E premte, 19.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Miss Shqiptarja në Europë 2009

E shtune, 18.04.2009, 11:16 AM


Miss Shqiptarja Liridona Miftari
Miss Shqiptarja Liridona Miftari
Kurora e bukurisë iu vu Liridona Miftarit

Përcjellëse e parë u zgjodh Lejla Gucati dhe përcjellëse e dytë Anisa Kurtaj 

Në atmosferë të një programi të larmishëm me muzikë e humor, u mbajt edhe spektakli tradicional Miss Shqiptarja në Europë 2009 në diskotekën Rinora 4 në Cyrih të Zvicrës. Në radhë të ngushtë të kësaj konkurrence kishin hyrë 14 vajza shqiptare që jetojnë në vende të ndryshme të Europës, sidomos nga vendi nikoqir – Zvicra, por edhe nga Gjermania, Franca, Italia, Luksemburgu, Suedia etj. Kurora e bukurisë shqiptare në Europë sivjet iu vu zonjushës Liridona Miftari nga Lipjani, që aktualisht jeton në Zvicër, e cila ka fituar më parë edhe kurora të tjera bukurie. Juria e këtij spektakli, e përbërë nga Xheneta Racaj, Martina Ivezaj, Visar Rexhepi, Avni Qaili e Arta Prekazi, përcjellëse të parë të Miss Shqiptares në Europë zgjodhi Lejla Gucatin nga Mitrovica, që vinte nga Luksemburgu, kurse përcjellëse të dytë Anisa

Kurtaj nga Gjilani që jeton në Francë. Në pjesën tjetër të programit të parmbrëmshëm, të cilin e moderuan Veton Ibrahimi dhe Teuta Krasniqi, u paraqitën këngëtarët: Gunvor, Stine, Albatrit Muçiqi, Vanesa Krasniqi dhe Etno Engjujt. Një paraqitje të veçantë bënë aktorët e serialit “Kafeneja jonë”: Fatos Kryeziu - Kryemadhi, Teuta Krasniqi - Saranda e Donat Qosja – Naim Shaci.

Manifestime të tilla me programe të gërshetuara muzike, spektale bukurie e humori janë pothuaj e vetmja formë që mbledh të rinjtë tanë në mërgrim, duke i afruar e bashkuar me njëri-tjerin. Sh. B.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora