E shtune, 20.04.2024, 03:01 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

12 histori nga Këshilli i Evropës

E shtune, 18.04.2009, 09:37 AM


Janë plot 12 pika mbi të cilat Këshilli i Evropës vë theksin si problematika të ditës. Ato duhen zgjidhur bashkarisht nga shtetet përkatëse, duke përmirësuar apo edhe duke i luftuar deri në zhdukje fenomenet e patolerueshme për një shoqëri demokratike.

Romët

Në Evropë jetojnë afërsisht 10 milionë Romë. Ata janë prezentë në pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe realisht në disa shtete të Evropës Qëndrore dhe Lindore ata përfaqësojnë mbi 5% të popullatës. Megjithëse Romët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në trashëgiminë kulturore Evropiane, ata mbeten një nga grupet më të margjinalizuara në Evropë. Ata përbëjnë minoritetin më të madh në Evropë dhe shpesh janë pa nënshtetësi. Romët hasin shumë probleme të ndryshme; vështirësi në marrjen e arsimit dhe gjetjen e punëve, diskriminimin në kujdesin shëndetësor dhe strehim, intolerancë dhe dhunë.
Këshilli i Evropës beson se Romët janë qytetarë Evropianë dhe për këtë arsye qytetaria dhe të drejtat e tyre duhet të njihen.

Shfrytëzimi seksual i fëmijëve

Në demokracitë e zhvilluara perëndimore rreth një në dhjetë fëmijë apo të rinj është viktimë e disa formave të abuzimit seksual. Shfytëzimi seksual i fëmijëve është një nga format më të shëmtuara të dhunës ndaj fëmijëve dhe ka pasoja aftagjata dëmtimi për viktimat e reja. Në vitin 2007, Këshilli i Evropës miratoi Konventën për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual. Ky është instrumenti i parë i cili i përcakton format e ndryshme të abuzimit seksual të fëmijëve si vepra penale, duke përfshirë kryerjen e këtij abuzimi në shtëpi apo familje. Deri tani, 33 shtete e kanë nënshkruar konventën dhe ajo duhet të hyjë në fuqi në vitin 2009. Për më tepër, Konventa e Krimit Kibernetik e Këshillit të Evropës e parashikon pronografinë e fëmijës në internet një vepër penale dhe prezanton mjetet për policinë për të luftuar atë bashkarisht në nivel ndërkombëtar.

Ndëshkimi trupor

Në shumë vende Evropiane ndëshkimi trupor ende perceptohet si një formë e pranueshme disipline, në veçanti në ambjentin e shtëpisë. Kërkimet në Republikën Sllovake në vitin 2002 zbuluan se 98.6% e prindërve besonin se duhet të godisnin fëmijët. Këshilli i Evropës beson se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj fëmijëve. Ata nuk janë qënie të vogla me të drejta të vogla; përkundrazi, ata gëzojnë të drejtën e mbrojtjes nga të gjitha format e dhunës, përfshirë ndërshkimin trupor në të gjitha mjediset. Me qëllim për të siguruar dhe promovuar të drejtat e njeriut të fëmijëve, dhe për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës, Këshilli i Evropës ngriti një program “Të ndërtojmë një Evropë për dhe me Fëmijët”. Në vitin 2008, ai lançoi një fushatë “Ndalni dorën që godet!” që synonte heqjen e ndërshkimit trupor.

Dhuna në familje

Megjithëse burrat dhe fëmijët janë gjithashtu, ndonjëherë viktima të dhunës në familje, pjesa më e madhe e viktimave janë gra. Dhuna ndaj grave është një nga format më serioze të dhunimit me bazë gjinore të të drejtave të njeriut. Megjithë zhvillimet pozitive në drejtësi, politikat dhe praktikat, ajo ende shfaqet në çdo shtet anëtar të Këshillit të Evropës në të gjitha nivelet e shoqërisë. Studimi i Këshillit të Evropës i vitit 2006 tregon se në këto shtete një e pesta deri në një e katërta e të gjitha grave kishtë përjetuar dhunë fizike të paktën njëherë gjatë jestës së tyrë, dhe më shumë se një e dhjeta kishin vuajtur dhunë seksuale. Për më tepër, llogaritet se rreth 125 deri 15% e të gjitha grave mbi moshën 16 vjeç kanë vuajtuar nga dhuna në familje. Këshilli i Evropës ka ndërmarrë një seri iniciativash për të promovuar dhe mbrojtur gratë nga dhuna.

Personat me paaftësi

Rreth 80 milionë persona me paaftësi jetojnë sot në Evropë. Në disa prej shteteve antare, ata akoma kanë vështirësi në arritjen e disa të drejtave dhe lirive, për shembull në fusha të tilla si punësimi, arsimimi apo jeta politike. Në vitin 2006 Këshilli i Evropës miratoi një Plan Veprimi për Paaftësinë, i cili adreson pjesëmarrjen në jetën politike, publike dhe kulturore, arsimimin informacionin dhe komunikimin, punësimin, aksesueshmërinë në ndërtesa dhe transport. Interneti ofron një potencial të madh për përmirësimin e përfshirjes sociale të njerëzve me paaftësi (punë online).

Dialogu ndërkulturor

Mjedisi ynë kulturor po bëhët gjithnjë e më i shumëllojshëm duke sjellë sfida të reja sociale dhe politike. Ai shpesh çon në intolerancë, krijimin e stereotipeve, racizëm, ksenofobi, diskriminim dhe dhunë. Dialogu ndërkulturor ka një rol të rëndësishëm për parandalimin e ndasive etnike, fetare, gjuhësore dhe kulturore dhe për të na mundësuar të merremi me identitetet tona të ndryshme në mënyre konstruktive dhe demokratike. Ai shërben gjithashtu si një mjet për të luftuar intolerancën dhe për të forcuar mirekuptimin reciprok për vlerat dhe menyrat tona të të menduarit.

Medikamente të rreme

Prodhimi i medikamenteve të rreme është zhvilluar në një industri që vret qindra dhe mijëra njerëz në vit dhe mund të krahasohet me krimin e organizuar. Medikamentet e rreme prekin 10% të tregut botëror të medikamenteve dhe humbjet rezultojnë të jenë rreth 500 miliardë euro në vit. Ai mbetet një aktivitet me risk të ulët dhe me fitim të lartë sepse hetimi është i vështirë, sanksionet janë të dobëta dhe bashkëpunimi ndërshtetëror është inefikas. Këshilli i Evropës është i përfshirë në standartizimin e medikamenteve (Farmakopea Evropiane), programi i testimit Evropian për medikamentet e tregëtuara, me të cilat furnizohen farmacitë dhe spitalet, transfuzionin e gjakut dhe transplantimin e organeve.

E-Demokracia

E-Demokracia mund të përshkruhet si përdorimi i teknologjive të reja të informimit dhe komunikimit nga qeveritë, partitë politike, platformat civike, qytetare etj., me qëllim forcimin e demokracisë, institucioneve demokratike dhe procesit demokratik.
Ka një numër shtetesh ku votimi elektronik është prezantuar apo testuar, si Estonia, Hollanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra. Në Estoni në vitin 2007 rreth 10% e të gjithë Estonezëve përdorën votimin elektronik. Megjithatë, e-demokracia përfshin gjithashtu, rreziqe si ndarja dixhitale dhe e-diskriminimi.

Migrimi

Në dekadat e fundit migrimi nga kontinetet e tjera dhe ndërmjet shteteve Evropiane është rritur në mënyrë dramatike. Shumë emigrantë janë refugjatë dhe azilkërkues ndërsa disa prej tyre kanë emigruar për arsye ekonomike. Në vitin 2005 më shumë se 1.9 milionë emigrantë të rinj hynë në shtetet Evropiane. Këshilli i Evropës po punon prej disa vitesh për të përcaktuar një politikë të përbashkët në përgjigje të sfidave të krijuara nga migrimi. Ai ka forcuar bashkëpunimin midis vendeve pritëse, tranzite dhe atyre të origjinës. Ai i ka bërë thirrje shteteve anëtare të miratojnë masa konkrete për të përmirësuar integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre dhe për të luftuar racizmin, ksenofobinë dhe dhunën ndaj emigrantëve.

Qeverisja me anë të internetit

Interneti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëritë në mbarë botën. Sipas ComScore Netuorks, në vitin 1999 kishte 300 milionë përdorues të internetit. Ky numër u dyfishua me 747 milionë në vitin 2007. Këshilli i Evropës përpiqet për një qeverisje me anë të internetit, e cila udhëhoqet nga vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor. Ai punon të minimizojë rreziqet e keqpërdorimit të internetit por edhe të maksimizojë potencialin e internetit për të përmirësuar cilësinë e jetës, përfshirë këtu përsonat me paaftësi. Këshilli i Evropës kontribuon për shërbime inerneti të aksesueshme, të përballueshme, të sigurta, të besuara, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Ai mbron lirinë e shprehjes dhe qarkullimin e lirë të informacionit në Internet, duke i balancuar ato aty ku është e nevojshme, me të tjera të drejta dhe interesa legjitime.

Dënimi me vdekje

Evropa është sot i vetmi rajon në botë ku dënimi me vdekje nuk aplikohet më. Të gjithë 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ose kanë hequr dënimin kapital ose kanë instituuar një moratorium mbi ekzekutimet. Këshilli i Evropës ka luajtur një rol kryesor në luftën për heqjen e dënimit me vdekje, duke besuar se dënimi me vdekje nuk ka vend në shoqëritë demokratike. Kjo vendosmëri për çrrënjosjen e dënimit me vdekje u reflektua në Protokollin No.6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo vijoi si një iniciativë e Asamblesë Parlamentare për heqjen e dënimit me vdekje në kohë paqeje dhe u miratua në Prill të vitit 1983. Këshilli e ka bërë heqjen e dënimit me vdekje një parakusht për anëtarësim. Si rezultat, nuk ka ndodhur asnjë ekzekutim në territorin e shteteve anëtare të organizatës që nga viti 1997.

Tortura

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), është i vetmi institucion mbarë Evropian, i cili mund të inspektojë në çdo kohë çdo vend ku kryhet dënimi në një shtet anëtar të Këshillit të Evropës (duke përfshirë burgjet, stacionet e policisë, institucionet psikiatrike dhe vendet e dënimit të imigrantëve). Si rezultat i inspektimeve të saj, hartohen dhe i dërgohen raporte qeverive përkatëse, të cilat në shumicë e rasteve lejojnë publikimin e tyre. Tortura dhe trajtimi apo dënimi çnjerëzor dhe degradues vijojnë të jenë probleme të Evropës së sotme, dhe nuk kufizohen me ndonje shtet apo rajon. CPT-ja ka bërë një numër të madh rekomandimesh të detajuara për përmirësimin e kushteve të të dënuarve, shumë prej të cilave janë zbatuar nga qeveritë e shteteve përkatës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora