E marte, 26.10.2021, 01:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

E hene, 20.04.2009, 08:25 PM


Besimtarët ortodoksë  edhe në Shqipëri po festojnë sot (dje) pashkën, ditën simbol që sipas tyre konverton me ditën e ringjalljes së Krishtit.  Për vite me radhë gjatë regjimit të E. Hoxhës kjo festë kuptimplote ishte e ndaluar dhe besimtarët ishin të detyruar ta festonin atë fshehurazi. Edhe vezët e kuqe me këtë rast bëheshin vetëm duke e ditur rrethi i ngushtë e familjes.

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Pashka është e djela që vjen 14 ditë të Hënës që arrin këtë më 21 mars ose menjëherë pas kësaj date. Ky është rregulli i caktuar në Kuvendin (koncilin) e Nicée, në 325, që përcakton datën e Pashkëve, si në kalendarin ortodoks ashtu edhe në kalendarin  e krishterë perendimor. Pashkët janë në të djelën e parë që ndjek Hënën e plotë të pranverës. Data e Pashkëve të ortodoksëve llogaritet me kalendarin Julian, ndërsa kalendari perendimor është kalendari Gregorian. Kalendari Julian u imponua nga Jul Qezari në vitin 708 të Romës, pra në vitin 45 para Jezu Krishtit. Kalendari i vjetër civil ndërkombëtar i sotëm është kalendari gregorian, në bazë të emrit të Papës Gregori i XIII që dekretoi shpalljen e tij në botën katolike në 1582. Pastaj ai u zbatua në vende të tjera duke u nisur nga data të ndryshme. Kalendari Julian është afro tre ditë më i vonshëm çdo katër shekuj në raport me Diellin.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Në vitin 2010 të dy Pashkët përkojnë në të njëjtën datë.

Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Festimet për Pashkët ortodokse nisën të premten në Tiranë me procesionin e së Premtes së Zezë, që njihet si dita e kryqëzimit të Krishtit, për t'u ringjallur pas tre ditësh. Pashkë do të thotë flijim dhe kjo festë e ka zanafillën në vitin 1513 p.e.s kur populli i Izraelit u çlirua nga skllavëria egjiptiane dhe kaloi detin e kuq me anë të një mrekullie nga Zoti, siç tregohet nga Bibla.

Për hir të kësaj mrekullie, Perëndia i urdhëroi të festonin 14 nisanin, si dita kur u larguan nga Egjipti më një dorë të fuqishme që kjo ditë të kujtohej brez pas brezi. Izraelitët atë ditë hanin bukë pa maja dhe pinin verë e bënin flijime. Zakonet e vezëve dhe të lepujve janë pagane.

Përshtatur për Zemrën Shqiptare nga A. Dalini



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora