Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shpetim Zinxhirija: Para drejtësisë kampi i punës së luleshtrydhes, Greqi

| E shtune, 18.04.2009, 01:30 PM |


Para drejtësisë kampi i punës së luleshtrydhes, Greqi

Nga Shpetim Zinxhirija

Është këmbëngulja e medias greke që ka detyruar më në fund drejtësinë vendase që të penalizojë kampin e turpit të shfrytëzimit të emigrantëve në zonën rurale të Amaliadas. Është media greke që këtë radhë ka mbajtur një qendrim të panjanshëm por të drejtë për emigrantët, për trajtimin dhe mënyrën e indiferentizmit të politikës vendase. Më në fund drejtësia vendase ka vendosur të gjykojë si të pandehur tetëdhjetë pronarë, prodhues të luleshtydheve ( fraulave) si dhe biznesmenë të serave të prodhimit, e të paketimit. Por bashkë me pronarët do të ulen në bankë për t’u gjykuar  edhe emigrantë klandestin për hyrje të paligjshme në Greqi.

Gazeta “Eleftherotipia” vjetë kishte zbuluar kushtet në të cilën punonin dhe banonin në fushat e Manoladës emigrantët. Fotografitë e botuara në gazetë ishin të pabesueshme për opinionin vendas, që jepnin pamjen e një kampi pune të kohës së nazizmit.

Këtë radhë në zyrën e prokurorisë janë dërguar 43 fotografi turpi nga puna dhe jeta e emigrantëve për ndjekje penale, duke proçeduar për gjykim tetëdhjetë njerëz për punësimin e paligjshëm të punëtorëve të huaj. Gjithashtu kundrejt të “akuzuarve” rëndon midis të tjerave edhe mungesa e kushteve higjenike dhe shkelja e rregullave të higjenës.

Midis të akuzuarve do të jenë edhe pronarët prodhues të luleshtrydhes, të cilët kanë keqtrajtuar gazetare, aktiviste dhe doktorë që ishin në mbrojtje të emigrantëve.

Është hera e parë qe drejtësia vendase merr një vendim të tillë përball padrejtësive që u janë bërë  emigrantëve, por njëkohësisht nuk do të jetë as e para dhe e fundit që nuk do të marrë asnjë masë denimi, sepse në Greqi gjithmonë fajin e kanë të huajt...

Për ZSH: Albert Zholi