E merkure, 24.04.2024, 12:01 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

"Jo kishë në shtëpinë e Nënë Terezës"

E diele, 19.04.2009, 06:17 PM


Konflikti mes shqiptarëve dhe maqedonasve për ndërtimin e një kishe mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup përfundon në Gjykatën Kushtetuese. Një grup studentësh shqiptarë e kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë maqedonase dhe kanë kërkuar zhvlerësimin e tij nga gjykata më e lartë e vendit. Sipas tyre, qeveria ka ndërhyrë në çështjet e fesë, pasi ajo nuk mund të ndërtojë një kishë me paratë e taksapaguesve. Edhe Komuniteti Mysliman ka reaguar, duke kërkuar me këtë rast rikonstruksionin e një xhamie të vjetër në qendër të Shkupit. Shqiptarët janë shprehur vazhdimisht kundër ndërtimit të kishës mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, një emër i madh i humanizmit, që e ka bërë kombit shqiptar të njohur në të gjithë botën. Indinjata e tyre erdhi pas përurimit të objektit, që qeveria maqedonase e konsideroi si "Shtëpia e Nënë Terezës". Objekti i vendosur në qendër të qytetit u financua nga qeveria, por sipas intelektualëve shqiptarë, në objektin që do të jetë dhe muze, fshihet origjina e saj shqiptare dhe se ajo nuk ndërtohet në vendin autentik, ku ka lindur dhe jetuar Nënë Tereza, në të cilin qeveria ka vendosur të ndërtojë një kishë ortodokse. "Me ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, pasi i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë", - theksohet në peticionin e firmosur nga intelektualët shqiptarë të kudondodhur nëpër botë. Sipas tyre, rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore kushtuar Nënë Terezës, dëshmon se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e saj, nëpërmjet maqedonizimit dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup. "Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës", - thonë intelektualët shqiptarë të Maqedonisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora