Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Ismajli: Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale

| E diele, 19.04.2009, 05:13 PM |


Nuhi Ismajli
Nuhi Ismajli
Këndvështrim

Imazhe poetike të përjetimeve kolektive e individuale

Nijazi Ramadani: “Imazhe kohe” (poezi 1978-2008), botoi: SH.B. “Rrjedha”, 2008

Nga Nuhi Ismajli

 Poet, prozator, publicist, autori i shkrimeve për teatrin e letërsinë Nijazi Ramadani (Kokaj, 1964), ndër të tjerat, gjer më tash, ka botuar edhe dy vepra poetike: "Dheshkronjë arbëri:, Jeta e re, Prishtinë, 1995 dhe: "Imazhe kohe", Rrjedha, Gjilan, 2008, vepra, të cilat të imponohen me temetikën, ndjeshmërinë dhe karakterisikat e shprehjes poetike.
Vepra "Imazhe kohe", e N. Ramadanit, përveç shënimeve për autorin dhe pasqyrën për krijimtarinë e tij, jep edhe njëzete pesë poezi (të krijuara në periudhn 1978-2008), të cilat mëtojnë të shënojnë 30-vjetorin e krijimtarisë së këtij autori dhe rrugën krijuese të të tij. Poezitë e veprës: "Imazhe kohe", sipas preokupimeve tematike autori i ka organizuar në tri cikle: Dhembje shpirti, Jetë e pëmbysur dhe Letra kohe.

Imazhet e së kaluarës

Nijazi Ramadani
Nijazi Ramadani
Në ciklin e parë të poezive(dhembje shpirti), poeti trajton fatin e të parëve të dëbuar nga trojet e tyer veri-lindore, si dhe idetë e tij të zgjuara nga ajo faqe tragjike e historisë kombëtare. Janë këto ngjarje të ndodhura kaherë, por të përjetuara thellë.
Kujtimi i së kaluarës tragjike është i rëndë, por edhe harresa e atij fati tragjik është e pamundshme dhe një e keqe tjetër; kujtesa, me gjithë dhimbjen që sjell, është një obligim, të cilën e ruan poeti.
Kujtesa e poetit nuk është vetëm një kujtesë e pashlyeshme kolektive e cila reflektet si e kaluar tragjike, por reflektohet si e kaluar tragjike, por ajo është e gjallë dhe gjallërohet gjithnjë, duke vetëdijësuar e aftësuar gjithnjë e më tepër poetin, për ta parë, për ta njohur dhe për tu marrë me të. E kaluara, sipas poetit, është koha e gjendjeve, e shfaqjeve antitetike të jetës.
Në njërën anë kemi plagët, përjetimet e kujtimet e hidhura, në anën tjetër flijimet, heroizmat dhe kujtimet krenare.
Kështu, bashkë me të kaluarën tragjike, sipas poetit, kanë lindur edhe figurat dhe idealet e mëdha, të pavdekshme, ... që shfaqën si klidhje të poetit për të njohur kuptimin e tokës së të parëve, të dëbuar nga trojet e tyre dhe klithje nga dhembja për copëzimin e tokave të arbrit.
Poeti gjakon njohjen e tragjikës së popullit të tij të dëbuar nga vatrat e veta dhe ka dhembje përderi sa nuk njihet e vërteta dhe nuk shpaguhet për fatkeqësitë e padrejtësitë e përjetuara: dredhitë, intrigat, shpifjet e vazhdueshme dhe fatkeqësitë e mëdha nuk prajnë, sipas poetit, por vazhdojnë edhe më, si veprimet në trajtat e magjive dhe shpirtra të këqij, si shqitën dot dheut të arbrit,...
Heronjtë e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me yjet dhe lufta e tyre e krahasuar me paranverën, janë ata që e mbushin poetin plot krenari, hare e entuziazëm për të ardhmen e popullit të tij.

Imazhet e vendlidnjes dhe të vendasve

Në qendër të poezive të ciklit të dytë të poezive ( Jetë e përmbysur) është vendlindja dhe vendësit, historia tragjike, por edhe heroike e tyre, dhembja dhe krenaria e poetit për ta.
Në këtë cikël poezish, një vend të rëndsishëm zë shprehja e dashurisë së madhe të poetit, ndaj njerëzve të vendlidnjes, veças ndaj heronjve të saj ("Të gjallë e të vdekur unë ju dua/ Tek jepni dritë tokës sime...", f. 25).
Mjaftë vargje në këtë cikël poeti ua kushton heronjve, të cilët i çmon për sakrificën dhe aktin e përjetësimit të tyre nëpërmjet asaj sakrifice, (Poezitë: "Do të vijë me lirinë, f. 26; "Humazh për Arbenin:,f. 27; "Portret për luftëtarin", f.30, etj.)
As në këtë cikël poezish, poeti nuk i shmanget dot kujtimit të së kaluarës së hidhur, por as qëndresës heroike të vendit të tij.
Kështu, në njërën anë kemi kujtime të rënda, të hidhura(f.23), kujtime për ekzistencën e vështirë, historinë e keqe (f.24), historinë e rëndë (f.23), historinë tragjike (f.24) tragjiken, dhembjen (f.22), apo, si thotë poeti: " Itaka ime e rrënuar/ Gjithandej vetëtimë/ shpirt shkrumbuar/.../ Itaka ime një grusht dhe" (f.23) ej... pas së cilës vjen një mallkim i poetit, për jetën, dhe kohën e robërisë (f.29), kurse, në anën tjetër, kemi kujtimin për mbijetesën e vendit nëpër situata të vështira f.22), kalimin e kohës së keqe f.23), historë e mirë të vendësve ( f.24) etj.
E parë kështu, kujtimi për historinë e vendit, në poezin e këtij poeti, është një histor kontrastesh të theksuara, e cila përfundon me pyetjen dilemë të poetit: " Itaka ime e re/ Je mallkim historie/ A zjarr që s'shuhesh je.. " ( f..24).

Imazhe natyrë dhe dashurie

Në kapitullin e tretë të veprës (Leter kohe), N.Ramadani ka botuar pak lirika, përmes së cilave ai dëshmon prirjen e tij për krijimin e poezisë së dashurisë, poezisë përshkrues dhe poezisë për fëmijë.
Lirika e motiveve të tilla, në poezinë e N. Ramadanit, shquhet për ndjeshmërinë e veçantë, frymëzimin, forcën emacionale dhe mënyrën e veçantë të shprehjes.
Në poezinë e dashurisë, N. Ramadani paraqet femrën dhe pamjen e saj: dashurinë si kuptim i jetës, mendimin për vetën, poetin dhe femrën, si y botëra të kudërta, që synojnë ta bëjnë një të vetme.
Po kështu, në një mënyrë të veçantë, karakteristike N. Ramadanit krojon edhe lirikën përshkrues. Në kuadër të një lloji të illë poetik, theksohet ndjeshmëria e thellë e poetit për natyrën dhe përjetimet që ia zgjon ajo.
Si përfundim mund të thuhet se karakteristikë e poezisë së këtij poeti është shprehja e kondensuar e esencës së ndjenjës dhe mendimit.
Forma, kompozicioni dhe vargu i poezive të tij janë karakteristike dhe në harmoni me përjetimet, botën emacionale të poetit, kurse fjalori i pasur e mjaft shprehës dhe figurat e fuqishme, të një bote karakteristike, arrinë ta shprehin botën subjektive të autorit dhe të zgjojnë mendime të thella e ndjenja të fuqishme te lexuesit.

(E martë, 17 mars 2009, Zëri, Prishtinë)