E enjte, 28.03.2024, 11:11 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Misionet e Shqipërisë dhe të Kroacisë japin në Nju-Jork pritje solemne me rastin e hyrjes në NATO

E diele, 19.04.2009, 04:43 PM


Nga Beqir Sina

Ambasadorja e SHBA-së, në OKB, Suzane Rajs: Në emër të korit diplomatik, të vendeve anëtare të Nato-s "përgëzoj Shqipërinë dhe Kroacinë, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e këtyre dy vendeve në misionet e aleancës si në Irak, Afganistan, ashtu edhe per rolin dhe lidershipin e tyre në udhëzimin e vendeve që aspirojnë në antaresimin në NATO”
 
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, demonstron zhvillimet pozitive në vend, por edhe ka krijuar më shumë stabilitet dhe siguri më të madhe në Ballkan. Kështu u shprehën folësit kryesorë, në një pritje solmne dhënë këtë fundjave për korin diplomatik - ambasadorëve të 28 vendeve anëtare të Nato-s, akredituar pranë Oraganizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me rastin e hyrjes së Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Solemnitetin e organizuan Misionet e Përhershme të Shqipërisë dhe të Kroacisë në OKB, me rastin e hyrjes së vendeve respektive në NATO. Aktiviteti u mbajt në mjedisin e lokalit Steakhouse, pronë e bashkatdhetarit tonë Bruno Selimaj. Ceremoninë e udhëhoqën Ambasadorët Adrian Neritani e H.E. Neven Jurica, ndërkohë që korin diplomatik të vendeve anëtare të Nato-s e kryesoi ambasadorja e SHBA-së në OKB, Suzane Rajs. Në pershendetjen e vet, ajo përgëzoi te dy vendet, duke vleresuar rolin dhe kontributin e tyre në misionet e aleancës si në Irak, Afganistan, ashtu edhe per rolin dhe lidershipin e tyre në udhëzimin e vendeve që aspirojnë në anëtarësimin në NATO. Në pershëndetjen e vet, ambasadori Ardian Neritani falenderoi “secilin ambasador nga shtetet anëtare të kësaj aleance të madhe, e atyre që bashkëpunuan dhe dhanë ndihmë të madhe, për të zgjeruar Aleancën VeriAtlantike - NATO-n. Ndihmuan, edhe Shqipërinë gjatë këtyre viteve në rrugën tonë drejt bashkimit me NATO-n. Dua të falenderoj posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për rolin e udhëheqes  të saj, bashkëpunimin e ngushtë dhe të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë qysh në fillim të këtij procesi", theksoi ambasadori. Më tej, gjatë fjalës së tij, ai theksoi se Shqipëria është një vend më i begatë e më i sigurtë rajon. Vendi ynë është shumë më i dobishëm për secilin vend veç e veç dhe si një pjesë e Natos, ai ka edhe përgjegjësitë e tij, theksoi ai. Kjo ishte një arritje e përbashkët, trendi i zhvillimeve pozitive në Shqipëri. Paradigmë, e krijuar aktualisht është se vendi ynë është duke demostruara dita ditës  se rruga zhvillimeve është pozitive dhe prosperitetit në një vend. Në fund ambasadori Neritani, theksoi se "kjo aleancë e madhe jo vetëm që është e bazuar në vlerat e përbashkëta që ne ndajmë së bashku, por, përmban edhe respektin, mbi detyrimet tona të përbashkëta gjithashtu. Ne kemi marrë shumë seriozisht dhe do të bëjmë pjesën tonë, për të qenë një anëtare aktive, serioze dhe përgjegjëse e NATO-s", përfundoi ai.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora