E enjte, 28.03.2024, 06:45 PM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Kisha katolike e Shipkovicës

E shtune, 18.04.2009, 08:15 PM


Kisha katolike e Shipkovicës

Nga Baki Ymeri

Shipkovica është një fshat i ngarkuar me një histori magjike që të bën kureshtar për të shkuarën e saj. Duke e hulumtuar botën konfesionale të të parëve tanë, konstatojmë se shqiptarët e kishin përqafuar krishtërimin që nga koha e Shën Palit. E shtrirë në pllajet e bukura të Sharrit që ndërlidhen me Kosovën dhe Shqipërinë, e banuar me rreth pesëmijë banorë në rreth 500 shtëpi, Shipkovica ka qenë përherë vatra e patriotizmit shqiptar, e konsideruar nga disa, madje, si Shqipëri e Vogël. Duke patur rrënjë të shëndetshme historike, që nga periudha trako-ilire, Shipkovica figuron përherë të parë në dokumentet osmane, në vitin 1453, kur banorët e saj ishin të përkatësisë konfesionale kristiane. Gjurmët e këtij krishterimi (sipas disave, të ritit katolik, sipas të tjerëve të atij ortodoks), kanë mbetur prezente edhe sot e kësaj dite përmes toponimeve "Te kisha", "Përroi kishës", "Marko livadhet", "Rasa e Markit" (...). Toponime të këtilla që ta përkujtojnë kishën, kemi edhe në fshatrat tjera shqiptare, si në Sellcë, Lisec, Gajre, Siniçan etj. Thonë se guri (i përmendur edhe nga hebrenjtë), është fjala më e vjetër shqipe, prezent edhe në disa toponime të kësaj zone: Gjuri Gjat, Gjuri me Dushk, Gjuri Alimalës, Gjuri Radences, etj. 
            Për Arën e Vakafit, pleqtë e këtij fshati thonin se ka qenë kishë katolike, ndërsa emrat e disa arave në Shipkovicë, sypozohet poashtu se kemi të bëjmë me banorët e dikurshëm të këtij katundi, përkatësia konfesionale e të cilëve ka qenë besimi katolik. Disa nga pleqtë e fshatit, shqiptarët katolikë i llogarisninin si “latinë”, duke shtuar se para 100 vitesh nuset paloheshin te Rasha, pa përdorimin e peçes apo të "havales", dhe pa u fshehur nga burrat siç filluan të fshihen pas përqafimit të fesë islame, fe e cila ka vlerat e saj, si çdo fe tjetër. Në fshatin Vejcë, përdoret poashtu toponimi "Mbas kishe", por thonë se atje hoxha i fshatit ua paska ndaluar shqiptarëve festimin e Ditës se Shëngjergjit. Edhe në Lisec të Tetovës përmendet toponimi "Te kisha", ndërsa te kroi i fshatit në Shipkovicë, dikurë burrat dhe gratë kanë bërë së bashku shugurime. Asokohe, rrëfejnë pleqtë e këtij katundi, morali ishte më i lartë, ngase nuk martoheshin mes veti në fshat, dhe nuk e kishin shqiptarët e atëhershëm djallëzinë që kanë sot (!).    

Ish/objekti dhe një dorëshkrim i Lulzim Danit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës
Ish/objekti dhe një dorëshkrim i Lulzim Danit ku përmendet kisha katolike e Shipkovicës
Thoma Kacori, Rexhep Zllatku e shkrimtarë tjerë shqiptarë shkruajnë mbi rrënjet e lashta të shqiptarisë, duke shtuar se si Tahiri ka qenë i biri i i Sotirit, Demiri i biri i Dhimitrit, e kështu me radhë. Shita i Hamitit nga Liseci tregonte se baba plak i tij (Bardhi), ka ruajtur derra në "ograde". Ai fliste për dy shkolla fetare te kisha (Livadhi i Madh dhe Ara e Lilës). Disa emërtime ta përkujtojnë ekzistencën e elementin sllav në këto troje: Stani i Kërstes në Lisec, Varri i Stojanit në Gajre, Draga Voda në Shipkovicë, Popa Shapka në bjeshkë. Janë fjalë sllave me prejardhje vllahe, përkatësisht emra vllehësh të sllavizuar, ngase Popa Shapka nuk ishte sllav por pjesmarrës në Revolucionin rumun të vitit 1848, i cili i la eshtrat në bjeshkët shqiptare të Sharrit kur ishte nisur rrugës për në Çamëri. Sot e kësaj dite jetojnë në Tetovë dhjetra familje “sllave” me prejardhje arumune nga Krusheva, të parët e të cilëve para 200 vitesh nuk e dinin asnjë fjalë sllavisht.
            Thonë se disa nga banorët e lashtë të Shipkovicës kanë qenë Kola, Frani, Gjoka, Bardhi, Dhimitri etj. Sipas disa pleqve, Shipkovica e lashtë ka qenë në Kuqurica (!), sipas tjerëve në Mure. Halim Fanda, sipas tyre, ishte i biri i Nezir Fandës, që jetoi 114 vjet. Një plak theksonte se maqedonasit bënë gërmime dhe gjetën hyrjen e kishës dhe varreza iliro/ shqiptare përeth përroit të Hallës, të mbuluara me pllaka të gurit. Disa prej tyre i pat marrë vërshima, të tjerat u zhdukën nga dora e njerëzve të pavetëdijshëm. Sipas Koha Ditore (24 nëntor 2007), emri shqiptar na del për herë të parë i botuar në materialet e Kuvendit të Arbënit (1703), nën drejtimin e kryepeshkopit të Tivarit, Visk Zmajeviç, të botuara më 1706 në Romë. Banorët e Shipkovicës kishën shqiptare (me kumbonare nga Roma) e kanë patur përreth përroit të fshatit (Prroj Hallës apo Prroj Kishës).
Sipas Abdylazis Islamit, banorët e këtij fshati kanë qenë ortodoksë që flisnin edhe shqip, edhe bullgarisht, njësoj slç flasin sot shqiptarët e Rekës. Vokallarët, Gjurajt dhe Fandet, janë emra që ndërlidhen me fenë e të parëve tanë. Thonë se Matjanët (Macet) vijnë nga Mati, Çadelet nga Opoja, ndërsa Mnjakët nga Kosova, përkatësisht Shqipëria. Prej atje vijnë edhe Oruçet (nga Kruja), ndërsa Hadret vijnë nga Gjakova, por kjo nuk don të thotë se nuk ka edhe banorë autoktonë. Një plak 96 vjeçar nga Veshalla, duke bërë fjalë për dy vëllezër shqiptarë në Bozofcë, theksonte se njëri prej tyre mbante emër kristian, ndërsa tjetri emër mysliman. Thonë se Sellca ka patur dy kisha, njëra katolike kurse tjetra ortodokse, kurse për sllavët që ishin në Llavcë, thonë se kanë qenë vllehë të sllavizuar, të mbrojtur nga lufëtarët e lirisë (2001).
Vllehët, së bashku me shqiptarët, kanë ndërtuar kalanë e Tetovës. Ata kanë qenë muratorë të mirë, të ardhur nga Krusheva, dhe mbas ndërtimit të kalasë kanë mbetur në Tetovë, ku janë martuar me femra bullgare dhe ortodokse shqiptare, duke krijuar kështu popullatën e sotme "sllavomaqedonase" të kësaj komune. Në kohën e Abdurahman Pashës, Shën Gjergji, Shën Muri, Kërshëndjellat apo Kërstofi, të gjitha këto ishin festa kristiane të kësaj zone. Duke shkruar për Shipkovicën na përkujtohet e shkuara jonë e pashkruar. Si i luteshin Zotit plakat e Shipkovicës në atë kohë, me rastin e festave të shenjta të Pashkëve apo Krishtlindjeve! Ja se si: Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri Yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote, si në qiell Ashtu edhe mbi dhe! Bukën tonë të përditshme, jepna neve sot, dhe fali fajet tona, siç edhe ne ua falim fajtorëve tanë, dhe mos na shtjerr në ngasje, por na shpëto nga i ligu! Në emrin e Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Amin!
Sipas historisë, dihet se në shekullin XVII-të është bërë presion i madh që shqiptarët ta pranojnë fenë islame. Megjithatë, gjurmët e lashta të shqiptarisë, kisha katolike e Shipkovicës, kishat e fshatrave të tjera, ajo e Shën Gjergjit në Rasadishtë, madje edhe kisha shqiptare e Tetovës (Shumbria dikurë, Sveta Bogorodica sot), për të cilën Kërste Samarxhia thoshte se ka qenë "Albanska crkva" (Kishë shqiptare), dëshmojnë se shqiptarët e përqafojnë fenë e Shën Palit para dymijë vitesh, pra një mijë vjet para se të përqafojnë sllavët këtë fe.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora