E enjte, 02.12.2021, 10:32 AM (GMT)

Kulturë

Edmond Shallvari: Ajo Pashkë...‏

E premte, 17.04.2009, 06:05 PM


Edmond Shallvari
Edmond Shallvari
Edmond Shallvari

Ajo Pashkë...‏

Shkëputur nga libri, "E megjithatë...jetojmë!"  

24.4.1997

Gëzuar Pashkën Mira ime!

Gëzuar Pashkën Piro e Jorgo!

Gëzuar Pashkën nënë Areti e gjyshi Niko, bashkë me Neljanin e Nikolinin!

Gëzuar Pashkën Irena e Llaqo, me çunat Vasjan e Joan e gjyshin Vasil e nënë Ditkën!

Gëzuar Pashkën shoqëria ime e paharruar......

Gëzuar Pashkën të afërm që jeni aq shumë, sa e kam vështirë t’ju përmend të gjithëve!

Gëzuar Pashkën dhe ti shoku, miku e ortaku im Xhevo(Stavri)!

E di që urimi nuk do bëhet nga ju në tempullin e besimit, se krismat e armëve e kanë prishur qetësinë e harmoninë mes njerëzve. Por Krishti u ngjall e bashkë me të ngjallet dhe shpresa jonë. Duhet provuar vuajtja e mundimi për të ndjerë më pas gëzimin e fitores. Unë besoj se Zoti s’do zgjatë shumë mundimin tonë, por do afrojë sa më parë bashkimin e gëzimin. Vetëm Zoti e di sa i brengosur jam dhe sa i lutem për t’ju patur pranë. Këtë letër të shkurtër po e shkruaj me dorë të lodhur, se sot pata punë me një usta elektriku që po instalon linja alarmi dhe telekamere në Muzeun e Mondas. Më ka marrë ndihmës dhe sot mirë dola. Më la dhe vetë të shpoja me trapan e të instaloja linjën e kjo më dha kënaqësi. Më pas më solli me veturën e tij në shtëpi e më tha dhe për nesër. Pra, e dashur Mira, dalin variante........Po ashtu shpresa ka të fillojë fabrika e plastikeve dhe aty del jo keq.......Ju puth Edi

26.4.1997

Sot në mes të natës e pas orës 12, jam më shumë se çdo herë tjetër aty mes jush, duke përpjekur vezën e kuqe. Dhe dijeni se kjo natë kur do thuhet, ”Krishti u ngjall!”, do jetë për ne nata që do sjellë ditë të bardha. Ju ndofta mund t’ju ketë zënë gjumi e unë do lutem të keni pranë engjëjt që t’ju bëjnë të harroni hallet e streset e mënxyrrës që ka pllakosur gjithë vendin. Sot burri e babi juaj punoi 4 orë e kështu bashkë me dy ditët e tjera u plotësuan tre ditë punë. Ustai më dha 15mijë dhrahmi e kjo më gëzoi. Më tha se më do dhe të martë e të mërkurë e kështu për 5 mijë do mbushet 100 mijshi i parë. Pra si fillim jo keq...........Po ndahem se s’më le rehat Koçoja. ”S’u ngope me letra”-më thotë......Ju puth Edi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora