetrit pusullen né xhep!- Më i padrejti ,ai që nuk ka kurajon ta pranojë ë,na  nxjerr né shesh gurra të panjohura arësyesh  sa”mbarsin malin e né fund pjellin një mi”  Kolonjari i persekutuar,poeti Piro Kuqi (për vrasjen  makabre né Sheper të Zagorisë në atë përvjetor Lenini,po dhe të shoqit  të saj, shkurtoua jeta né linçim  me rastin e 100 vjetorit Stalinit!) thotë me dhimbje:
   ”O, kjo kasaphanë
    Si  një rrufe  mbi Brigjet (mbi familjet e Medha-né numër e virtyte-,po,dhe né vende madheshtore )
   Kur pyesim për  krimin ,                     
  Na mbyllen gjithë  shyigjet”.    e kriminelët vinë rrotull, v a m p i r ë né për  p o p u ll   né Shqipërinë tonë  që ,komunizmi  dalloi  nga ç’do vënd né botë: – hoqi fenë(mohoi  Zotin,bile po të mundëte  edhe bomba do ti hidhte qiellit për ta vrarë)  dhe erdhien né fuqi  dhe me ndihmen e perëndimit…
    Apostojt e mashtrimit ,  harrijnë të na  thonin dhe absurdin-argument!..”Forcat e errata” ?!  na i bejnë këto vrasje, gjëma né familjet e persekutuara!…nuk ishin e janë né gjëndje ata( që shihnin dhe qimen né vezë te i deklasuari) , t’ i “dallonin dot!!”(akoma drejtesisë i duhet heshtja )  veç.,për vehte u duhet të vishnin “Kapardina të Bardha” thuaj si t’i kishin  né modë.. ! .. Ndodhi pikërisht  kjo, që  kish kristalizuar né mëndjen e saj, Ajo Mëmë”Këmbëngulëse si zagoritet ,sovrane si Dilajt”  né Sheper të Zagorisë, më23 janar 1991-shit  tha:
 ,..      ”Mos  beso  që  luftën e klasave do ta heqin
Këta  bëjnë   kurdoherë të  kundërtën e asaj që thonë 
Mos prit nder     nga ata që nder s’meritojnë
Kur  s’ua  ditën  prindërve të tu  , ç’presim Ti e Unë!  Ik!
Me  mua  plakën   trimëri   do  tregojnë !   Ik !
(Etien Dilo “Një  botë  që  lind e nuk  lind  dot fq.103)
    Fjalët e saj për kodin e të kuqve: “.. bejnë të kundertën e asaj që thonë…”vulosën dhe fatin e saj…Kish jetuar gjatë me dimrin,që nga rinia né pleqëri,e,  si lëvizte asgjë né zëmër,Kostandines së besës sé Madhe ,Mëmë Kaliopit  ,që mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara te Ilia Dilo Sheperit,Jani Dilo-s,amanetin e burrit të saj- Male Dilo-Për shqiptarin qëllimi i jetës është të jetojë me  vy r t y t e Po,për kuqo-dopingët u ndje nevoja për një nga krimet më makabre  né tranzicion.  sa,…dhe. .mbetjet i kish sakatuar acidi..Një jetë e bazar  vetëm tek vetëmohimi  ..mori fund ..nga pabesia.. Vdekja tragjike ,pasojë e atij genocidi sistematik ,nuk  e mohoi  dot cerëmoninë mortore edhe pse shteti i mbrojti dorasit e vet.…U përcoll né të pahapshim arkivol, ngriturtur né supe nga ata që kish rritur né jete e tani , i rritëte né nder…Shumë ngjarje  indinjuese,tronditëse janë parë  por,né këtë mbahet  përgjegjësi si për veprimin dhe mosveprimin nga drejtësia !.Asnjë fjalë e gjuhes shqipe nuk ka mbi vete më tepër  mallkim se fjala” terrorist” ,-për ata- besnike të struktures komuniste,  të vlefshëm vetëm për   krime .
  Dhe,terroristët ë kuq me histerinë e diktatorëve më të egër(siç udhëzonte Hitleri besniket:”Ju vrisni te Zoti përgjigjem unë”! apo Stalini edhe më cinik”Një vdekje është një fatkeqësi; një mijë vdekje -një statistikë”!) vepruan te familjen Dilo ,ku njera vrasje s’ngjan me tjetrën, gjer te  kjo Mëmë viktimë që né atë kollonë të gurtë “rri e ngrirë né mrmer /për gjithë fisun rri e vuan / se s’u lodhën duke prerë/forcat e tmerrit/”   që ndërtuan këtë drame. ,për të ç’dukur dhe gjurmën e fundit né këtë shtëpi .që ish kundër pushtetit .            ”Shteti komunist duke qënë vetë autor,natyrisht e bëri te vetën ! Masakrën e pa parë e dëgjuar   dhe gjyqin si gjykim hijesh ,larg vëndit të ngjarjes ,… që,  dhe popullit i thoshte  :….”Rrini  urtë, unë të vras! Unë s’jam Rumani! Mirini nga ne dhe”demokraci!”-  “Me krimin ndjehen trima gjithë frikacakët”-thotë Shekspiri shqiptar- Kadare.
       Nevoja për të  mbrojtur të keqen , nuk i kursente vehtes turpe të tjera edhe  pse  dashi i kopesë tregoi plakje e kopeja u duk e çoroditur . Skandali…një gjueti për të deklasuarin..I komunistizuari  fshatar,që thellë né lëkurën e tij fshihet gjaku i të parve të tij né atë masakër të Hormovës ,festoi e gëzoi shtatzaninë e tij staliniste, ulëriti si një grua né linde:Të zhdukim dëshmitë! Të mos lëmë pikë referimi të Demokracisë perëndomore shtëpinë Dilo
    Kaloi  ca..”Tragjikisht ikuVasili/Po kështu edhe Etieni/”. duke mbajtur librin e tij të papërfunduar né çantë.. Po.. makina bëri punën e vet,aksidentalisht (!).. gjer 5Om tutje ,Etieni shtrirë me fytyrë nga qielli si i  rregulluar nga Zoti!.Nipi i denjë i  Ilia Dilo Sheperit u shtyp aksidentalisht(!) .. ....”.Veç,Zoti të na ndihmoje ç’të themi”!? –për Etienin që,”Ishte burrë-burrë i besës/ Ishte fjala-maturia/Ishte i drejtë,i ditur/ Ishte vetë MIRESIA!” thotë me  gjithë shpirt  Eduardi.. ..
     Drejtësia vrau drejtësinë  né atë makabritet ..te Mëma é tij!.Peng e mori këtë padrejtësi. për atë gjyq komedi  të Gjirokastër sa nuk ju lejua dhe avukat mbrojtes  viktimes . Akoma i  patharë  gjaku te pragu i shtëpisë Ilia Dilo Sheperit e( ngjan sikur do ngrihet përsëri nga varri - për atë valle makabre hequr né shtëpinë e tij...)  mbeten  vetëm  me përgjigjen:  -  Ke të drejtë!.. sa  poeti sheperjot thotë
 ”:Kërkova drejtësi
atë  s’ma  dhanë,                                                                  
më thanë :
“s’të takon,se ke të drejtë.”     …                   
Dërgova letra presidentëve,
kryeministrave…
Ata mu përgjegjën:
“Neve vetëm shokëve tanë komunistë
u besojmë.”…
                                                                                                                                                   ( “Paradokse shqiptare” Eduard Dilo)
  Shkrimtari Agim Shehu   shkruan “Kaliopi Dilo ose një padi që nuk shuhet e një martirje  “  për sadizmin kriminal  komunistëve né fuqi kundër nacionalistëve..që,”Nuk dihet nëse hordhitë e hunëve e barbarëve do kenë bërë edhe mbi te vdekurit gjera më me llahtar se ato   të diktatures komuniste mbi vëllezrit e tyre të gjakut !...  ” Njerëzit  ngado pyesin:   Akoma mashtrimi, e pallogjikshmja ..do vazhdojë të triumfojë né drejtësi?Kur do fitojë arësyeja mbi taktikat partiake?!”Ajo që i zëmëron në këtë varavingo është : e  D r e j t a  gjëndet ende e B u r g o s u r. Shqiptari i vërtetë i duhet të hap gojen e të gëlltisë thelbin e antishqiptarizmit si ndonjë aspirinë! Helmohet  atmosfera shqiptare e mbetet pyetja: sa larg mund të shkoi barbaria e komunistëve?
  Arroganca ka ndryshuar vetëm  tonin, formën.Shëmtohet ç’do gjë e bukur  shqiptare ,i tillë misioni i kësaj industrie çnjerëzore.Në plan të pare ,të lëftojë popullin e vet .   Patriotë  të  pushkes  e  të  penes , strategë të luftës ,si Hysni Lepenica e  Jani Dilo,luftëtarë,njerëzorë,burrërorë që dinin të falnin ,akoma denohen me heshtje! Nukduan ta ushqejnë kete popull me qumeshtin e vet.!
   Monument i ngrënë gënjeshtrave e krimit ramizjan.Shqetësim,si mund ta freskojnë,këtë monument Një gjë nuk lëviz: ,kostantja  dominuese është çnjerëzorja !
  Luajnë me krime,me çfaqje terrori dhe e vendosin vehten në një llogore me kriminelët ordinerë.Po u fute né llucë me derrin –thote  mënçuria e popullit -fiton derri.Në këtë rezonancë mjerimi..ka ngrirë  buzëqeshja..sindrome dëshpërimi..Flasin shumë Hiroshimat shqiptare..Gërdeci,., .. mali me gropa..lënë fare në harresë! Gomonet ..e mbytura etj.I pritet koka të pafajshmit,si t’ja shkurtojnë bishtin hardhuckës!Më rrebel- mllefi mbi familjet  fisnike,demokrate të vërteta perëndimore Ja ç’do me thënë çmënduri  komuniste!
    F a t   t r  a gj i k  i  Njeriut  f i s n i k ! Vëç,  plaga dhe dhimbja  ia  zbukuron më tepër fisnikërinë   se,njerëzit lexojnë jetën e nderëshme që lë pas  në trashëgim . Për  fisnikët shqiptarë   poeti,sheperjoti Anastas Duka  qysh né  vitin 1959-të do   thosh me emocione e dhimbje po,plot  optimizëm , si një imazh  Homerik  hapte  me fuqinë e shpirtit :  rri drejt  ose  vdis  se,  ..                                                                                      “                              “Sado ndjekur e përndjekur             
                                Mirë e di ç’fitore kam
                                 Kur të ngrihem do të njihem
                                 Qe jam unë ai që jam .”
 Burrit të trimërisë sé urtë,.më shumë se jeta i peshon nderi :liria –demokracia,e drejta:Keshtu na i lanë të parët tanë :Ilia Dilo Sheperi,  -Cajupi ,Jani  Dilo, Aristidh Ruci etj..këtë Sheper, jo si një histori të vdekur,por si një trup të gjallë., që i deklasuari e familja e tij ka nderin që armiqtë e  vet  qenë dhe  armiqtë e Shqipërisë Për këtë arësye,kjo madhështi né dhimbje,te plaget e pafund., vuan më tepër dhimbjen e Atdheut.,pa ngatërruar fat-keqët me fajtorët ; se, “fajtorët duhet ti marri drejtesia, e gabimet i merr historia”    Tani situatë remi! Sugjerim:kthimi né metaforën .”Prapa ktheu!”,nuk ka. , Shqipëria né NATO..
   Këtë  tregoi  heshtja,dëshpërimi i të magjepsurve të kullës kuqe ?! Akoma nuk duanin të kuptojnë që dielli i se vërtetes,qytetërimi njerëzor ,e shkriu akullin siberjan   e  llogjika komuniste vdiq !?  S’duhet të ndodhi  më., braft një  dolli e vogël me shkëndi shprese…Kambanat e alarmit bien,thëngjijtë do marrin flakë…e strukturat e drejtesisë  të mbeten te ngrira  e,të veprohet akoma si ai zjarrfiksi që kerkon ta shuajë zjarrin me benzinë.! Vepra të atij lloji,një pasqyrë që tregon “kush e shikon  vehten si majmun,nuk mund të reflektojë si një apostull”!  Fakt ky,që nuk duhet anash-kaluar.
       Muaji i mjaltit i atyre që i kthejnë kurrizin drejtësisë s’duhet të zgjatë më! Çështja ka marrë pamjen.”Të  jesh  a të mos jesh”Diskutimet janë toleruese,përfundimet dekurajuse.Ne këtë disipline të trishtueshme thuhet se jetohej,po  gënjehej.Del dhe ndonjë bejte:”Jeto me përralla,bjeru pas ëndrave!” S’di- nte i vuajturi shqiptar  as të qeshë,as të pikëllohet ,as të trëmbet para një hëne gjaku
       Afroi koha e zgjedhjeve,vota  e  lirë  kërkon më  shumë se çdo tjetër: Drejtësinë. Atje ku nuk ka drejtesi s’ka dhe nuk mund të ketë Liri  .Nuk presim të na bëjnë të zgjedhurit mrekullira,po të vendosin Drejtësinë e,  të kenë fjalën fjalë e punën –punë!Ky është thelbi i vyrtyteve shqiptare ,kjo le të jetë dhe fjalë programmi qeveritar për të qetësuar kete popull shpirtërisht.
       Afrohet tani i persekutuari dhe vetëm  një pyetje dëgjon të thotë.”SA !” “Edhe sa do të vazhdojnë?!” Një pasiguri e zakoneshme ne shpirtin e tij,që shumëzon mërzitjen e herëshme. Një parandjenjë e errët e mundon….edhe prona që nuk vete tek i zoti tregon …rreziku përgjon. Fusha e zyres sé Drejtesisë,akoma e minuar. Egërsi e dyzuar :luftë klase dhe diktaturë rruge,  një lidhje martesore,që nuk është né krizë.Antikorpi i  demokracisë  vështron ç’ka duhet të fshehë,jo ç’ka duhet të thotë.Me habi Europa fërkon sytë.Asgjë shqiptare né natyrën e krimeve.
   E shëmtuar shumë të shënosh numurin e viktimave se,një njeri të pafajshëm të vritet,njësoj si të gjithëve të na shkelet e drejta e jetës! E tillë  dhe vrasja makabre né Leusë të Përmetit,e të burgosurit politik Fore Pocoli me të shoqen.   I mjeri Fore  mendonte të shkonte  të takonte motrën n’Amerike..e..drejtësisë i duhet akoma heshtja. Konsiderohen njerëzit si objekte që duhen të shkatërrohen Zotëria që e mban vehten si  sherif i zi s’vuan dënimin për vrasje, dëmin moral,ekonomik të viktimave!!! Dhe vazhdon akoma instikti mjeran enverist që luftën e nderëshme  e shndërroi né luftë  me familjaret..Po,të vrarët si  Kaliopi Dilo,Fore Pocoli me shokë kanë dhe drama pabesie dhe  shkëlqmin   e    p a t r i o t i t
  Pasojat, e kesaj lufte burracakërie me familjarët (  harritur deri  dhe né çvarrimin eGjergj Fishtës, Ilia Dilo Sheperit që, për shqiptarin ish një sakrilegj,për komunistin ish një progres! ) flasin kudo…Drejtësia e hutuar nga korrupsioni  né emër  të jetës e ka bërë jetën të padurushme.Komunistet po,gabojnë vetem kur  thonë të vërtetën.Veç njeriu,deri sa të jetë njeri,kërkon e ndjek të vertetën dhe,prej saj  udhëhiqet  fuqishëm drejt të mires  morale, ndryshe , mbetetet  të marri pjesë ne funeralin e  tij d.m.th. të kërkojnë  me dëshirë vet-vrasje.Ndaj dhe mbetet të themi:DREJTESIA  DO  OKSIGJENIN  E  DUHUR  Gjithë brënda vehtes e kanë këtë “fëmijë të lumtur” por,pak e lënë të jetojë!
   E vetmja mundësi që i jepet klasës politike,të ketë kurajon të ndezi dritën e shpirtit për të pastruar jetën e  saj, për të fituar atë që lekët nuk e blejnë dot,ndryshe do jenë të mjerë edhe pse milionerë!  Të shfytëzojë fatin kjo kastë,të nxjerrë mësime nga e kaluara,”duke kthyr kokën pas jo për të marrë hak,por për të rregulluar punen né të ardhmen”(Jani Dilo)Vetëm kështu nuk do te përserisë gabimet e sé kaluares dhe kriminelet do  trajtohen si kriminelë,pa thote mënçuria zagorite  “EDHE SIKUR TERE LULET TE PRITEN PRANVERA PERSERI VJEN”.